"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim...
7 Korrik...
Aktualitet
“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit, ndërsa mua më kompensoi vetëm 60 qindarka për ilaçet
Në funs, ajo tha se ai duhet të jap dorëheqjen sa më shpejt, në mënyrë që populli dhe Shqipëria të çlirohet.
8 Korrik 2026, 20:44Nga E.d
Pamje
TIRANË- Një qytetar e cila vuan nga një sëmundje e rëndë ka prekur turmën në fjalimin e saj para Kryeministrisë. Ajo u shpreh se kryeministri Rama dha miliona euro koncertit, ndërsa asaj i kompensoi vetëm 60 qindarka për ilaçet e kancerit.
Qytetarja tha e revoltuar se ai nuk merion të quhet kryeministër, por palaço. Në funs, ajo tha se ai duhet të jap dorëheqjen sa më shpejt, në mënyrë që populli dhe Shqipëria të çlirohet.
“Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp!
I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka. E kuptoni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri? Të thërrasë mendjes sa më shpejt e të japë dorëheqjen dhe të çlirojë këtë popull dhe Shqipërinë! Dorëheqje!” përfundoi ajo./Dosja.al