LIVE UPDATES
Aktualitet

Padia e kryebashkiakut, Koka: Çmenduri që një gazetar të endet nëpër gjykata! SPAK nuk thërret Veliajn për inceneratorët

13 Nëntor 2023, 11:14 Nga A.B
Padia e kryebashkiakut, Koka: Çmenduri që një gazetar të
Bledian Koka

TIRANË- Gazetari i njohur Bledian Koka u paraqit ditën e sotme në SPAK, pasi kishte seancën gjyqësore me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit, ka paditur Kokën për padinë e Erion Veliajt ndaj tij dhe emisionit investigativ "Piranjat" për intervistën me biznesmenin italian Gabriele Longinotti. 

Koka u shpreh se është çmenduri që një gazetar të endet nëpër gjykata, ndërkohë që SPAK duhet të kishte thërritur kohë më parë Veliajn për çështjen e inceneratorëve. 

PJESË E DEKLARATËS SË KOKËS:

Është tragjedi, por edhe komedi njëherësh, një gjykatë dhe një gjyqësor që funksionon sipas nevojave që ka Erion Veliaj, - tha Koka. - Është e dyta herë që unë përballem me zotërinë pas padisë të tij, sepse Mashtruesi Publik më ka paditur mua për shpifje e ndërkohë kemi dy standarde: herën e parë, kur padia u bë para zgjedhjeve lokale, gjykata funksionoi si orë zvicerane dhe afatet që parashikohen brenda në Kodin Penal për mënyrën se si trajtohen çështjet dhe paditë penale për shpifje, u bënë brenda afatit 15-ditor. U zhvilluan 2-3 seanca, aq sa kishte nevojë zoti Veliaj për “publik relations” të tij dhe kjo mbaroi.

Ndërkohë, pas risjelljes së të njëjtës padi, megjithëse herën e parë u tërhoq kot pa arsye, çfarë ndodh?! Ndodh që seanca, tani që zoti Veliaj nuk ka më nevojë për këtë çështje, por ama do ta mbajë të karikuar për presion ndaj medias, seancat zhvillohen njëhërë në 6 muaj!!!

Sot i kërkuam gjyqtares Enkeleda Dalipi: “Zonjë, pse seancat tona shtyhen dhe zhvillohen njëherë në 6 muaj”?! U bë e para në qershor dhe sot jemi në nëntor dhe seancën tjetër e lë në 20 shkurt! Pra, çdo gjashtë muaj dhe na jep argumentin se “paska shumë seanca, paska shumë masa sigurie zonja dhe mori një vendim të ndërmjetëm në shkelje të Kodit Penal”!!! Pra, Kodi Penal këtu nuk ekziston, por ekziston vullneti i i gjyqtares si të dojë sepse kështu është diktati.

Kjo është çmenduri e madhe. Këtu, praktikisht, ti mund të futesh në një proces dhe seancat mund të zgjasin aq sa i nevojitetin paditësit për sa kohë që ai e kontrollon dhe e dikton gjykatën.

Tani, pse jam këtu?! Unë zgjodha të dal ndryshe, sepse ja ku ëshstë gjykata, po unë jam këtu tek SPAK-u, te dera e SPAK-ut për t’i thënë SPAK-ut dhe për t’i bërë një thirrje institucioneve të drejtësisë:

“Unë, Bledian Koka, gazetar gjithë jetën që thjesht jam munduar, aq sa kam mundësinë, të flas për interesin e opinionit publik, sot jam i paditur pse unë kam bërë një intervistë me një person, me një qytetar që e akuzon Erion Veliajn (ai, jo unë) se unë kam bërë intervistën, e akuzon Erion Veliaj se është takuar me bosin e inceneratorëve, me Alberto Presezzi-n, kompanin e Bruno Presezzi-t që erdhi në Shqipëri para disa ditësh dhe shëtiste nëpër Tiranë, një institucion që nuk dihet çfarë efekti ka dhe për çfarë vjen e çfarë kërkon për atë që ne e ndjekim si megaaferë e korrupsionit - dhe unë jam sot në gjykatë dhe duhet të përballem, të harxhoj kohë kur mund ta vë në dispozicion të opinionit publik për ta informuar më mirë për bëmat e kësaj qeverie dhe të këtij kryebashkiaku.

Tani unë jam në gjykatë dhe më shtyhet seanca çdo gjashtë muaj dhe institucioni që kemi mbrapa nesh (SPAK) akoma nuk e ka thirrur Erion Veliajn për inceneratorët, ndërkohë që janë publikuar që nga 14 maji i zgjedhjeve deri më sot, me dhjetëra fakte që faktojnë sesi Erion Veliaj është bosi zyrtar dhe de jure i inceneratorëve!

Është ai njeriu që i dikton Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos se ku duhet të investojnë;  është ai që i dikton bosëve të inceneratorëve se çfarë duhet të ndërtojnë; është ai që u thotë se kujt duhet t’u marrin paratë për dherat dhe kujt nuk duhet t’ia marrin paratë për dherat!

Praktikisht, inceneratorët janë Erion Veliaj dhe SPAK-u sot, që nuk ka lënë arka peshku pa gjetur, po nuk i shikon faktet publike dhe faktet zyrtare dhe gjurmën dhe ujkun e bashkisë së Tiranës që bën kërdinë me paratë e qytetarëve shqiptarë?!

Dhe unë tani duhet të vij të përballem me drejtësinë për punën time dhe Mashtruesi Publik na dikton dhe emisionet e humorit se kush duhet e kush nuk duhet të ndiqet, kush duhet e kush nuk duhet të hetohet!”

bledian koka erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj