Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
25-vjeçari mbërriti i plagosur me thikë në spital, Policia në Vlorë: Konfliti ndodhi në një berberhanë për motive të dobëta (FOTO)
Sipas policisë, 24-vjeçari me inicialet Sh. S., ka plagosur me mjet prerës (thikë) 25-vjeçarin me inicialet M. Sh., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
28 Korrik 2025, 20:14Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar nga Vlora ku një 25-vjeçar mbërriti i plagosur me thikë në spital. Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë për motive të dobëta.
Sipas policisë, 24-vjeçari me inicialet Sh. S., ka plagosur me mjet prerës (thikë) 25-vjeçarin me inicialet M. Sh., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë bëhet me dje se po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.