LIVE UPDATES
Aktualitet

OSBE: 247 incidente në objektet e trashëgimisë kulturore për gjashtë vjet në Kosovë

Sipas këtij studimi, 57 për qind e incidenteve janë vjedhje që nuk kanë motive ekonomike dhe kanë ndodhur kryesisht në kisha dhe varreza që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe. Ndërkaq 45 për qind e tyre janë vjedhje me motive ekonomike që janë kryer kryesisht nëpër xhami në Kosovë. Sipas këtij studimi, 57 për qind e incidenteve janë vjedhje që nuk kanë motive ekonomike dhe kanë ndodhur kryesisht në kisha dhe varreza që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe.

18 Korrik 2022, 20:29 Nga I.A
OSBE: 247 incidente në objektet e trashëgimisë kulturore për
Trashgimni Kulturore

TIRANË- Një hulumtim i kryer nga misioni në Kosovë i Oganizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nxjerr në pah se nga muaji janar i vitit 2014 deri në muajin dhjetor të vitit 2020, kanë ndodhur 247 incidente në objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë. Sipas këtij studimi, 57 për qind e incidenteve janë vjedhje që nuk kanë motive ekonomike dhe kanë ndodhur kryesisht në kisha dhe varreza që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe. Ndërkaq 45 për qind e tyre janë vjedhje me motive ekonomike që janë kryer kryesisht nëpër xhami në Kosovë.

Sabrina Salis nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, tha gjatë paraqitjes së raportit “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë”, se 24 objekte fetare serbe mbrohen aktualisht nga policia e Kosovës.

“Raporti rekomandon që duhet të forcohet mbështetja ndaj policisë së Kosovës, posaçërisht ndaj njësisë së specializuar për patundshmëritë kulturore, në përmbushjen e detyrave të tyre. Për shembull nëpërmjet trajnimeve, pajisjeve por edhe qasjes në praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha ajo.

Shefi i misionit në Kosovë, Michael Davenport, tha se monitorimi i vendeve që lidhen me trashëgiminë kulturore është thelbësor për të zbuluar dhe parandaluar shkeljet e mundshme që mund të bëhen ndaj tyre.

“Natyrisht inspektorët janë të parët dhe ata bartin një përgjegjësi të madhe mbi supe për të garantuar sigurinë e duhur për trashëgiminë kulturore në Kosovë. Por, monitorimi i kënaqshëm dhe efektiv është përpjekje e përbashkët ndërmjet inspektorëve në njërën anë dhe komunave, ministrive përkatëse dhe shoqërisë në përgjithësi në anën tjetër. Të gjithë ne jemi përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore”, tha ai.

Zoti Davenport tha se megjithëse janë bërë katër vite nga funksionalizimi i Inspektoratit të trashëgimisë kulturore, punë e këtij institucioni vazhdon të sfidohet nga ndërtimet pa leje dhe shkatërrimi i patundshmërive, vepra këto të cilat tha ai, duhet të ndiqen penalisht.

Sipas raportit policia e Kosovës i ka sjellë në vëmendje prokurorisë të gjitha incidentet që lidhen me trashëgiminë kulturore, por vetëm një numër i kufizuar i tyre janë trajtuar më tutje. Në vitin 2019, thekson raporti, nga 76 raste që janë paraqitur nga policia, vetëm 14 prej tyre janë trajtuar nga prokuroria.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrullah Çeku, tha se mbrojtja e trashëgimisë kulturore është një nga përparësitë programore të qeverisë e cila që nga marrja e detyrës, sipas tij, ka bërë disa reforma në këtë fushë.

Zoti Çeku tha se edhe gjendja e sigurisë është përmirësuar në objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë, duke theksuar se sipas të dhënave të fundit nga policia gjatë periudhës janar – qershor 2022 janë paraqitur gjashtë për qind më pak raste krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Raporti i paraqitur sot vë në pah gjendjen e trashëgimisë kulturore deri në vitin 2020. Dua të theksoj që qeveria e Kosovës, respektivisht ministria e Kulturës ka ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe një pjesë e rekomandimeve që adresohen në këtë raport, tashmë janë adresuar. Me punë serioze dhe përkushtim jemi duke zhvilluar programe dhe projekte të cilat do të kontribuojnë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si mjet për promovimin e vlerave të përbashkëta dhe si mundësi për ngritjen e prosperitetit ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha zoti Çeku.

Raporti rekomandon që të ndryshohet dhe plotësohet ligji për trashëgiminë kulturore për ta përafruar atë me Strategjinë Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017-2027 dhe standardet ndërkombëtare.

Marrë nga VOA

osbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj