Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen! Nuk janë për ne, por për xhepin e tyr...
Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen! Nuk janë për ne, por për xhepin e tyr...
Fiket zjarri në Shijak, qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit 6 Korrik, 18:21 P...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
• Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 37-të të revoltës së tyre. • Pas organizimit, ata do të nisen drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar se në dosjen “Albanian Files”, përmblidhet i gjithë krimi i Edi Ramës dhe të gjitha ligjet antishqiptare. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Tepelena i bëri thirrje SPAK ta bëj publike atë dosje.
Aktivisti u bëri thirrje socialistëv të japin dorëheqjen, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut dhe të dalin të pavarur. Gjithashtu ai bëri thirrje që ata të largohen nga ajo parti nëse duan të tregojnë përgjegjshmëri në këtë moment historik.
Sipas tij, tani është momenti të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë të Edi Ramës, të djegin mandatet dhe të largohen.
Aktivisti Andi Tepelena: I bëj thirrje SPAK-ut, kemi dorëzuar dosjen “Albanian Files”, aty përmblidhet i gjithë krimi i Edi Ramës, të gjitha ligjet antishqiptare dhe gjithçka që ka nxjerrë në dëm të Shqipërisë. SPAK, vepro! SPAK, çfarë bëni me ato 3 mijë dosje? Çfarë bëni me Belinda Ballukun? Bëjeni publike atë dosje. Bëjeni transparente për shqiptarët.
Parlamenti i krimit është momenti që Parlamenti shqiptar të zhbëjë ato dy komisione: Komisionin Zgjedhor dhe Komisionin e Reformës Territoriale. Ato janë komisione të pengmarrjes së demokracisë, zhbëjini ato komisione. Sa herë jeni mbledhur, keni bërë vetëm pazare në kurriz të demokracisë. Keni bërë Kodin Zgjedhor siç keni dashur, keni bërë pazare për interesat tuaja dhe jo për interesin publik. Hiqini, zhbëjini komisionet.
Është momenti që deputetët e Partisë Socialiste t’i thërrasin mendjes. Është momenti të japin dorëheqjen, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut dhe të dalin të pavarur, të largohen nga ajo parti nëse duan të tregojnë përgjegjshmëri në këtë moment historik. Është momenti të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë të Edi Ramës, të digjin mandatet dhe të largohen.
Është momenti që e gjithë opozita ta zhbëjë atë parlament, është i delegjitimuar. Nuk ka më vlerë, nuk përfaqëson më qytetarët shqiptarë. Një Shqipëri e re po vjen./Dosja.al
TIRANË- Një qytetare i ka bërë thirrje protestuesve ta ruajnë të paqtë protestën dhe jo të dhunshme. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se dhuna i intereson Ramës dhe Berishës.
Sipas saj, nëse rrëshqet në dhunë dështon misioni historik i kësaj proteste dhe largimi i establishmentit fundi i tranzicionit. Ajo argumentoi se rrëzimi i Ramës është detyrë e protestës, jo e institucioneve. Në fund, ajo tha se ringritja e Shqipërisë është Shqipëria e re.
Protestuesja: Ta ruajmë të paqtë protestën jo të dhunshme. Dhuna i intereson Ramës dhe Berishës. Nëse rrëshqasim në dhunë dështon misioni historik i kësaj proteste, largimi i establishmentit fundi i tranzicionit. Ky tranzicion është diktaturë oligarkike, e ngritur në nivelin e mafies ndërkombëtare dhe koka e mafies është qeveria. Një nga pasuritë që solli kjo protestë është aplikimi i demokracisë pjesëmarrëse drejtpërdrejtë nga ne populli.
Rrëzimi i Ramës është detyrë e protestës. Jo e institucioneve. Pasi protesta të realizojë rrëzimin e Ramës atëherë të ngrihen institucionet. Kjo është vlera që solli protesta, demokracinë e drejtpërdrejtë. Një nga vlerat e protestës është legjitimi i aktivistëve. Aktivistët na përfaqësojnë. E tëra përmbajtje. Diktaturat nuk përhapen në thellësi kanë vetëm sipërfaqe. Thellësinë e kemi ne populli. Ringritja e Shqipërisë është Shqipëria e re. Fjala më e bukur e kësaj epoke, është normaliteti. Normalitet nuk duam asgjë, normalitet./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 37-të të protestave kundër qeverisë, fokusi i fjalës së një protestuesi në podium është përqendruar te mesazhi i fundit i diplomatit të lartë gjerman, duke e vlerësuar atë si një "vulë" të legjitimitetit të revoltës qytetare që po zhvillohet prej më shumë se një muaji.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi theksoi se bota demokratike po e vëzhgon me vëmendje dhe po e mbështet këtë tubim si një kërkesë të drejtë për liri dhe drejtësi.
