6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij, akuza të cilat ai i ka mohuar. Banush Koxhaj dyshohet për shpërdorim detyre, pasi nuk kontrolloi dhe nuk vlerësoi alarmin e detektorit që tregonte se vrasësi po hynte me armë.
TIRANA- Gjykata e Apelit bëri me dije se ka vendosur masën e arrestit me burg për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë Banush Koxhaj. Mësohet se dy të arrestuarit kishin kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, ndërkohë vrasësi i gjyqtarit, Elvis Shkambi, nuk e ka apeluar këtë masë.
Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij, akuza të cilat ai i ka mohuar. Banush Koxhaj dyshohet për shpërdorim detyre, pasi nuk kontrolloi dhe nuk vlerësoi alarmin e detektorit që tregonte se vrasësi po hynte me armë.
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
NJOFTIM PËR MEDIA
Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës 15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. K dhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.
Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:
– personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”, parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
– personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.
-personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2774 Regj, datë 09.10.2025, ka vendosur:
Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim E. Sh.
Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim E. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Gj. Sh.
Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim Gj. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim B. K.
Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim B. K, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:
– Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al
TIRANA- Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK. Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokur...
Beqë Shala KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë në Kosovë. Prokurori Beqë Shala...
Foto ilustruese KAKAVIJË- Qarkullimi i mjeteve në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas është ndalur që në orët e...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Lushnjës. Mës...
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën e Apelit të Tiranës, aty ku ndodhi ngjarja tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikoh...
Foto Ilustruese SHKODËR- Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq në ...
Pano Ruçi GREQI- Shqiptari Pano Ruçi njoftoi sot vendimin e tij për t’u rikthyer çdo ditë në Sheshin Syntagma dhe...
Permbytje TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se qarku i Shkodrës është më i prekuri nga reshjet e ditës së ...
Foto ilustruse KUKËS- Qarku i Kukësit ka paraqitur probleme në lëvizjen e automjeteve si pasoje e motit me rreshje shiu. Për shkak...