3 Shtator 2022, 13:49
Nga e.k
29-vjeçari i arrestuar
ELBASAN- Një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P ka rënë në prangat e Policisë. I riu fillimisht nuk i është bindur patrullës për të ndaluar, ka rritur shpejtësinë e makinës dhe ka tentuar të largohet pasi me vete kishte 5 emigrantë të cilëve iu kishte premtuar kalim të sigurtë në vendet e BE.
I riu rezulton një person me precedentë penal pasi ishte dënuar dhe më parë në Angli për disa vepra penale. Ai tashmë do të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri.
Mbi të do të rëndojë edhe akuza e mosbindjes ndaj urdhërit të Policisë ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last time”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", në DVP Elbasan. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari, përsëritës i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. 29-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë, në Angli, për disa vepra penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara se një person me rrezikshmëri shoqërore po transportonte emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last time”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë. Në aksin rrugor Elbasan - Peqin, shërbimet e Policisë i kanë bërë shënjë ndalimi automjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin E. P., i cili nuk e ka ndaluar automjetin, por ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe për pasojë ka dalë nga rruga kryesore. Pas ndekjes nga Policia, ky shtetas është ndaluar së bashku me automjetin që drejtonte, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
policia e elbasanit
Aktualitet
3 Shtator 2022, 13:45
k.m.
GJIROKASTËR- 57-vjeçari Thoma Konomi ka ndërruar jetë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjir...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 12:38
k.m.
Foto ilustruese
BULQIZË- Një 54-vjeçar është paraqitur në spitalin e Bulqizës në gjendje të rëndë....
Aktualitet
3 Shtator 2022, 12:33
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Ajo që e tradhtoi 53-vjeçarin shqiptar ishte nervozizmi i tepërt gjatë një kontrolli rutinë nga...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 12:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje makine. Siç bëjnë...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 12:04
k.m.
Pamje nga vendi ku u gjet i vrarë Nexhat Rama
BRESCIA- Davide Cristiano Mossali, i dyshuari kryesor i vrasjes së Nexhat Ramës nga Kosova, ka...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 11:46
k.m.
Shefi i kuzhinës
KAVAJË- Shefi i kuzhinës së "Prestige Resort" ka treguar detaje lidhur me politikanët që vizitonin resortin ...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 11:44
e.k
Biçikletat e vjedhura
TIRANË- Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet E.K ka rënë në prangat e Policisë pasi ...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 11:03
k.m.
Foto ilustruese
Ngacmimi seksual në Shqipëri është një nga veprat më pak të denoncuara. Por jo për një amerika...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 10:51
e.k
Foto ilustruese
POGRADEC- Një 51-vjeçari i janë vënë prangat nga policia e Pogradecit, pasi akuzohet për vjedhje dhe kanosj...
Aktualitet
3 Shtator 2022, 10:32
k.m.
Ismet Çekorja
SHKODËR- Vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes së Ismet Çekorjes në lagjen Kir...