Sipas protestuesit, ky qëndrim nga përfaqësuesi i lartë gjerman konfirmon se kauza e tyre është në linjë me parimet e Bashkimit Evropian, duke u dhënë një shtysë morale qëndresës së qytetarëve.
“Sot kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë. Ai i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane. Citoj si më poshtë: ‘Duhet të vlerësojmë ata që zbatojnë vlerat e BE-së në përditshmëri, ata që qëndrojnë për mbrojtjen e ligjit, natyrës etj. Çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje med vlerat e BE-së është i mikpritur. Protestat e dhunshme nuk janë pjesë e BE-së’,” u shpreh folësi nga podiumi./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e 37-të ka deklaruar se protestuesit kanë një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se një kongresmen amerikan ka hapur hetimin për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën për lidhjet e tij me drogën.
Sipas tij, sot kryeministri Rama është i diskredituar në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës demokratike. Ai e cilësoi atë një 'kufomë politike', ndërsa shtoi se pas një muaji ai do jetë një hiç politik dhe një asgjë. Qytetari e përfundoi fjalën e tij duke thënë se fundi i klikës së Edi Ramës është i pashmangshëm.
“Sot kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë. Ai i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane. Citoj si më poshtë: ‘Duhet të vlerësojmë ata që zbatojnë vlerat e BE-së në përditshmëri, ata që qëndrojnë për mbrojtjen e ligjit, natyrës etj. Çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje med vlerat e BE-së është i mikpritur. Protestat e dhunshme nuk janë pjesë e BE-së.
Një kongresmen amerikan ka hapur hetimin për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën për lidhjet e tij me drogën. Para një muaji ky ishte një mbret i plotfuqishëm, sot pas një muaji Rama është i diskredituar në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës demokratike. Sot ai është një kufomë politike, pas një muaji do jetë një hiç politik dhe një asgjë.
Ta vazhdojmë kështu miq! Ai hedh miliona euro për propagandë, ne me një mikrofon e kemi kthyer në mbetje politike. Fundi i klikës së Edi Ramës është i pashmangshëm! Do ta largojmë një herë e mirë atë dhe do ta hedhim në koshin e historisë!” përfundoi deklaratën e tij protestuesi./Dosja.al

TIRANË- Edhe sot, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor për të protestuar kundër qeverisë Rama, duke shënuar ditën e 37-të të tubimeve të vazhdueshme.
Me anë të pankartave me mesazhe ironizuese pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes në vend.
"Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia", shkruan njëra nga ato, e cila nënvizon besimin e protestuesve se sundimi i ligjit dhe transparenca nga ana e qeverisë janë parakushte thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Njëra prej tyre lexon, "BABËZIA TË VERBON. TAHMAJA TË RRËZON.", pankartë e cila akuzon qeverinë për korrupsion dhe babëzi, duke paralajmëruar se kjo sjellje do të çojë në rënien e saj./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se 36 vite tranzicion, protestuesit i kanëhedhur poshtë në 36 ditë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se ata nuk do ta lënë kurrë bosh sheshin.
Aktivisti shtoi se pushimet këtë vit janë të rezervuara në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo duke shtuar se arma e protestuesve është rezistenca. Ai tha se kjo rezistencë i tregoi shqiptarëve se ky popull e ka seriozisht.
Edison Lika: 36 vite tranzicion i kemi hedhur poshtë në 36 ditë. Ju bëtë në 36 ditë atë që nuk ishte bërë në 36 vite. Ju jeni krenaria e këtij vendi. Nuk do e lini kurrë këtë shesh bosh. Rama jepe dorëheqjen.Duket sikur pas 36 ditësh, e kemi harruar atë që na ka mbledhur Rama në burg, Berisha në burg. Duket se shqiptarët sivjet nuk do bëjnë pushime. Pushimet janë të rezervuara në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Shpresa e tyre është të largohemi. Arma jonë është rezistenca. U themi atyre që hapën tv me shpresën se nuk do jemi këtu. Ne jemi këtu më të fortë se kurrë. Po do jemi këtu çdo ditë derisa ky kryeministër të largohet.
Si thanë do fillojë botërori dhe do largohen. Botërori po mbaron dhe ne do jemi këtu. Sepse Shqipëria e re dhe fundi i këtij regjimi, nuk arrihet me 37 ditë, do jemi këtu derisa ajo të arrihet. Kjo rezistencë i tregoi shqiptarëve se ky popull e ka seriozisht. Më pas iu ka treguar qytetarëve se këta protestues e kanë seriozisht. E në fund fare u treguan ndërkombëtarëve se këta protestues e kanë seriozisht. E çdo ditë që kalon nga një aleat do shtohet. Na shtohen ne dhe ia pakëson atij./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. “Ju erdhi fundi” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Duke përshkuar bulevardin kryesor, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

TIRANË- Mes qindra qytetarëve që kanë mbushur sheshin, një i ri, i cili po përballet me vështirësi të mëdha , ka ndarë një mesazh të fuqishëm për shpopullimin dhe mungesën e perspektivës në vend.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se, moshatarët e tij po largohen sepse nuk kanë mundësi për një jetë dinjitoze.
Ai theksoi problematikat që lidhen me mungesën e institucioneve funksionale dhe mosdëgjimin e të rinjve nga ana e tyre.
“Moshatarët e mi largohen nga Shqipëria. Nuk duan të rrinë sepse nuk kanë asnjë mundësi për një jetë dinjitoze. Dhe kjo është një nga gjërat që mua si i ri më prek. Mungesa e institucioneve dhe mosdëgjimi i të rinjve”, u shpreh një i ri./Dosja.al
TIRANË- Një qytetare e pranishme në protestë ka deklaruar se onkologjiku është një ndër arsyet kryesore për të protestuar. Gjatë një prononcimi për mediat ajo tha se qytetarëve u janë mohuar të drejtat.
Ajo u bëri thirrje pensionistëve të protestojnë, pasi ka pafund arsye për të protestuar.
“Unë jam me kancer. U shkatërruar Shqipëria. Protestojmë për të drejtat tona të mohuar. Para votimeve, ky thotë më ka dhënë votat, i kanë vjedhur. Jo t’i blesh edhe të krenohesh. Të krenohesh me të vjedhurat, është turp. Çohuni të gjithë, edhe pensionistë….U jep vetëm lëmoshë.
Ka pafund arsye për të protestuar. Të gjitha arsyet janë treguar. Ajo video për kushte skandaloze që janë në spitalin Onkologjik, janë gjithashtu arsye”, tha një tjetër protestuese./Dosja.al
TIRANË- Një qytetari ka deklaruar ditën e sotme se kjo është protesta më paqësore e historisë së këtij vendi. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se qytetarët po protestojnë për të drejtat që u janë mohuar.
Më tej ai shtoi se policia duhet të ketë kujdes, pasi në protestë ka gra, fëmijë dhe gra shtatzëna. Sipas tij, një veprim i tyre mund të ndezë shkrepësen.
“Unë jam agjent i Iranit, i rusit… ku ka shqiptar që nuk ja kanë bërë borxh këta?! Jam xhaxhai i një polici që ishte për 30 vite polic i shtetit dhe jo i partisë. Kam një mesazh për Policinë e Shtetit: Ju e dini që kjo është protesta më paqësore e historisë së këtij vendi. Këtu ka gra, gra shtatzëna.
Një veprim i juaj mund të ndezë shkrepësen, dhe besoj se as ju nuk jeni dakord që ta ndizni këtë shkrepëse. Ne nuk jemi mbeturina, ne jemi qytetarë dhe protestojmë për të drejtat tona që na kanë mohuar,” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protestat kundër kryeministrit Edi Rama po vijojnë pa ndërprerje, duke shënuar këtë të hënë ditën e 37-të të tubimeve të vazhdueshme.
Një prej protestuesve të pranishëm në tubim ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë, duke u shprehur se largimi i kryeministrit është një domosdoshmëri për shkak të korrupsionit të lartë. Ai theksoi se, qeveria po i gënjen pensionistët me 500 lekë dhe kjo është një ndër arsyet e dorëheqjes së tij.
“Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri. Korrupsioni nuk ka të ndaluar. Ne nuk kemi asgjë. Kjo qeveri ka bërë vetëm korrupsion. Pensionistët, i gënjen me 5 mijë lekë. Duhet ta rrëzojmë patjetër. Edi Rama duhet të dorëhiqet. Që të gjithë në PS janë për burg. Nuk janë për ne, por për xhepin e tyre”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 37-të të protestës së tyre. Pas grumbullimit të tyre, ata pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Ata kanë deklaruar se do vijojnë revoltën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në krye të listës, qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë, protesta e 37-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pritet që ata të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al