LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nuk mund të lihen Gjykatat në këtë situatë"/ Kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic, do të kërkojmë llogari një për një

Pas homazheve në nder të Astrit Kalasë, Bani ka theksuar se gjykatat duhet që të kenë godina të reja, duke shtuar se këtë kërkesë e kanë bërë shumë kohë më para. 

8 Tetor 2025, 10:29 Nga I.A
"Nuk mund të lihen Gjykatat në këtë situatë"/
Erjon Bani

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka deklaruar ditën e sotme se gjykatat nuk duhet që të lihen në këtë situatë. Pas homazheve në nder të Astrit Kalasë, Bani ka theksuar se gjykatat duhet që të kenë godina të reja, duke shtuar se këtë kërkesë e kanë bërë shumë kohë më para. 

"Jeni dëshmitarë vetë, sepse jeni gazetarë që mbuloni fushën e drejtësisë dhe e konstatoni që siguria, pothuajse në 99% të rasteve të gjykatave nuk i plotëson kushtet. Asnjë gjykatë nuk i plotëson kushtet, pasi të gjitha duhen ndërtuar nga fillimi që të plotësojnë kushtet. Duhet të kuptojmë që pa siguri të gjykatave, nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit. Pasi një gjyqtar, nëse nuk është i qetë në marrjen e vendimit, nuk të japë drejtësi. Por duhet të kuptojmë edhe që, kur flitet për sigurinë e gjykatave, nuk flitet vetëm për sigurinë e gjyqtarit, ju e kuptoni që gjyqtari është ai që merr vendimin, por aktorët janë prokurori, avokati, i pandehuri, gazetari që qëndron në sallë, palët e tjera... Pra është moment reflektimi për të gjithë që, nëse nuk ekziston siguria, kushdo ndihet i rrezikuar. Së pari të gjitha gjykatat duhen ndërtuar nga e para dhe me sa di ka pasur kërkesa për godina të reja. Dhe ata që kanë përgjegjësinë për të siguruar godinat dhe financimin, ky është moment reflektimi që, ka ardhur koha që nuk mund të lihen gjykatat në këtë situatë”, tha Bani.

Bani shtoi se të enjten do të ketë një mbledhje të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, ku do të adresohen të gjitha problemet në organet kompetente.

“Do të shikohet, kushdo organ që nuk ka përmbushur detyrën, do të merren masa të mëtejshme. Së pari, do të fillojë nga gjykatat dhe pasi të përmbushin detyrën e vet do të kërkojnë llogari një për një për të gjitha institucionet që nuk kanë përmbushur detyrën e tyre. Aktet ligjore që nga viti 2010 thonë se në të gjitha sallat e gjykimit duhet të ketë prani të forcave të policisë, që të garantohet siguria. Ky është një fakt. Arsyeja pse nuk janë përcaktuar këto, do të adresohen dhe do të diskutohen”, u shpreh ai.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

erjon bani astrit kalaja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj