Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kuadër të kësaj prokuroria ka vendosur masat “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” ndaj tre policëve.
ELBASAN- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre policëve, të cilët organizuan lojëra fati. Në kuadër të kësaj prokuroria ka vendosur masat “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” ndaj tre policëve. Bëhet fjalë për Hysen Duka, Gëzim Duka dhe Ervin Shimplaku.
Mbi tre policën rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Dy prej efektivëve të policisë, organizonin lojëra fati në ambienet e një kafeneje, e cila ishte në pronësi të tyre. Ndërsa punonjësi tjetër i policisë, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”. Kjo me me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.
Njoftimi i AMP-së
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 197 dhe 25, 198 dhe248 të Kodit Penal. Inspektor H. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Ruajtjes e Sigurisë së Objektit, në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë Gjadër, pranë DVP-Lezhë.
Inspektor G. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës. Inspektor E. SH., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban pranë DVP-Elbasan. Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale, ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me shtetasin F. D., (i arrestuar me datë 23.03.2025), kanë vënë në dispozicion ambientet bar-kafe në pronësi të tyre me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Ndërsa punonjësi i policisë E. SH., duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë./Dosja.al
foto ilustruese LEZHË- Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, ka dalë sot në Gjykatën e Lezh&e...
foto ilustruese TIRANË- Katër kandidatura janë paraqitur deri më tani për Avokatin e Populli. Sipas gazetares Esiona Ko...
Foto ilustruse JANINË- Policia greke ka kapur dhe sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike, në kufirin greko-shqiptar. Në...
Foto ilustruese Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë në pah ecurinë reale të eksporteve shqiptare, që jo...
Foto ilustruese Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nuk ka zbatuar ende detyrimin ligjor për ngritjen e një skemë të kompensimit të invest...
Foto ilustruse ANGLI- Autoritetet angleze kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar me emrin Xhuljano Hoxha, me qëllim ekstradimi në...
Foto ilustruse TIRANË- Policia do të ekstradojë sot një 29-vjeçar drejt Austrisë. Ai ëshë Mondi Gitlan, 29 vje&cc...
Berisha-Malltezi TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e Argita Be...
Shkambi-Kalaja TIRANA- Xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjon Shkambi kishte kërkuar të zbutet masa e s...