LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria e dënon deklaratën e Serbisë për Kosovën: Historia nuk rishkruhet me retorikë

Reagimi i Ministrisë shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme vjen pasi Ministria serbe hodhi një sërë akuzash ndaj Kosovës dhe presidentes së saj, Vjosa Osmani, në një komunikatë më 4 tetor.

7 Tetor 2025, 21:33 Nga M.L
Shqipëria e dënon deklaratën e Serbisë për
Foto ilustruese

TIRANA- Shqipëria ka thënë të martën se e ka parë me “keqardhje të thellë” një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Serbisë në fundjavë lidhur me Kosovën, duke thënë se “historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi”.

Reagimi i Ministrisë shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme vjen pasi Ministria serbe hodhi një sërë akuzash ndaj Kosovës dhe presidentes së saj, Vjosa Osmani, në një komunikatë më 4 tetor.

Osmani e kishte kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se po bënte “thirrje të pamatura për luftë”, pasi lideri serb kishte thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë”. Ministria shqiptare tha se komunikata e Ministrisë së Jashtme serbe “përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes”.

Ajo tha se dëshiron “t’ia kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre”.

Forcat serbe i vranë mbi 13.000 civilë gjatë luftës në Kosovë më 1998 dhe 1999.

Mbi 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë – ndërsa ishin dëbuar më forcë mbi 800.000 të tjerë.

Në komunikatën e saj, Ministria serbe pretendoi “vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet gjakderdhjes dhe persekutimit të vërtetë të serbëve, të cilat Institucionet e Përkohshme në Prishtinë duan qartë ta fshehin. Duke filluar me rastin e ‘Shtëpisë së Verdhë’ në Shqipëri, ku serbët dhe joshqiptarët e tjerë u rrëmbyen gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999, me akuza të rënda për trafik organesh”.

Shqipëria i hodhi poshtë këto pretendime duke shprehur “keqardhje që Serbia mbështetet ende mbi një raport tashmë të diskredituar të Dik Martyt, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike”.

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, përmendi akuza për "trafikim të organeve" nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës së fundit, të cilat u konkretizua në një raport të Këshillit të Evropës më 2011.

Megjithëse ky raport ishte pikënisja e thirrjeve për themelimin e Dhomave të Specializuara më 2015, aktakuza në këtë gjykatë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk i ngarkon ata me krime të tilla.

Këto pretendime u hetuan nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 bëri të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

“Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi”, tha Ministria shqiptare.

Shqipëria tutje e akuzoi Serbinë se po përpiqet ta përmbysë të vërtetën dhe t’i ndërroj rolet e viktimës me të agresorit, duke thënë se kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.

Ajo bëri thirrje për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit./ REL

shqiperi kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale