LIVE UPDATES
Aktualitet

I merr 6.300 euro për punë në Gjermani, mjekja mbetet pa punë e para

Në kontratën e firmosur mes palëve, thuhej se nëse aplikanti nuk merr përgjigje për një vit, atëherë i kthehen paratë. E reja disponon edhe të gjithë komunikimin dhe faturat e bankës për pretendimet e saj. Kur ajo e kërcënon Kaltrën me denoncim në polici, kjo e fundit i kthen 3.300 euro duke i premtuar më vonë pjesën tjetër.

17 Shtator 2025, 21:53 Nga E. D
I merr 6.300 euro për punë në Gjermani, mjekja mbetet pa
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në Vlorë në Agjencinë e Ndërmjetësimit dhe punësimit “FZAD”, me administratore Kaltra Toti. Një mjeke nga Tirana, tregon se sapo u diplomua dhe u punësua në Berat, aplikoi në këtë agjenci për punë në Gjermani dhe për këtë shërbim pagoi 6.300 euro. Mjekja priti dy vjet dhe intervista nuk e bë e paratë nuk u kthyen.

Në kontratën e firmosur mes palëve, thuhej se nëse aplikanti nuk merr përgjigje për një vit, atëherë i kthehen paratë. E reja disponon edhe të gjithë komunikimin dhe faturat e bankës për pretendimet e saj. Kur ajo e kërcënon Kaltrën me denoncim në polici, kjo e fundit i kthen 3.300 euro duke i premtuar më vonë pjesën tjetër.

Mjekja: Alo?

Administratorja Kaltra Toti: Alo? Mirëmëngjesi, Imelda!

Mjekja: E bëre pagesën?

Administratorja Kaltra Toti: Jo, jo! Nuk e bëra akoma, sepse kjo tani po vete në bankë që t’i hedhë lekët, se është me fëmijë të vogël, edhe do m’i hedhë mua, unë do t’i tërheq. Vjen dot pasdite në Vlorë?

Mjekja: Për të marrë lekët?

Administratorja Kaltra Toti: Po, që të marrësh lekët dhe të flasim si njerëz.

Mjekja: Jo, për të folur s’kemi çfarë flasim! Po lekët do m’i japësh të gjitha kur të vij në Vlorë?

Administratorja Kaltra Toti: Po do t’i jap, kur të vish, o Imelda. Tani, ajo po vete, po i hedh në bankë. Unë do t’i tërheq dhe do t’i jap ty pastaj, kur të vish!

Mjekja: Ok në rregull! Ama, në qoftë se unë vij në Vlorë, edhe nuk më jep sikur edhe një qindarkë, siç ma bëre herën e fundit, unë që sot Kaltra do të denoncoj!

Administratorja Kaltra Toti: Absolutisht!

Mjekja: Por do të denoncoj në Vlorë, do të denoncoj edhe në Tiranë, biles edhe mediatikisht si rast! Dua të më japësh 3.300 euro, edhe dokumentet. Urgjent, t’i thuash asaj zonjës, të më dërgojë dokumentat.

Por prej disa muajsh, sërish e gënjen. Pas mjekes, me Kaltra Totin, komunikon gazetarja e “Stop”  dhe Kaltra detyrohet më në fund të kthejë shumën e mbetur të parave.

Gazetarja: Përshëndetje! Me znj. Kaltra Toti flas?

Administratorja Kaltra Toti: Po!

Gazetarja: Unë jam Odeta Gjevori, gazetare nga emisioni “Stop”.

Administratorja Kaltra Toti: Po!

Gazetarja: Te emisioni ynë ka ardhur Imelda, mjekja e cila është mashtruar nga ju, për sa i përket një kontrate që ka bërë me ju para një viti.

Administratorja Kaltra Toti: Odeta, unë të falënderoj që po më merr, por unë e kam kthyer detyrimin tek Imelda.

Gazetarja: Edhe njëherë, ti nuk e ke kthyer detyrimin sepse detyrimi është 6.300 euro.

Administratorja Kaltra Toti: Imeldës i janë kthyer 4 mijë euro. Sot do t’i kthehet edhe pjesa e fundit.

Mjekja: Më duhen edhe dokumentet sepse dokumentet kanë një vlerë goxha për mua. Dokumentet i dua të papërkthyera, të panoterizuara.

Administratorja Kaltra Toti: Dokumentet t’i dërgon përkthyesja se dokumentët janë në Gjermani.

Mjekja: Mua më duhen urgjent sepse më duhet një muaj tjetër që të nxjerr dokumentet, ndërkohë që unë vetë e sigurova një kontratë dhe më dueht të regjistrohem për provimin em atë kontratë që kam siguruar. Pra më duhen dokumentet! Ti e di këtë punë shumë mirë se ta kam thënë që në maj!

Administratorja Kaltra Toti: Unë kam folur dje me përkthyesen dhe përkthyesja tha, që nëqoftëse Imelda kërkon dokumentat, do t’ia nis direkt me postë. i dërgon menjëherë ajo posta, Imelda. Bën 60 euro, do ta paguaj unë edhe postën. Por t’ia nis tani asaj edhe lekët e postës, edhe të dërgoj dokumentat. Tani unë më shumë se kaq, nuk mund të bëj! /tvklan.al

gjermani

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit