Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Ju erdhi fundi”/ Mbahet sot protesta e 37-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen! 6 Kor...
“Ju erdhi fundi”/ Mbahet sot protesta e 37-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen! 6 Kor...
Fiket zjarri në Shijak, qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit 6 Korrik, 18:21 P...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Blutë sqarojnë se Nikola Jaso kishte ndzur zjarr në tokën e të atit për të djegur disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke përfshirë edhe disa fshatra përreth.
FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë. Blutë sqarojnë se Nikola Jaso kishte ndzur zjarr në tokën e të atit për të djegur disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke përfshirë edhe disa fshatra përreth. Vatra e zjarrit nisi fillimisht pranë zonës së quajtur ‘Azotiku’ e më pas u përhap në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.
Sipas policisë, zjarri përshkoi rreth 100–110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ku u evakuuan edhe 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga përhapja e flakëve. Për shuarjen e flakëve, u angazhuan zjarrfikëse të Fierit, Rroskovecit, Patosit, Albpetrolit, ndërkohë që pas daljes jashtë kontrollit të flakëve që u përhapen në një perimetër të gjerë u angazhuan dhe dy helikopterw ujëhedhës.
Njoftimi i Policisë:
Ndezi zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, në fshatin Drizë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në territorin e disa fshatrave, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies. Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në fshatin Drizë, Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin N. J., 20 vjeç, banues në Drizë.
Ky shtetas dyshohet se, më datë 05.07.2026, në tokën në pronësi të babait të tij, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe në fshatin Drizë dhe në fshatrat përreth, ku u shkaktuan dëme materiale.
Shërbimet e Policisë evakuuan 12 familje, banesat e të cilave u rrezikuan nga përhapja e flakëve. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, shërbimeve zjarrfikëse, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, u bë e mundur shuarja e flakëve, pa pasoja për jetën e qytetarëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm./Dosja.al
foto ilustruese Pas një ngadalësimi në prilll dhe në maj, të ndikuara nga situata e krijuar nga lufta në Lind...
protesta TIRANË- Al Jazeera i ka bërë jehonë protestave në Shqipëri, të cilat po mbahen prej rreth dy muajsh. Në ar...
foto ilustruese Drafti për taksimin e pasurive të paluajtshme, parashikon një lehtësi fiskale për banesën e parë të...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) ndër vendet kryesore...
foto ilustruese TIRANË- Dita e hënë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme të motit. Në disa qarqe prit...
Foto Ilustruese TIRANË- Pas aksidentit tragjik të autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën Durr&e...
Emigrantja TIRANË- Një prej folëseve në protestën e 36-të qytetare kundër qeverisë, të zhvilluar para Kryemini...
TIRANË- Një prej folësve në protestën e 36-të qytetare para Kryeministrisë hodhi poshtë etiketimet ndaj të arrest...
Pankarta TIRANË- Protesta e 36-të ashtu si dhe protestat e tjera ka patur pankartat e saj, ku qytetarët me mënyrë kreative kan&eum...
Protesta TIRANË- Pas rreth dy orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së 36-të...