Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kështu, në pranga kanë përfunduar: Rajner Bali, Arjan Kulla, Denis Shemun, Shpëtim Daiu, Erjon Hoxha, Ermir Çela dhe Totila Okshtuni.
DURRËS- Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, në kuadër të një operacioni të koduar “Basti i fundit”. Policia lokale sqaroi se janë kryer kontrolle 5 lokale të ndryshme në Durrës dhe Kavajë.
Kështu, në pranga kanë përfunduar: Rajner Bali, Arjan Kulla, Denis Shemun, Shpëtim Daiu, Erjon Hoxha, Ermir Çela dhe Totila Okshtuni.

NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit", për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe në Kavajë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 7 shtetas. Njëri prej të arrestuarve, pronar i një lokali në Kavajë, të paregjistruar në organet tatimore. Sekuestrohen 7 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, si dhe ata të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të kryera në 5 lokale të ndryshme në këto 2 qytete, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit", kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin. Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe D. Sh., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe shtetasit E. H., 32 vjeç (nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi, në Kavajë), E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, të katërt banues në Kavajë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë, në 5 lokale të ndryshme, në Durrës dhe në Kavajë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Aksioni i policise ITALI- Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga Policia italiane. Arrestimi i tyre u bë në kuad&...
Sherri SHBA-Një sherr i ashpër ka ndodhur në një rrugë të Majamit mes një Youtuber-i shqiptar dhe një influencuesi ...
Vaksine Teknologjia mRNA ka revolucionarizuar mjekësinë brenda pak vitesh. Gjatë pandemisë së koronës, falë kë...
Librat TIRANË- Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar mbështetje edhe për nxënësit e shkollave. Ditën...
Moti TIRANË- Orët e para të mëngjesit kanë nisur me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, p...
Droga EKUADOR- Dy vjet pasi një gjykatës në Ekuador i dha Dritan Rexhepit lirimin e parakohshëm dhe më shumë se nj&eu...
Rruga e permbytur LEZHË- Moti me shi gjatë ditës së sotme ka krijuar probleme të shumta në aksin Lezhë-Milo...
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Mësohet se dy makina janë përplasur me n...
pamje nga ekspozita KUKËS- Këtë fundjavë, në mjediset e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në qytet...
një prej eskavatorëve KURBIN- Policia ka arrestuar 1 person, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim dy të...