LIVE UPDATES
Aktualitet

U urdhërua për hakmarrje? Me teknikë ushtarake dhe të mirëorganizuar, si u realizua masakra në Fushë Krujë

Paraditen e të dielës, grupi kishte dalë nga Fushë Kruja për të konsumuar një kafe në zonën e Rinasit, e teksa ishin nisur drejt Tiranës, nga pas kishin një mjet që nuk e kishin vënë re. Po i ndiqte prej kohësh me çdo lëvizje. Një mjet Passat, identik si i tyri, u doli para në mbikalimin e Fushë Krujës, mbi urë, aty ku nuk kishin nga të iknin, por gjithashtu ku asnjë kamera nuk do mund t'i kapte për t'i identifikuar.

18 Korrik 2022, 18:34 Nga k.m.
U urdhërua për hakmarrje? Me teknikë ushtarake dhe të
Pamje nga Fushë Kruja

FUSHË KRUJË- Të strërvitur, preciz dhe pa pikë mëshire! Me tre fjalë mund të përshkruhen vrasësit që dje i morën jetën 3 të rinjvë në Fushë Krujë. Paraditen e të dielës, grupi kishte dalë nga Fushë Kruja për të konsumuar një kafe në zonën e Rinasit, e teksa ishin nisur drejt Tiranës, nga pas kishin një mjet që nuk e kishin vënë re. Po i ndiqte prej kohësh me çdo lëvizje. Një mjet Passat, identik si i tyri, u doli para në mbikalimin e Fushë Krujës, mbi urë, aty ku nuk kishin nga të iknin, por gjithashtu ku asnjë kamera nuk do mund t'i kapte për t'i identifikuar. "Killerat" nxorrën armët e tyre, MP5 dhe kallashnikov dhe i lëshuan drejt shënjetrave duke lënë të vdekur të rinjtë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha dhe pas vrasjes shkatërruan me dinamit ose lëndë djegëse makinën me trupat e të vdekurve. Për ekspertët mënyra e kryerjes së vrasjes është tërësisht ushtarake, nga një profesionist i fushës, ose një i stërvitur nga një i tillë. Por për Policinë, ngjarja është ndryshe. 

“Është një krim që ka mllef dhe urrejtje brenda, jo vetëm për dinamikën se si ata qëlluan me tre armë, por edhe se si më pas ata e ndoqën njërin prej tyre, duke e eliminuar me breshëri gjatë tentativës që ai t’u shpëtonte”, - tha eksperti i policisë

90 plumba dhe shkrumbimi i trupave dërgoi mesazhin e qartë aty ku duhet të shkonte. Madje dhe Vata që tentoi të dilte jashtë mjetit, nuk ia doli dot. Duke u zvarritur doli nga makina, por një tek plumb në kokë, i mori jetën. Puna u krye! Pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj viktimave, autorët i kanë vënë flakën makinës së tyre, duke përdorur lëndë djegëse.

Policia, 3 km larg vendngjarjes gjeti makinën e shkrumbuar me një kallash brenda. Por ndodhi dhe diçka që nuk kishte ndodhur deri më sot. Mëngjesin e sotëm, në orën 2 të mëngjesit, një tjetër mjet i djegur u gjet në Ahmetaq. Dy makina dhe armë jo të thjeshtë për t'u gjetur. Dy detaje që lanë të kuptohet se atentati ishte i mirëfinancuar. Orët kalojnë por askush nuk është i dyshuar për vrasjen. Deri më tani, policia ka shoqëruar 15 të dyshuar, ku shumica e tyre janë nga Nikla dhe rezultojnë me rekorde kriminale, por askujt nuk i janë vënë prangat. Efektivët e RENEA-s dhe të FNSH-së kanë kryer kontrolle deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa janë rikthyer sërish sërish në vendngjarje për mbledhjen e provave të reja, por vetëm gëzhojat kanë gjetur.

3 milionë lekë ofron Policia e Shtetit, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në zbardhjen e vrasjes së trefishtë, por askush nuk i ka rënë numrit të nxjerrë nga Policia. Autorët ishin të maskuar, por edhe mënyra e vrasjes ka tmerruar të gjithë dëshmitarët e ngjarjes, por edhe ata që thjesht e kanë lexuar në media. Policia duhet t'ja dalë me mënyrat e saj, ndërsa kontrollojnë të gjitha kamerat e sigurisë në zonë për të gjetur autorët. 

Ekspertët e kriminalistikës mbërritën sërish në vendin e ngjarjes një ditë më pas, me shpresën se do të fiksojnë prova të tjera që mund të shërbejnë për zbardhjen. Në këtë atentat, mekanizmi i përdorur është i njëjti me atë të ekzekutimit të Erigers Mihasit, shokut të Ervis Martinajt në 13 nëntor 2021 në zonën e Astirit, gjithashtu një person i besuar i biznesmenit Ervis Martinajt. E njëjta dorë qitësish. Ende të paidentifikuar. Ndërkohë që Policia kërkon, edhe miqtë e Martinajt por kërkojnë, ndërsa janë betuar se do marrin hak për shokun e tyre. Ndoshta dinë diçka më shumë se Policia. Megjithatë kanë vendosur që ta zgjidhin vetë. 

Policia po kryen hetime bazuar në dy pista kryesore, atë të larjes së hesapeve dhe hakmarrjes. 23-vjeçari Brilant Martinaj, nipi i Ervis Martinajt, i cili ishte ulur në vendin e parë të automjetit, akuzohet për vrasjen e efektivit të Policisë Xhulio Prela, por emri i përmendet edhe në ekzekutimit Xhelal Reçi. Dikler Vata, i cili tentoi t'i shpëtonte plumbave, njihet nga Policia si pjesëtar i një bande të njohur në zonën e Fushë Krujës, me precedentë penale, i arrestuar për drogë në 2017. Ndërsa viktima e tretë, Besmir Hoxha, 36 vjeç, njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj, dhe dyshohet të ketë qenë pikërisht ai drejtuesi i mjetit që iu bë atentat, e më pas iu vu flaka. Mjeti që ai drejtonte ishte në emër të të vëllait, Arbërit. 

Tani 'topi' është tek Policia dhe Prokuroria e Krujës. Kërkohen emrat e autorëve dhe të porositësve, para se krimi të godasë sërish. 

masakra e fushe krujes brilant martinaj diklen vata besmir hoxha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen