LIVE UPDATES
Aktualitet

Organizata e Veteranëve të UÇK-së kritikon Qeverinë e Kosovës për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha se i është drejtuar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për këtë çështje, por nuk ka pranuar përgjigje.

28 Korrik 2025, 21:04 Nga M.B
Organizata e Veteranëve të UÇK-së kritikon Qeverinë e
Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati. Fotografi nga arkivi.

KOSOVA- Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kritikuar Qeverinë në detyrë të Kosovës lidhur me pagesat për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë. Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha se i është drejtuar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për këtë çështje, por nuk ka pranuar përgjigje.

Ai tha se para dy vjetësh e gjysmë, Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime sa i përket mbështetjes financiare për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vendosur në çmim tavan për mbrojtjen. Gucati, që e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe gabim të madh, tha se për shkak të pagesave, veçse janë larguar disa avokatë, duke përmendur mbrojtësin e Kadri Veselit, dhe dy avokatë të Hashim Thaçit.

“Ajo [Qeveria e Kosovës] ka marrë një çmim tavan për të paguar mbrojtjen dhe nuk jep para shtesë, siç ka qenë para katër vjetësh. Para katër vjetësh ka qenë çmimi jo i limituar, sa e ka pasur orën mbrojtja, aq e ka paguar Qeveria”, tha Gucati, duke akuzuar Qeverinë se nuk “po e kthen kokën” nga njerëzit që gjenden në Hagë.

Ditë më parë u raportua se për shkak të çështjes së pagesave mund të largohen avokatë që po mbrojnë të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Por, Ministria e Drejtësisë doli me një reagim duke thënë se që nga nisja e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, janë realizuar pagesa të rregullta, në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht.

"Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32.944.287.77€. Nga kjo shumë, për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5.353.301.02 €”, tha MD-ja.

MD-ja kishte reaguar për çështjen e pagesave të avokatëve kur Ben Emmerson, që mbronte Kadri Veselin, u largua nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës më 2024. MD-ja  tha se personat që tërhiqen nga detyra e tyre "mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por paga e ulët nuk është një prej tyre".

Aktualisht, në Gjykatën Speciale po zhvillohen disa raste, përfshirë edhe gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./ REL

uck

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj