LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Nuk ishim terroristë...’/ Protestuesi i arrestuar: Lepuri ka hyrë në barkun e tyre, fundi po vjen

Në protestën e sotme ai ka deklaruar se mes tyre kishte qytetarë të zakonshëm, mësues, sportistë dhe familjarë, e jo "terroristë" apo "banda kriminale".

5 Korrik 2026, 22:22 Nga I.A

‘Nuk ishim terroristë...’/ Protestuesi i arrestuar: Lepuri ka

TIRANË- Një prej folësve në protestën e 36-të qytetare para Kryeministrisë hodhi poshtë etiketimet ndaj të arrestuarve. Në protestën e sotme ai ka deklaruar se mes tyre kishte qytetarë të zakonshëm, mësues, sportistë dhe familjarë, e jo "terroristë" apo "banda kriminale".

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos heshtin dhe t'i bashkohen protestës, ndërsa akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave kushtetuese dhe e mbylli fjalën me thirrjen drejtuar kryeministrit: "Rama, jep dorëheqjen!"

"I kanë bërë llogaritë gabim. Gjatë këtyre ditëve paqësore janë  shkelur të drejtat kushtetuese. Nga e gjithë Shqipëria e cila çdo ditë shtypet e shtypet. Atë ditë që kishin atë logun tonë, të izoluar me xham, që prisnin të akuzoheshin për vepra penale të pakryera por të sajuara politikisht. Kishim mësues, kishim babë e bir me profesion të nderuar dhe të ndershëm. Kishim sportistë të njohur. Kishim Altinin që e ka djalin sëmurë. Kishim Aristotelin që kalon fijen dhe vjen çdo ditë proteston. Kishin qytetarë të thjeshtë me integritet që besojnë në ideale, besojnë në vlera. Kishim këto, por nuk kishim terroristë, nuk kishim as banda dhe nuk kishim as organizata kriminale sikur na i bëri propaganda, rrjetet sociale. Nuk kishim as mbeturinat, as qelbësirat, as qentë sikur ky kryeministër na i bëri. Këta palaço deputetë dhe këta ministra që sulmojnë qytetarët e thjeshtë që kanë dalë me fëmijët e tyre për të protestuar. E dhimbshme, e shëmtuar, është revoltuese! U bë kaq ditë që vijmë këtu në protestë, me qindra ditë. Deri dje kam zgjedhur të jem pjesë e protestës, por jo protagonist. Sepse e dija që të tjerë që kanë më shumë se unë për të folur dhe duhen dëgjuar.

Duhen dëgjuar pasi kjo qeveri është e shurdhër. Kjo qeveri ka zgjedhur t'i fyejë qytetarët e vet, t'i bullizojë, t'i trajtojë me arrogancë, t'i vjedhë, t'i dhunojë, t'i arrestojë, t'i vrasë, t'i plaçkisë! Duhen dëgjuar, pasi kjo qeveri e ka humbur arsyen. Na shohin si armiq, na etiketojnë si të dhunshëm, por ne jemi protestuesit më paqësorë. Ne jemi zemra më e pastër e kësaj Shqipërie. Ne nuk heshtim, ne kërkojmë të drejtën tonë për të protestuar për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të barabartë, ku ne të gjejmë se sundimi i ligjit vlen për të gjithë shqiptarët. Faleminderit besimit tuaj! Mirënjohje pafund për të gjithë protestuesit e ndershëm, paqësorë që nuk heshtin, por kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar. I ftoj të gjithë qytetarët e ndershëm që besojnë në vlera për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri e cila u jep të drejta të gjithë shqiptarëve, t'i bashkohen historisë. Mos të rrinë të bëhen spektatorë. Ky moment është vendimtar. Ne jemi pjesë e historisë. A e kuptoni sa e rëndësishme është ky moment? Më është dashur dhe mua t'ju tregoj, t'ju them... Dilni mos kini frikë! A e kuptoni se e kemi mbytur frikën? A e kuptoni se lepuri ka hyrë në barkun e tyre? Fundi iu ka ardhur, fundi po vjen! Bashkohuni me të drejtën, mos rrini, mos heshtni dhe mos u ankoni nesër për padrejtësitë që ju bëhen çdo ditë. Ejani sot dhe ta mbyllim këtë me diçka shumë të rëndësishme. Tani nuk ka më 'lironi çunat'. Tani kemi kohë plot të themi: Rama jep dorëheqjen," tha ai./Dosja.al

protestuesi

Sondazh

Poll

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi