LIVE UPDATES
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

Në ambasadën gjermane në Tiranë i thanë që është mashtruar. Ardisi nuk mori as takim në ambasadë, as vizë pune dhe as lekët mbrapsht.

27 Maj 2025, 22:21 Nga M.L
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane,
Foto nga emisioni

KOSOVA- Ardis Sulaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se i ka shkruar një faqeje në Facebook, që ofronte takime në ambasadën gjermane dhe për një takim i pagoi 1400 Euro shtetasit Bujar Baca, në Prishtinë. Në fund, çdo gjë rezultoi mashtrim dhe nga faqja në fjalë, nuk mori asnjë përgjigje. Në ambasadën gjermane në Tiranë i thanë që është mashtruar. Ardisi nuk mori as takim në ambasadë, as vizë pune dhe as lekët mbrapsht.

“Në datën 15 qershor të vitit 2024, gjeta një person në një faqe Facebook-u, që jepte ‘termina’ në ambasadë për vizë punë në Gjermani. Unë i shkrova këtij personit dhe më ktheu përgjigje. Vonon 3 ditë. Është 100% i sigurt dhe i saktë edhe pagesa bëhet pas konfirmimit, që vjen një e-mail, që do të paraqitesh në ambasadën gjermane. Në ambasadë në Tiranë, më thanë që është mashtrim. Këtë, që kishte bërë ai, ishte false, mashtrim. S’mora as takim në ambasadë, s’mora as vizë pune, as lekët e mia nuk i kam marrë mbrapsht, 1400 euro. Në emër të Bujar Baca Prishtinë”, tha denoncuesi.

Ai bëri një kallëzim, që më pas i kaloi prokurorisë. Por kjo e fundit, e ka pezulluar dhe arkivuar dosjen, me pretendimin, që pret përgjigje nga letër-porositë drejtuar Kosovës. Sipas avokatit Arben Llangozi, në këtë rast ka shkelje të Kodit të Procedurës Penale, pasi emri është dhe prova janë pagesat e bëra nga Ardis Sulaj. Sipas tij, këto janë mekanizma, që kësaj çështjeje të mos i jepet zgjidhje nga ana e Prokurorisë së Dibrës.

“Kallëzuesi ka një emër konkret, ka provën materiale që u ka vënë në dispozicion organeve të akuzës, që është mandati bankar, pra identifikohet personi plotësisht. Prokurori ka për detyrë që të regjistrojë emrin e personit, të vijojë hetimet dhe të mos e pezullojë në asnjë moment. Vetë fakti që personi e ka pezulluar për shkak të një letër porosie nuk është ligjore, sepse neni i ndalon prokurorin që ta pezullojë, sepse pezullimi bëhet vetëm kur nuk gjendet autori, apo kur nuk ka persona autorë të një vepre penale.

Në rastin konkret ne e kemi autorin dhe prokurori ka vendosur në kundërshtim me ligjet e Republikës së Shqipërisë. Unë mendoj se vetë fakti që prokuroria e ka pezulluar ka dashur që të zvarrisë procedurat për të çuar përpara përgjegjësisë këtë autor të veprës penale. Marrëdhëniet e shtetit shqiptar me atë kosovar janë me marrëveshje, që të komunikojnë në një kohë sa më të shkurtër, pra që informacioni të vijë në një kohë sa më të shkurtër në Republikën e Shqipërisë”, tha avokati./tvklan.al

ardis sulaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj