Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se pas një hetimi disa javor është finalizuar operacioni me shkatrrimin e 112 bimëve narkotike që ishin kultivuar në zonën e quajtur "Zabeli i Akaciave" në fshatin karinë si dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri.
PEQIN- Një operacion anti-drogë ka ndodhur në Peqin. Mësohet se pas një hetimi disa javor është finalizuar operacioni me shkatrrimin e 112 bimëve narkotike që ishin kultivuar në zonën e quajtur "Zabeli i Akaciave" në fshatin karinë si dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri.
Ndërkohë që për bimët narkotike kanë rënë në pranga Qemal Kaseja, Qazim Kaseja, Erges Juba, Altin Haskasa, Ali Haskasa. Ndërkohë që një person tjetër është shpallur në kërkim. Pas arrestimeve në banesat të akuzuarve janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.
Njoftimi i Policisë:
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar "Syri i natës", goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive. Si rezultat i operacionit: -u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave", në fshatin Karinë; -u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.
Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar "Syri i natës".
Në kuadër të operacionit: -u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël -nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ; -u shpall në kërkim shtetasi A. J.
Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave", në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
TIRANË- Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndet&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administra...
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
foto ilustruese TIRANË- Çapjat të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Dumani ishte paguar ti eliminoj&eum...
foto ilustruese TIRANË- Në rrugëtimin e tij kriminal, pavarësisht shtrëngimit të duarve me Erjon Alibejn, Nuredin Dumani nuk ...
Erjon Alibej TIRANË- Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte ...
foto ilustruese TIRANË- Dumani u ndje i mashtruar dhe i futur në kurth nga miku i vjetër. Pas dyshimeve që lindën me kontrollin po...
foto ilustruese TIRANË- Kur vëllezërit Çopja dhe Talo Çela shtrënguan duart për vrasjen e Andi Zylyfit ata përd...
Alibej TIRANË- Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alib...
foto ilustruese TIRANË- Në rrëfimin audio që zbulohet për herë të parë nga Inside Story, Erjoni rrëfen se n&eu...