LIVE UPDATES
Aktualitet

Makinat “çanë” bllokadën e luftës në qershor, regjistrohen rreth 10 mijë mjete, 42% nga Azia

Për të gjithë 6 mujorin, janë regjistruar për herë të parë gati 49 mijë mjete, më rritje prej 3% në krahasim me janar-qershor 2025. Ky është niveli i dytë më i lartë, pas 6 mujorit 2024, që mban rekordin historik me 50.3 mijë mjete. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në fund të qershorit, në vend qarkullonin gati 1.1 milionë automjete.

6 Korrik 2026, 09:03 Nga E. D

 

Makinat “çanë” bllokadën e luftës në
foto ilustruese

 

Pas një ngadalësimi në prilll dhe në maj, të ndikuara nga situata e krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, regjistrimet për herë të parë të automjeteve në vend janë rritur sërish në qershor.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPTSHRR) bënë të ditur se në qershor u regjistruan për herë të parë 9,915 euromjete të reja, që është niveli më i lartë për këtë vit, duke iu afruar kufirit të 10 mijë automjeteve.

Për të gjithë 6 mujorin, janë regjistruar për herë të parë gati 49 mijë mjete, më rritje prej 3% në krahasim me janar-qershor 2025. Ky është niveli i dytë më i lartë, pas 6 mujorit 2024, që mban rekordin historik me 50.3 mijë mjete. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në fund të qershorit, në vend qarkullonin gati 1.1 milionë automjete.

Koreja e Jugut dhe Kina kryesojnë

Koreja e Jugut është prej të paktën tre vitesh tregu kryesor ku shqiptarët po blejnë automjetetet. Për 6 mujorin e parë të vitit, 25% e mjeteve të regjistruara për herë të parë, ose 12.3 mijë e kishin origjinën nga Koreja e Jugut.

Arsyeja lidhet me çmimet më të lira të mjeteve në shtetin e largët, që vitet e fundit është bërë një nga eksportuesit më të mëdhenj të makinave të përdorura, pasi çdo vit prodhon mbi 4 milionë automjete, ndërsa miliona makina të përdorura dalin në treg si rezultat i zëvendësimit të shpeshtë me modele të reja. Falë mirëmbajtjes së mirë, kontrolleve teknike dhe rrjetit efikas të porteve, këto automjete eksportohen në dhjetëra vende të botës.

Edhe Kina po rezulton një destinacion i rëndësishëm, i ndikuar kryesisht nga interesi në rritje për makinat elektrike. Për periudhën janar-qershor, 17% e mjeteve ose rreth 8.2 mijë ishin nga Kina. Më pas vijojnë tregjet tradicionale si Gjermania (5837), apo Italia (5650).

Për të gjithë 6 mujorin, rreth 20 mijë automjete të regjistruara për herë të parë, ose 42% e totalit erdhën nga Koreja e Jugut dhe nga Kina.

Bie interesi për makinat elektrike

Pavarësisht rritjes së regjistrimeve të reja në qershor, numri i makinave elektrike që hynë për herë të parë në qarkullim ishte më i ulëti i këtij viti, me vetëm 775 të tilla, kur në mars ishte arritur rekordi me gati 1300.

Gjithsesi për 6 mujorin, numri i mjeteve elektrike të regjistruara për herë të parë ishte rreth 5700, ose 3.4 herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke përbërë 11.7% të totalit të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në vend.

Volkswagen dhe Benz vijojnë të jenë mjetet më të preferuara, BYD ngjitet në vend të katërt

Në 6 muajt e parë të vitit, gati 8 mijë autovetura që hynë në qarkullim ishin të markës Volkswagen, që prej disa vitesh i ka marrë fronin benz mercedes. Ky i fundit është në vend të dytë me rreth 7 mijë mjete, i ndjekur nga Audi me gati 4.8 mijë.

Marka kineze BYD, e cila është bërë e preferuar së fundmi për shkak të kursimit si mjet elektrike, me origjinë nga Kina është ngjitur me shpejtësi, duke u renditur në vend të katërt për 6 mujorin, me gati 3.9 mijë mjete të regjistruara./MONITOR

Sondazh

Poll

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi