LIVE UPDATES
Aktualitet

Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje! Dhjetëra familje në Rrogozhinë, në qiell të hapur si në mesjetë!

Por, 18 banesa nuk u rindërtuan dhe këto familje vijojnë të jetojnë si në mesjetë. Aktualisht, asnjë ndihmë, qoftë për rindërtimin apo për bonusin e qirasë të hequr prej 10 muajsh.

18 Janar 2024, 22:24 Nga I.A
Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje! Dhjetëra familje në
banesat e shkaterruara

RROGOZHINË- Shteti akordoi miliona euro për rindërtimin e banesave të prishura nga tërmeti në Rrogozhinë. U bë tenderi dhe firma bëri disa shtëpi. Por, 18 banesa nuk u rindërtuan dhe këto familje vijojnë të jetojnë si në mesjetë. Aktualisht, asnjë ndihmë, qoftë për rindërtimin apo për bonusin e qirasë të hequr prej 10 muajsh. Grupi i “Fiks Fare” udhëtoi në fshatin Kaçaj në Rrogozhinë, por rruga ishte e shkatërruar, me gropa të mëdha.

Shumë e vështirë për të kaluar. Ishte vetëm 6 kilometër e gjatë, nga fshati Sinaballaj deri në Koçaj. Familja Daja e këtij fshati i ishte drejtuar emisionit investigativ për shkak të banesave të prishura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Megjithëse jemi futur në vitin e 5-të, ku këto familje janë në qiell të hapur, ende dy shtëpitë e këtyre familjeve në këtë fshat nuk janë rindërtuar.

“Qysh në 2019 jemi në siklet për shtëpitë e prishura. Në fillim me çadra, më pas na dhanë një bonus qiraje. Na e prenë. Tani jetojmë te këto barakat. Unë jam aplikanti i parë. Bëra letrat. Tani po dal i fundit. Jemi me fëmijë të vegjë. 4 ka djali tjetër, 1 ky që jam unë. Shkojmë në bashki, do bëhet sot e nesër, asnjë gjë. Njëherë më thanë do bëhen këtu. Njëherë më poshtë. I marr edhe në pallat. Nëse kam 3 dhoma, më jepni dy. S’kam kundërshtim. Vetëm të futen fëmijët brenda. Jemi në hall”, thotë Nazmi Daja.

Më tej, pohon se fillimisht mori shtëpi me qira në Rrogozhinë.

“Te Bashkia na thanë se njëherë i ka marrë për t’i ndërtuar një firmë, dhe ka refuzuar se gjoja s’ka rrugë. Ai fondi jonë tani është te Fondi i Zhvillimit. Këta thonë kanë bërë kërkesë. Këto kanë bërë kërkesë para 1 muaji. Deri më sot jemi skandal. Ne s’duam të ikim, se u bë vendi i shkretë. Ushqehemi këtu. Ne po na largon vetëm rruga. Njerëzit janë larguar, më shumë prej rrugës. Është vetëm 6 kilometër nga Sinaballaj. Shtëpia poshtë është e djalit, e Alketit. Si Alketi edhe Nazmiu kërkojmë që ose t’na bëhet shtëpia ose të shkojmë andej poshtë. Vetëm të fusim kokën, jemi në siklet të madh. Ne nëse s’bëhet rruga ose shtëpia, jemi jashtë”, pohon Nazmiu.

Fiksi bisedoi edhe me zonjën Edlira Daja.

“Kam 4 fëmijë, banoj në fshatin Koçaj te kjo dhomë” thotë ajo. Në fakt, është një barake e sajuar me dërrasa, ju jetojnë 6 vetë. Atje gatuajnë, qëndrojnë dhe flenë. Tualetin e kanë jashtë në natyrë. “Na u shemb shtëpia nga tërmeti që në 2019 dhe jetojmë këtu ku jem. Ajo u shemb. Bonusin e kemi marrë dhe tani është prerë. Ne këtu jemi si mos më kaq. Fëmijët kanë tekat e veta. Shyqyr që i çon vjehrri në shkollë se ne do rrinim pa shkollë. Fëmija i vogël është 8 muajsh. Ka lindur te këto baraka. Kam 4 djem, më i madhi 9 vjeç. Është shumë e vështirë të jetosh këtu, si mos më keq. Fëmijët flenë te krevati dykatësh. Për të gatuar këtu te soba. Ne na kanë thënë që do ti bëjmë, por deri tani asnjë gjë”, përfundon ajo.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në Bashkinë Rrogozhinë, ku bisedojnë me z. Rezart Vogli, me detyrë drejtor i Financave dhe Shërbimit Social.

Nga ana e Bashkisë Rrogozhinë, familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 janë trajtuar me bonus qiraje deri në muajin mars 2023. Nga marsi e këtej është ndërprerë bonusi për të gjithë familjet e prekura besoj në shkallë republike”, thotë drejtori. Ai thotë se, nga informacionet që ka, bonusi është hequr për të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti.

“Në lidhje me rindërtimin e banesave, pasi familja Daja ka qenë përfitues i grantit të parë të rindërtimit, projekti është ndjekur fillimisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nëpërmjet dy-tre operatorëve kontraktues. Nga ana e Bashkisë Rrogozhinë janë bërë shkresa të vazhdueshme për 18 familje që FSHZH të rikthejë grantin dhe pastaj bashkia të vijojë me procedurat. Shkresa e fundit mban datën 10.11.2023 dhe për dy personat që bëhet fjalë, janë numri rendor 16 dhe 17”, pohon z. Vogli, i cili saktëson se i kanë kërkuar FSHZH-së që të kthejë fondin.

