RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre Xhevdet Plaku, dhe një i përfshirë në vrasje në Shkodër (EMRAT)
U arratis nga burgu në Itali/ Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës, i shumëkërkuari u kap me disa persona në një...
U arratis nga burgu në Itali/ Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës, i shumëkërkuari u kap me disa persona në një...
Hapja e grupkapitujve të rinj/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim 22 Maj, 20:23 "Urime, nj&eum...
EMRI/ Ekzekutimi i 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, identifikohet autori i dyshuar 22 Maj, 18:11 Rezulton me precede...
Akuzat e PD-së për 'trenin bullgar', Celibashi: Rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal 22 Maj, 13:24 ...
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën. Ndërkohë bëhet me dije se seanca për Emiljano Shullazin është shtyrë për në orën 14:00.
TIRANË- Gjykata e Posaçme kanë lënë në burg katër nga të arrestuarit nga operacioni i SPAK i organizuar për goditjen e grupeve kriminale. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën. Ndërkohë bëhet me dije se seanca për Emiljano Shullazin është shtyrë për në orën 14:00.
Arsyeja e shtyrjes ishte se ai kishte kërkuar të mbrohej nga avokati i shtetit dhe se nuk do merrte pjesë në seancë. Ndërkohë, avokat nga shteti ishte caktuar Artan Simoni, që në një proces tjetër mbron Luftar Reçin ku është palë edhe Emiljano Shullazi. Për shkak të konfliktit të interesit seanca u shty për të caktuar një avokat tjetër për Shullazin.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. GJKKO ka caktuar arrest “arrest në burg”, për 50 shtetas, ku 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.
foto ilustruese TIRANË- Pasuri me vlerë 300 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë, në kuadër të finalizimit t&e...
Foto nga vendi i ngjarjes LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në Lushnje ku 82-vjeçari Behar Musaku, dyshohet se pas n...
Foto ilustruese DURRËS- Dy familje kanë denoncuar zhdukjen e të afërmve të tyre në Durrës. Në njoftimin e policis&e...
Foto ilustruese KUKËS- Dy vëllezër dhe një kushëriri i tyre janë shpallur në kërkim në fshatin Shtiqen të...
edmond papa TIRANË- Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos t&eu...
Foto ilustruese CËRRIK- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Cërrik. Arrestimi i ti...
Foto ilustruese VLORË- Një 42-vjeçari është shoqëruar nga policia në Vlorë. Shoqërimi i saj ka ndodhur pasi ...
eurot DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Shijak pasi u janë sekustruar 80 mijë euro që dyshohen se ishin vjedhur nga bankat...
spak TIRANË- Diten e sotme në orën 10:00 pritet që të dalin përpara gjykatës disa prej bosëve të krimit, t&eu...
Drogë KRUJË-Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se arrestimi i 53-vjeç...