Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Vdekja e 57-vjeçarit që tentoi të kalonte kufirin në Gjirokastër, bashkëfshatarët letër Çuçit: U dhunua nga Policia
Në 20 gusht, Konomi u arrestua nga Policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në Kakavijë ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”.
3 Shtator 2022, 13:45Nga k.m.
All - Paragraf - 1
GJIROKASTËR- 57-vjeçari Thoma Konomi ka ndërruar jetë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjirokastër. Por shkaku i vdekjes vijon të mbetet mister.
Në 20 gusht, Konomi u arrestua nga Policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në Kakavijë ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”. Pasi u ndalua, ai u mbaj për 2 ditë në paraburgimin e Gjirokastrës, ku mendohet se është dhunuar nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
Duke qenë se kanë dyshime lidhur me fatin e Konimit, bashkëfshatërve të tij i kanë dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe strukturave. Kështu që Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet lidhur me rastin. Ndërkohë që trupi i pajetë i tij ndodhet ende në morg ndërsa familjarët ende nuk e kanë tërhequr.