Sipas dokumentit të Bashkisë Rrogozhinë, është bërë një tender me objekt “rindërtimi i 149 banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të tyre”, me vlerë 395 milionë lekë pa TVSH. Nga ana e firmës nuk u ndërtuan disa banesa individuale. Në këtë shkresë, bashkia shkruan se “kërkojmë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit fondin për objektet e pa ndërtuara sipas listës së mëposhtme”. Në listë janë 18 banesa, ku 2 banesa janë në Bashkinë Rrogozhinë. 12 banesa janë në Njësinë Administrative Lekaj, 1 në fshatin Gosë dhe 3 në Njësinë Sinaballaj.

Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë për informacion Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në përgjigje, ky institucion thotë se ka pasur disa procedura rindërtimi. Një ndër to, e zbatuar në Rrogozhinë ka qenë për rindërtimin e banesave në të njëjtin truall. Kjo kontratë është lidhur mes FSHZH-së dhe firmës “Gjikuria” në nëntor të vitit 2020 për 148 banesa. Fondi thotë se numri i shtëpive për t’u rindërtuar në të njëjtin vend ka pasur përditësime dhe për rrjedhojë ndryshimeve të kontratave. Madje, ka pasur problematika në Rrogozhinë si mungesë infrastrukture, rrugësh, më shumë familje në një godinë, më shumë banesa në të njëjtin kulm apo edhe probleme pronësie.

FSHZH-ja thotë se ka përfunduar ndërtimi për 102 banesa nga 206 të tilla në Rrogozhinë. Më tej shkruajnë se lista me 104 banesa që s’do të ndërtohen i është dërguar Bashkisë së Rrogozhinës. Në këtë listë janë edhe familjet e z. Nazmi dhe Alket Daja. Në fund, pa përmendur nëse fondi do t’i kalojë apo jo Bashkisë, FSHZH-ja thotë se Bashkia e Rrogozhinës të vijojë më tej dhe të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për trajtimin e përfituesve nga Programi i Rindërtimit.

Pra, prej 4 vitesh, ka pasur vetëm letër-këmbime mes dy institucioneve. Njëra e pushtetit qendror dhe tjetra e pushtetit lokal. Në fund, ata që e pësojnë, janë banorët e thjeshtë, ata më të varfrit, të cilët vijojnë të jetojnë në qiell të hapur, si në mesjetë!

Ndërkohë, disa ditë më vonë, në redaksinë e Fiks Fare, u ankua një tjetër familje në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për familjen e z. Fiqiri Kullolli, nga fshati Gosë e Vogël. Grupi i Fiks Fare udhëtoi në atë fshat, duke biseduar me kryefamiljarin.

“Shtëpia s’është rindërtuar. Më thonë s’ka fonde. Jemi në mëshirë të fatit. Ne tani rrimë te kjo shtëpia e vëllait. Edhe kjo gati për t’u shembur është. Tokën e kam bërë sipas ligjit me certifikatë. Tani se nga vjen pengesa s’e di. Njëherë na thonë s’ka fonde, njëherë i ka bllokuar SPAK-u. Një do bëhet, një do presë. Njëri puna jote ka marrë fund. Disave ia kanë rindërtuar. Shtëpinë e kam pasur të vjetra, pa letra”, thotë Fiqiriu.

Më tej shton se disa të tjerëve iu është bërë, edhe atyre që nuk jetojnë në atë fshat, por kanë pasur banesa të vjetra.

“Njëri jeton në Durrës dhe i është bërë. Mua jo! Imë se ku del preteksti! Tani unë këtu banoj te shtëpia e vëllait. S’kemi ku të shkojmë. Bonusin kemi 11 muaj që s’marrim. Pata marrë 95 mijë e 500 lekë. S’ke ku të ankohesh. Ne jetojmë 4 veta, unë gruaja, djali dhe goca. Mos më keq”, vijon ai, duke treguar edhe shtëpinë ku jetojnë, gati për t’u shembur.

Fiksi shkon në atë banesë. Është një ndërtesë shumë e vjetër. Një pjesë e çatisë është mbuluar me plastmas. Pikon gjithandej.

“Tani edhe kjo kur të na zërë poshtë. Tani presim kur të shembet edhe kjo. Vetëm 1 dhomë kemi, s’kemi ku të shkojmë. Shikoje edhe atë tavanin, duke rënë. Kanë gati 70 vjet që janë bërë, do t’na zërë këtu brenda. S’na e zgjidh asnjë këtë hall. Unë kërkon vetëm të më rindërtohet shtëpia. Tani se nga vjen pengesa, s’e di! Kemi frikë të jetojmë, po ku të shkojmë?! Të gjitha gati janë për të rënë edhe kjo që rrimë. Po të luaj ndonjë tërmet tjetër ra e gjitha”, thotë Fiqiriu, teksa tha se janë 4 frymë, burrë e grua, djali 20 vjeç dhe vajza në vit të dytë të gjimnazit.

Marrë nga Top Channel

fiqiri kullolli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj