LIVE UPDATES
Aktualitet

“Çfarë do ky këtu?! Gjynah, dua t’i gjej një shtëpi”, Alibej: Vëllai ndihmoi në Holandë vrasësin e tij

Nga ana tjetër vëllezërit Çopja vijuan lojën e dyfishtë duke e lidhur Suelin me ngjarjen për shkak se Erjon Alibej kishte plagosur kushëririn e tij. Vetë Suel Cela në një takim kokë me Erjon Alibejn, i jep atij emrat e saktë të vrasësve të vëllait.

17 Shtator 2025, 22:11 Nga E. D
“Çfarë do ky këtu?! Gjynah, dua t’i gjej një
Alibej

TIRANË- Pas vrasjes së Endrit Alibejt, rrjeta e intrigave u përshkallëzua. Të gjithë akuzonin njëri-tjetrin. Alibejt u rrethuan nga armiq të panjohur… Grupi Çapja në konflikt të hershëm me Suel Celën ja faturonin masakrën këtij të fundit.

Sipas Alibejt, ditën e varrimit të Endritit, Bledar Muça që ishte krahu i djathtë i Çapjave i tha se “Vetëm ai i bën këto masakra”. Pra, një intrigë që synonte të fuste në luftë Alibejtë me Suel Çelën.

Nga ana tjetër vëllezërit Çopja vijuan lojën e dyfishtë duke e lidhur Suelin me ngjarjen për shkak se Erjon Alibej kishte plagosur kushëririn e tij. Vetë Suel Cela në një takim kokë me Erjon Alibejn, i jep atij emrat e saktë të vrasësve të vëllait.

“Nuk kisha ngacmime sepse edhe nga ana e Suelit, edhe nga ana familjes tjetër ishte diçka që ne e kishim mbyllur. Ishte konflikt i mbyllur gjithçka. Problemi ishte i mbyllur gjithçka, në lidhje me Xoni Rustën. Më plagosi dajën, unë plagosa atë, edhe pse ky ishte në faj”.

Pas vrasjes së vëllait, Erjon Alibej shndërrohet në një personazh të frikshëm. Ai nis të mbledhë provat, emrat dhe lidhjet që çonin tek vrasësit. Çdo detaj, çdo lëvizje, çdo mik që kthehej në armik, u regjistrua nga mendja e tij.

Erjoni nuk i besonte më askujt, përveç vetes dhe familjarëve. Investigonte dhe kryente hetime vet në terren. Duke u maskuar si shpërndarës picash, ai dilte nëpër qytet ku mblidhte informacion për atentatorët e vëllait.

“Dua të them që 90% unë i kisha të zbardhur të gjithë historinë e familjarëve të mi. Vetë, me mundësitë e mia, dhe mundësitë e familjarëve, jo nga shteti.”

Vrasësit e të vëllait, ishin miq të e dikurshëm. Ishin vëllezërit Çopja….Franci, më i vogli i vëllezërve Çopja, shkoi edhe për ngushëllim pas vrasjes së Endritit, duke lënë 50 euro mbi arkivol…

Një akt i heshtur që Erjon Alibej nuk e harroi në dëshminë e tij. Madje, kujtonte se “Dari”, më i madhi i vëllezërve Çopja dikur e nisi rrugën e errët të trafikut me ndihmën e viktimës së tij, Endritit…

“Shkoj në Holandë të takoj Endritin. Ditën që kam shkuar në Holandë, në Roterdam, jetonte në një pallat, GOLD quhej ai pallati. Atë ditë që kam shkuar në shtëpi, atë ditë kam gjetur në shtëpi Hajdar Çopjan. Një njohje e hershme, sepse

Elbasani i vogël është. E takoj normalisht. Në një moment, kap veç Endritin, po ky i them ç’do këtu? Sa ka ardhur më thotë, gjynah. Dua ta ndihmoj, sa ti gjej edhe një shtëpi”.

Teksa Erjon Alibej ishte në kërkim të ekzekutorëve të familjarëve të tij, kundërshtarët nuk rrinin duarkryq…..Ata eliminonin një nga një të afërmit e tij.

6 muaj pas vrasjes së Endrit Alibej, pre e një atentati mafioz bien vëllezërit Baho, njerëzit më të afërt të Erjonit. Objektiv ishte Sandër Baho, i njohur me nofkën “Sakati”. Por, viktimë mbeti vëllai i tij i vogël Klevi…..

Dy vëllezërit u zunë në pritë në fshatin Broshkë, shumë pranë banesës së tyre. Sipas dosjes hetimore, mjeti i atentatorëve drejtohej nga Talo Çela ndërsa ekzekutorë ishin Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia.

Pas të shtënave të para Klevi Baho, doli nga mjeti dhe u kundërpërgjigj me pistoletë. Pas këtij momenti, kallashnikovët drejtohen drejt tij. I gjendur në këtë situatë Klevi hidhet nga një urë aty pranë ku u gjet i vdekur 30 minuta më vonë.

Disa muaj pas atentatit ndaj vëllezërve Baho, gjaku u derdh sërish për familjen Alibej. Andi Zylyfi, djali i dajës së Erjon

Alibejt u zkekutua në fshatin Përparim. Faji i tij i vetëm ishte afrimiteti me kushëririn…

“I bëjnë atentat djalit të dajës tim, një djalë 25 vjeçar, një djalë që s’kishte marrë kurrë në jetën e tij gjobë me makinë. E vranë vetëm se ishte pranë meje, pranë familjes time që më shërbente”.

Erjon Alibej, i njohur ndryshe si “Krymi”, u shndërrua në hije. Ai u ruhej jo vetëm kundërshtarëve, por edhe drejtësisë.

Plani i tij ishte hakmarrja…Këtu, nis rrugëtimi i tij i përbashkët kriminal me vrasësin e frikshëm Nuredin Dumani. Parimi ishte i njohur: “Armiku i armikut tim është miku im…”/Top Channel

endrit alibejt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj