6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Për këtë arsye, zemra e dyshuar u mbajt për më shumë se dy vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa këtë të mërkurë u transportua drejt Brukselit për ekzaminime të specializuara.
TIRANA- Pas pesë vitesh pritje, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës që dyshohet se i përket Saimir Sulës, i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë së COVID-19 në një spital në Spanjë. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, zemra u soll nga Spanja në Shqipëri, por për faktin se ishte e vendosur në formalinë në vendin tonë nuk mund të kryhej analiza e ADN-së që të mund të bëhej krahasimi me pas me profilin e nënës së tij dhe në këtë mënyrë të përcaktohej nëse zemra i përkiste Saimir Sulës apo ndonjë personi tjetër.
Për këtë arsye, zemra e dyshuar u mbajt për më shumë se dy vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa këtë të mërkurë u transportua drejt Brukselit për ekzaminime të specializuara.
Sipas motrës së viktimës, vëllai i saj humbi jetën jo për shkaqe natyrore, por për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij në një spital në Spanjë. Majlinda deklaron se e konstatoi mungesën e zemrës kur trupi i pajetë u soll në Shqipëri dhe u dërgua për autopsi në Tiranë. Më pas ajo bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për trafik organesh, duke hedhur dyshime të rënda mbi rrethanat e vdekjes së vëllait të saj.
Majlinda ka kërkuar që analiza e ADN-së të bëhet në mënyrë të pavarur, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj institucioneve shqiptare: Kam të drejtën të di nëse kjo zemër është e vëllait tim apo jo.
Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!/Dosja.al
Aleksandër Laho DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK në Durrës. Mësohet se pas kontrollit në...
Rrumi DURRËS- Prokuroria e Posaçme dhe policia operacionale kanë ndërmarrë një aksion ditën e sotme në Durrë...
Prevall KOSOVA- Mesnatën e kaluar, reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete të Kosovës, duke sjellë kështu 'dim&eum...
Foto ilustruese KUKËS- Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu që në orët e para të mëngjesi...
Foto nga vendi KUKËS- Ashtu sikurse edhe ishte paralajmëruar, temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zon...
Foto ilustruese TIRANA- Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kuf...
Foto ilustruese TIRANA- Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, pë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vran&e...
pamje nga sherri BILISHT- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sherri e ndodhur ditën e sotme në Bilisht. Bëhet me dije se konfl...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka hyrë në një fazë intensive duke çelur shumicën e grup-kapitujve të neg...