27 Tetor 2025, 14:11
Nga M.L
Foto ilustruese
Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financim të një kredie të Bankës Botërore pritet të përfundojnë para verës 2026.
Në një vlerësim të fundit të ecurisë së projektit për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit, nënvizohet përparimi i arritur dhe fazat në vazhdim.
“Huaja fillestare u mbyll më 31 korrik 2025 me të gjitha punimet civile të përfunduara në katër bashkitë e projektit: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Nën huan shtesë të financimit, zbatimi i punimeve është ende në vijim, duke përfshirë punimet për përmirësimin urban të integruar në Ksamil, përmirësimin urban të integruar në Orikum, ndërtimin e rrugës turistike Borsh, restaurimin e kalasë së Kaninës, kalasë së Borshit dhe shpellës së Spillesë, si dhe ndërtimin e muzeut nënujëre të Sarandës. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë deri në qershor 2026” thuhet në raport.
Projekti me Bankën Botërore ka katër komponente: i pari për përmirësimin e infrastrukturës dhe rikualifikimin urban me një total prej 80.5 milionë dollarë.
Komponenti i dytë është përmirësimi i siteve turistike me vlerë 9.4 milionë USD. I treti është tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve me vlerë 10.1 milionë USD dhe i fundit mbështetje për zbatimin 5.3 milionë USD.
Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.
Sipas raportit të Bankës Botërore, ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje, duke sjellë për rrjedhojë krijimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin./ Monitor
Aktualitet
27 Tetor 2025, 14:06
M.L
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nuk ka zbatuar ende detyrimin ligjor për ngritjen e një skemë të kompensimit të invest...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 13:52
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Autoritetet angleze kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar me emrin Xhuljano Hoxha, me qëllim ekstradimi në...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 13:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia do të ekstradojë sot një 29-vjeçar drejt Austrisë. Ai ëshë Mondi Gitlan, 29 vje&cc...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 13:08
M.L
Berisha-Malltezi
TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e Argita Be...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 11:24
M.L
Shkambi-Kalaja
TIRANA- Xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjon Shkambi kishte kërkuar të zbutet masa e s...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 10:42
M.L
Kalaja- Shkambi
TIRANA- Gjykata e Apelit bëri me dije se ka vendosur masën e arrestit me burg për Gjon Shkambin dhe punonjësin e s...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 10:05
M.L
TIRANA- Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK. Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokur...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 09:16
M.L
Beqë Shala
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë në Kosovë. Prokurori Beqë Shala...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 08:53
M.L
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Qarkullimi i mjeteve në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas është ndalur që në orët e...
Aktualitet
27 Tetor 2025, 08:14
M.L
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës. Mës...