17 Janar 2024, 15:15
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Italisë disa muaj pasi u vendos në pranga në Shqipqri. Sipas njoftimit të policisë 30-vjeçari akuzohet se ka organizuar vrasjen e kunatit të tij në dhjetor të vitit 2023.
I riu me inicialet G.Gj. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim.
Njoftimi i plotë:
Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari që akuzohet se organizoi në dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij. 30-vjeçari u arrestua në Shqipëri, në muajin gusht të vitit 2023, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili në atë periudhë zhvillohej paralelisht në disa shtete dhe koordinohej nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi G. GJ., 30 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Velletri, Itali, me vendimin e datës 17.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim. Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.
itali ekstradim shqiptar vrasje
Aktualitet
17 Janar 2024, 14:53
N.F
Ndërtimet pa leje
SHKODËR- Një 63-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke ndërtuar pa leje tre shtëpi pushi...
Aktualitet
17 Janar 2024, 14:38
N.F
Foto ilustruese
TEPELENË- Mbrëmjen e djeshme një 27-vjeçare me inicialet E. B. në ambientet e spitalit “Përparim...
Aktualitet
17 Janar 2024, 13:48
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme ka reaguar Dhoma e Avokatisë lidhur me lajmin se do të marrin gjobë ata avokatë që...
Aktualitet
17 Janar 2024, 13:38
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka ndalur importet e derrave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danima...
Aktualitet
17 Janar 2024, 13:24
vodafone
TIRANË- Vodafone dhe Microsoft Corp (MSFT) njoftuan krijimin e një partneriteti të ri strategjik 10-vjeçar, nëpërm...
Aktualitet
17 Janar 2024, 13:22
h.k
Foto ilustruese
LEZHË-Ekspertë të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, zbarkuan këtë të mërkure ...
Aktualitet
17 Janar 2024, 13:18
h.k
Foto ilustruese
ITALI-Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën kokainë dhe hashash në ambientet e...
Aktualitet
17 Janar 2024, 12:44
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHKODËR- Ditën e sotme është raportuar se është shembur një urë në fshatin e N...
Aktualitet
17 Janar 2024, 12:30
r.ll
dritan goxhaj
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka reaguar sot pasi u raportua ditën e djeshme në media se kishin kërkuar rekurs pë...
Aktualitet
17 Janar 2024, 12:19
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Kujtim Kovaçi, 28 vjeç dhe Elton Koçi 19 vjeç, u arrestuan nga blutë e Durrësit pasi aku...