LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para kryeministrisë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 

• Qytetarë të shumtë janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në Tiranë, në ditën e 36-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestues nga kryeqyteti dhe qytete të ndryshme të vendit i janë bashkuar tubimit, ndërsa organizatorët e kanë cilësuar këtë si një nga marshimet më të rëndësishme të deritanishme. • Grumbullimi nisi në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit u mblodhën me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë .• Pas tubimit fillestar, protesta u shndërrua në marshim drejt godinës së Kryeministrisë, nën masa të shtuara sigurie. • Paralelisht me protestën e mbrëmjes, gjatë paradites u zhvillua një tubim edhe pranë Gjykatës Penale të Tiranës. Mbështetësit kërkuan lirimin e 21 protestuesve të arrestuar pas ngjarjeve të 2 korrikut para Parlamentit, duke i cilësuar arrestimet si të padrejta. • Protestuesit vijojnë të përsërisin kërkesën e tyre kryesore, që sipas organizatorëve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i qeverisë. padrejta. • Ata deklarojnë se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

13 artikuj për këtë temë.

21 ORE ME PARE

"SPAK arrestoni tradhtarët"/ Pankartat e protestës së 36-të kundër Ramës (FOTO)

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Pankarta

TIRANË- Protesta e 36-të ashtu si dhe protestat e tjera ka patur pankartat e saj, ku qytetarët me mënyrë kreative kanë zgjedhur të shpalosin problemet e vendit. Disa prej tyre godasin kryeministrin Rama, por ka dhe të tjera që shigjetojnë deputetë si Zegjine Çaushi apo kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci.

Pankartat më epike mund t’i ndiqni si më poshtë./Dosja.al

21 ORE ME PARE

'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta e 36-të, nis marshimi në rrugët e Tiranës, bashkohen edhe protestuesit që u liruan sot

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Protesta

TIRANË- Pas rreth dy orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së 36-të, e cila po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet. Të shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, mijëra qytetarë janë larguar nga bulevardi kryesor, duke vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës.

Edhe në këtë protestë, ashtu si në tubimet e mëparshme, nuk dihet ende itinerari i marshimit. Protesta është shoqëruar me një pjesëmarrje të lartë, ndërsa pamjet nga terreni tregojnë turma të mëdha qytetarësh që marshojnë në rrugë, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit./Dosja.al

22 ORE ME PARE

Protestuesja i sjell 'dhuratë' Ramës: Ai është burrë që vesh fustane, është e dashura e Vuçiçit

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Protestuesja

TIRANË- Në protestën e 36-të qytetare të mbajtur para Kryeministrisë, një prej folëseve iu drejtua të pranishmëve. Ajo u shpreh se nuk kishte mundur të merrte pjesë një ditë më parë dhe shtoi se kishte ardhur me një “dhuratë” simbolike për kryeministrin.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje! Kisha pas dëshirë me qenë dje por nuk kisha mundësinë. Kisha dëshirë t’i them kryeministrit mos e gëzosh ditëlindjen. Unë ia kam sjellë një dhuratë dhe këtë dhuratë do t’ia lë këtu në shesh, që njerëzit të dalin e të ikin me të. Kjo është dhurata e kryeministrit shqiptar,” u shpreh ajo.

Duke treguar dhuratën para qytetarëve, që ishte një fustan, ajo deklaroi se Rama është vetëm për këtë fustan.

"Ky është vetem per këtë fustan. T'ja lemë këtu dhe ta veshi e të shkojë me të. Ai është burrë që vesh fustane se është e dashura e Vuçiçit. Edhe natën e mirë, Zoti ju bekoftë," tha qytetarja./Dosja.al

22 ORE ME PARE

“Kjo është një luftë për dinjitet”/ Protestuesi: 6 deputetë të PS-së gati të rrëzojnë me votëbesim Ramën

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Protestuesi

TIRANË- Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë bëri thirrje për ndryshim politik, duke e cilësuar protestën si një “luftë për dinjitet” dhe duke kritikuar qeverisjen aktuale për, sipas tij, premtimet e pambajtura. Gjatë fjalës së tij, ai ngriti shqetësime për situatën në shëndetësi, arsim, rend dhe punësim, duke akuzuar qeverinë se nuk ka përmbushur angazhimet e saj ndaj qytetarëve.

“Kjo është një luftë për dinjitet. Ai na quan dështakë. Po shëndetësia falas? Po arsimi cilësor? Po rendi e siguria? Nuk do të mbaronte lista nëse do t’i numëronim të gjitha”, deklaroi ai.

Protestuesi u bëri thirrje edhe deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike që, sipas tij, “kanë ende një fije dinjitet”, të mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ai pretendoi gjithashtu se gjashtë deputetë të mazhorancës kanë shprehur gatishmërinë për të kërkuar votëbesim për qeverinë, një pretendim i pakonfirmuar zyrtarisht.

Po të vjen ora! Ne po bëjmë historinë. Për një Republikë për njerëzit e jo një individ që sillet si tiran”, u shpreh ai gjatë protestës./Dosja.al

22 ORE ME PARE

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: Gjyshin ma kanë varur në litar

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Niko Qarkaj

TIRANË- Niko Qarkaj, i konsideruar nga protestuesit si simbol i “revolucionit të flamingove”, u rikthye në protestën e 36-të, vetëm pak orë pasi u lirua nga Gjykata. Qarkaj ishte arrestuar nga policia pas incidenteve të ndodhura të enjten pranë Parlamentit.

Në fjalën e tij para protestuesve, ai rrëfeu historinë e familjes së tij dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

“Kam lindur në qytetin e bukur të Kukësit. Gjyshin ma kanë vrarë në litar në vitin 1946. Babain tim e kanë shfrytëzuar në miniera. Mua më pinë gjakun prej 36 vitesh. Djalin ma detyruan të hipë në gomone në moshën 15-vjeçare për të ikur në Londër”, u shpreh Qarkaj.

Më tej ai e cilësoi kryeministrin si një diktator dhe i bëri thirrje të largohet nga pushteti.

“I bëj një pyetje këtij që drejton këtë qeveri. Është një diktator që nuk e ka njohur Europa. I them Edi Ramës, çfarë po kërkon nga populli shqiptar që të shporresh? Do gjak, Edi Rama? Zoti Rama, nëse duhet, unë do jem i pari që do jap jetën në këtë shesh. Edi Rama, ik vetë se populli ka dhe mënyra të tjera”, deklaroi ai./Dosja.al

22 ORE ME PARE

"O njeri i krimbur"/ Protestuesja 'shpërthen' ndaj Ramës: Kërkoji falje popullit dhe ik!

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para

Një protestuese gjatë tubimit të zhvilluar këtë pasdite kundër qeverisë ka adresuar akuza dhe kritika ndaj Edi Ramës. Ajo u shpreh se Rama duhet t’i kërkojë falje qytetarëve për situatën në vend dhe të largohet nga detyra, duke theksuar se qeverisja aktuale nuk përfaqëson interesat e popullit.

Të kam folur nja dy herë pranë jush… Nga brenda kam një mllef që përgjigjen e shikoj tek ju të gjithë. Doja të thosha vetëm diçka. Zoti Edi Rama, zotëri nuk je, po po të respektoj. Mjaft iu ule Melonit në gjunjë, si një bisht fshese e prishur. Po kërkoji falje popullit dhe populli do të fali. Po ti s’qenke njeri. Paske qenë tamam i krimbur. Gjithë ky popull, gjithë këto nëna, gjithë këto bija nga anë e anës, janë të lodhur. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e Evropës. Pa Shqipëri nuk ekziston asnjëri, sa të ketë shqiptarë dhe bij shqiptari, Shqipëria do ekzistojë, dhe jo e hajdutëve, por e shqiptarëve. Të rrojë Shqipëria dhe pa deputetë, është më mirë ta drejtojë populli vetë. Faleminderit”,- u shpreh ajo./Dosja.al

22 ORE ME PARE

Emigranti: Rama nuk jep dorëheqjen se shkon në burg!

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para

TIRANË- Pjesë e protestës prej dy ditësh janë edhe shqiptarët e diasporës, të cilët edhe kanë marrë fjalën në podiumin e improvizuar. Një prej tyre u shpreh se Rama po kërkon mëshirë nëpër Europë dhe kurrsesi nuk mund të japë dorëheqjen pasi shkon drejt e në burg.

“Jemi bashkuar protestës së atyre që nuk kanë asnjë lloj interesi që luftojnë kundër hajdutërisë. Diaspora ka qenë motori i ekonomisë shqiptare dhe këta që kanë marrë peng dhe tallen me ekonominë q tallen me prindërit tanë, do ia heqim këtë privilegj. Diaspora nuk harron sepse bijtë e shqipes janë shqiptarë sepse në venat e tyre rrjedh gjaku i Gjergj Kastriotit. Ka frikë të japë dorëheqjen sepse shkon direkt e në burg. Edi Rama po kërkon mëshirë nëpër Europë. Po kërkon OKB të marë një post ku ka imunitet dhe nuk arrestohet. Ky është realiteti jo përrallat në podkaste. Prandaj zoti Rama duhet të japësh dorëheqje dhe të paguash atë që i  ke bërë kombit shqiptar," u shpreh emrigranti./Dosja.al

23 ORE ME PARE

Pjesëmarrja masive në protestën e djeshme/ Qytetari: Ajo ishte vota e vërtetë jo ajo që manipulon Rama dhe Manja

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para

Tiranë- Gjatë protestës, qe po mbahet një qytetar mbajti një fjalim ku shprehu pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkoi ndryshim politik përmes bashkimit të qytetarëve.


Ai u shpreh se pjesëmarrja në protestë është një sinjal i fortë për, siç tha ai, nevojën për demokraci dhe ndryshim në vend.

“Bota ka kthyer sytë te ne. Ne duhet të tregojmë se e duam demokracinë, se nuk e meritojmë këtë kryeministër dhe këtë qeveri. Më shumë se kurrë duhet një front i përbashkët për një qëllim.Ka njerëz të infiltruar që vijnë këtu për të na përçarë. Sot jemi të gjithë këtu për ndryshim, Dje ishim 200 mijë veta. Kjo është vota e vërtetë jo ajo që manipulon Edi Rama me Ulsi Manja”, u shpreh qytetari./Dosja.al

23 ORE ME PARE

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para

Tiranë- Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit, është liruar këtë të shtunë pas disa ditësh qëndrimi në komisariat.

Pas lirimit, Nikolli deklaroi gjatë protestës se gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në polici i është përsëritur disa herë se efektivët “janë me protestuesit” dhe se, sipas tij, edhe policët përballen me vështirësi në punë.

“Dua të them se protestuesit, ata djem, nuk janë huliganë. Nuk janë kundër ligjit e rendit kushtetues; janë kundër autokracisë. Janë për demokracinë, për shtetin ligjor, për ta kthyer Shqipërinë në shinat demokratike. Ata duan që Shqipëria të mos jetë e kapur nga mafia, të mos u shitet oligarkëve vendas. Nuk janë heronj. Ju jeni heronj që keni ardhur çdo ditë në protestë. Faleminderit që erdhët të na mbështesni. Na keni dhënë një energji të jashtëzakonshme. Heronj janë ata që protestojnë, ata që qëndrojnë për të drejtat në përditshmëri.Policët na e kanë thënë gjithë kohës, edhe kur na arrestuan edhe në komisariat, që janë me ne. Edhe ata janë të shtypur nga sistemi. Nuk u paguhen orët shtesë dhe u vidhen tenderat e uniformave”, tha ai./Dosja.al

23 ORE ME PARE

Emigranti: Jemi të gjithë bashkë kundër Lukashenkos së Shqipërisë

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Emigranti

TIRANË- Një përfaqësues i diasporës, gjatë protestës së 36-të të zhvilluar sot, deklaroi se shqiptarët janë bashkuar kundër asaj që ai e quajti “autokrati i fundit në Europë”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se kërkesat e protestuesve kanë në thelb fundin e tranzicionit dhe nisjen e proceseve të reja demokratike në vend.

“Të gjithë së bashku kundër autoritarit të fundit të Europës. Kundër Lukashenkos së Shqipërisë. Ne kërkojmë fundin e tranzicionit dhe fillimin e proceseve demokratike. Dorëheqje, dorëheqje”, tha ai.

Përfaqësuesi i diasporës kërkoi gjithashtu krijimin e një qeverie teknike, sipas tij, për të garantuar zhvillimin e proceseve demokratike.

Hapi rrugën ajkës së Shqipërisë, pjesës më të mirë që ka kombi, që të krijojmë një qeveri teknike. Shqipëri e re”, u shpreh ai./Dosja.al

23 ORE ME PARE

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Aktivistja

TIRANË- Një prej aktivisteve në nisje të protestës deklaroi se tubimi i djeshëm ishte ndër më masivët dhe, sipas saj, ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Ajo u shpreh se protesta e zhvilluar një ditë më parë është pasqyruar gjerësisht dhe ka sjellë reagime edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç tha ajo, si pasojë e vullnetit të protestuesve.

“Jemi në ditën e 3 të diasporës. Jemi dëshmitarë të protestës së djeshme madhështore dhe që pati jehonë në mediat ndërkombëtare. Reagime pati në BE dhe Amerikë, si pasojë e vullnetit tonë. Tregoi se zëri ynë ka shkuar përtej”, u shpreh ajo.

Aktivistja theksoi gjithashtu se pjesëmarrja e diasporës ka forcuar lëvizjen dhe bashkimin e protestuesve.

Shqiptarët dhe diaspora bashkë do ta heqin këtë kryeministër dhe të gjithë establishmentin”, deklaroi ajo./Dosja.al

23 ORE ME PARE

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Protesta

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur edhe sot të shumtë në numër në ditën e 36-të të protestave kundër qeverisë Rama. Ata u grumbulluan te sheshi Skënderbej në ora 19:00, ku më pas nisi dhe marshimi drejt Kryeministrisë. Paralelisht paradite u mbajt edhe tubimi te Gjykata penale e Tiranës, ku u kërkua lirimi i 21 protestuesve të arrestuar më 2 korrik para Parlamentit.

Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.

Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare. Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një; rrëzimi i Edi Ramës./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë

Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para
Arben Kola

TIRANË- Aktivisti Arben Kola deklaroi se protestat do të vijojnë pa ndërprerje deri në përmbushjen e qëllimeve të tyre dhe deri në rrëzimin e qeverisë, pavarësisht diskutimeve për një ndalim të përkohshëm të tubimeve. Para nisjes së protestës së 36-të, ai u shpreh se qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve dhe se lëvizja do të vazhdojë pavarësisht zhvillimeve të tjera në vend.

“Protesta vazhdon deri në ditën që bie qeveria. Nuk ka ndalim, pavarësisht kampionateve apo çdo gjëje tjetër. Pika e parë është dorëheqja”, tha Kola.

Ai shtoi se mobilizimi me diasporën do të vijojë në mënyrë periodike, ndërsa protestat do të mbeten aktive deri në arritjen e objektivave të deklaruara nga organizatorët. Kola u ndal edhe te incidentet e raportuara pas protestës së mëparshme, duke pretenduar se personat që shkaktuan dëme dhe thyen xhamat e Komisariatit nr. 3 në Tiranë nuk përfaqësojnë protestuesit.

“Janë elementë të sponsorizuar nga qeveria”, deklaroi ai, duke theksuar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore dhe çdo përpjekje për ta njollosur nuk do të ketë sukses.

 "Sa i përket nismëtarëve një ditë paadite e deklarojmë se protesta do jetë paqësore, pavarësishjt investimit të qeverisë që nxisin njerëz për dhunë. Jemi deklaruar hapur që protesta mbaron këtu, kush ka dëshirë të qëndrojë le të qëndrojë. Ata që gjuajtën mbrëmë janë elementë të sponsorizuar nga qevria. I ka rënë algoritmi. Qeveria sado mundeoht nuk do ja dalë. Rinia nuk manipulojhet, çdo tentativë pëër njollosje nuk do arrihet. Çdo nisëm që sulmoher nga Edi Rama është e suksesshme. Ne kemi qenë pranë kryeministrisë. Dhe ata që kanë qenë aty, thuhet jo dhunë. Janë një grupim i sponsorizuar nga qeveria apo grupe mafioze pranë qeverisë. Ne do vazhdojmë paqësisht," tha Kola./Dosja.al

protesta para kryeministrise

Sondazh

Poll

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike