LIVE UPDATES
Aktualitet

Organizatat e Shoqërisë Civile: Kodi i ri Penal cënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias

Ata shprehen se në veçanti, dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), përmbajnë elemente shqetësuese të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile dhe rojtarëve publik në tërësi.

1 Gusht 2025, 11:24 Nga r.ll
Organizatat e Shoqërisë Civile: Kodi i ri Penal cënon lirinë
pamje nga konferenca

TIRANË- Organizatat e Shoqërisë Civile kanë mbajtur sot një deklaratë për mediat ku kanë folur lidhur me draftin e Kodit të ri Penal.  Në nisje të deklaratës ata kanë shprehur shqetësimin në lidhje me ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë, pasi sipas tyre, ato cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe të shprehjes në vend.

Më tej shprehen se në veçanti, dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), përmbajnë elemente shqetësuese të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile dhe rojtarëve publik në tërësi.

Ata i kanë bërë thirrje urgjente Ministrisë së Drejtesise, Këshillit të Ministrave dhe palëve të interesuara të përfshira në procesin e miratimit të Kodit të ri Penal që: të rishikohen në thelb nenet 865, 863 dhe 536; të sigurohet qartësi dhe specifikim në formulimin e dispozitave penale; të dekriminalizohet shpifja dhe fyerja; të mbrohen në mënyrë të qartë gazetarët dhe punonjësit e medias dhe të ketë angazhime në konsultime kuptimplota me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e lirisë së medias. 

DEKLARATA E PLOTË:

Ne,organizatat e shoqërisë civile, shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë, pasi ato cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe të shprehjes në vend.

Në mënyrë të veçantë, dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), përmbajnë elemente shqetësuese të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile dhe rojtarëve publik në tërësi.

Neni 865 (Shpifja) vazhdon ta mbajë shpifjen si kundravajtje penale, në kundërshtim të hapur me rekomandimet ndërkombëtare dhe vendase dhe standardet e Këshillit të Evropës, duke rritur ndjeshëm gjobat dhe duke hequr kriterin thelbësor të "dijenisë se informacioni është i rremë". Kjo situatë i ekspozon gazetarët ndaj ndjekjeve penale edhe kur kanë qenë në mirëbesim, duke rritur pasigurinë juridike dhe frikën e raportimit kritik. Sanksionet janë shumë të ashpra, sidomos kur shpifja kryhet përmes shtypit, medias elektronike apo rrjeteve sociale, duke rrezikuar efekt frenues mbi lirinë e medias dhe raportimin kritik.

Neni 863 (Fyerja) është i paqartë dhe i formuluar në mënyrë tepër subjektive, duke përfshirë terma si "shqetësim për opinionin publik" apo "zakonet e mira", pa dhënë përkufizime konkrete. Gjithashtu, masa e propozuar e dënimit me burgim deri në dy muaj për fyerjen e rëndë është joproporcionale dhe bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që kërkon trajtimin e fyerjes vetëm përmes masave proporcionale civile, pa burgim dhe pa rrezikuar gazetarinë kritike apo satirike.

Veçanërisht shqetësues është Neni 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), i cili ndalon në mënyrë të gjerë bërjen apo publikimin e komenteve mbi procese gjyqësore, duke qenë kështu një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në rolin legjitim të medias, akademikëve dhe shoqërisë civile për të mbikëqyrur dhe komentuar zhvillimet në drejtësi. Ky nen është formuluar qëllimisht në mënyrë të paqartë dhe mund të përdoret për të penalizuar arbitrarisht çdo koment apo raportim kritik, duke pamundësuar monitorimin publik të rasteve gjyqësore dhe hetimeve që përfshijnë figura publike dhe zyrtarë shtetërorë. Për më tepër, ky nen përmban një masë jo proporcionale të dënimit me burg deri në tre vite, gjë që shkakton një efekt frenues ndaj raportimeve investigative dhe kritike mbi drejtësinë.

Në këtë kontekst, këto dispozita cenojnë rëndë lirinë e medias, kufizojnë transparencën dhe dobësojnë rolin e gazetarëve dhe të shoqërisë civile si mbikëqyrës të pushtetit, duke krijuar një klimë të papërshtatshme dhe frenuese për punën e tyre.

Rekomandime:

Duke pasur parasysh sa më sipër, ne i bëjmë thirrje urgjente Ministrise se Drejtesise, Këshillit të Ministrave dhe palëve të interesuara të përfshira në procesin e miratimit të Kodit të ri Penal që:

1.  Të rishikohen në thelb nenet 865, 863 dhe 536 dhe te tjere për t'i përafruar plotësisht standardet e Këshillit të Europës dhe me praktikat më të mira evropiane.

2.  Të sigurohet qartësi dhe specifikim në formulimin e dispozitave penale, duke shmangur kështu paqartësinë dhe mundësinë e zbatimit selektiv.

3.  Të dekriminalizohet shpifja dhe fyerja, duke i trajtuar ato nëpërmjet masave civile proporcionale në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe raportet e progresit të BE-së, dhe siç parashikohet në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës dhe siç kërkohet nga shoqëria civile dhe komuniteti i medias edhe permes dialogut te strukturuar per lirine e medias dhe sigurine e gazetareve.

4. Të mbrohen në mënyrë të qartë gazetarët dhe punonjësit e medias si edhe rojtaret publik ne teresi, sinjalizuesit, aktivistet nga dënimet shpërpjestimore dhe përgjegjësia penale për rolet e tyre legjitime mbikëqyrëse dhe raportuese.

5. Të ketë angazhime në konsultime kuptimplota me gazetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët e lirisë së medias për të siguruar që ndryshimet ligjore fuqizojnë në vend që të dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe qeverisjen demokratike.

Ne përsërisim angazhimin tonë në përmirësimin e legjislacionit që lidhet me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë për gazetarinë dhe lirinë e fjalës janë thelbësore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e integrimit në BE.

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)

Rrjeti Ballkanit për Gazetari Investigative (BIRN Albania)

Qendra Shkencë dhe Inovavion për Zhvillim (SCiDEV)

Tiranë, 1 Gusht 2025

 

kodi i ri penal organizatat e shoqerise civile

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj