2 Tetor 2025, 07:20
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024.
Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent.
Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës.
Të dhënat e Eurostat tregojnë diferenca të mëdha në nivelin e digjitalizimit mes ekonomive europiane. Shumë ndërmarrje në vendin tonë, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, ende nuk kanë arritur të integrojnë teknologjitë online si pjesë të përditshme të aktivitetit të tyre ekonomik.
Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, niveli i përdorimit mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja europiane. Teksa BE-ja arrin një mesatare prej 62.9%, Shqipëria, së bashku me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën, renditet në zonën ku përqindja e punonjësve që përdorin internetin në punë është shpesh më pak se 30%.
Arsyet e kësaj diference lidhen ngushtë me strukturën ekonomike të vendit tonë. Pesha e lartë e sektorëve tradicionalë, si bujqësia dhe ndërtimi, ku interneti nuk është mjet kryesor pune, kufizon ndjeshëm digjitalizimin e tregut të punës.
Në Shqipëri, një pjesë e madhe e ndërmarrjeve janë mikro ose të vogla, me kapacitet të kufizuar financiar dhe teknologjik për të investuar në pajisje digjitale dhe trajnime për punonjësit. Për më tepër, mungesa e shtrirjes së plotë të infrastrukturës moderne të internetit në zonat rurale e thellon hendekun mes qyteteve të mëdha dhe pjesës tjetër të vendit.
Shumë kompani shqiptare vijojnë të mbështeten tek mënyrat tradicionale të punës, duke mos e parë internetin si një instrument që rrit produktivitetin. Krahas kësaj, mungesa e aftësive digjitale te një pjesë e madhe e fuqisë punëtore, sidomos te brezat më të vjetër, përbën një pengesë shtesë për përhapjen e gjerë të teknologjisë në punë.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria gjendet në një mesatare të ulët, të ngjashme me Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia tregojnë pak më shumë përparim, falë investimeve më të hershme në teknologji dhe integrimit më të madh të shërbimeve online./ Monitor
internet punë
Aktualitet
2 Tetor 2025, 07:12
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vran&e...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 22:43
E. D
pamje nga sherri
BILISHT- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sherri e ndodhur ditën e sotme në Bilisht. Bëhet me dije se konfl...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 22:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka hyrë në një fazë intensive duke çelur shumicën e grup-kapitujve të neg...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 22:21
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Sipas nenit 25 të ligjit për ushqimin përcaktohet qartë se çdo operator i biznesit ushqimor duhet ...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 22:19
M.L
Foto nga emisioni
TIRANA- Në muajin tetor 2024, mijëra ton mish i infektuar me salmonelë u importua nga subjekti “Bajraktari Food...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 22:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësinë për garantimin e sigu...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 22:12
M.L
Foto nga emisioni
TIRANA- Brazili është vendi nga ku më së shumti Shqipëria importon mishin. Pikërisht me origjinë nga a...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 22:09
E. D
foto ilustruese
GRAMSH- Në mes të muajit maj 2025, në një kopsht publik në qytetin e vogël të Gramshit shpërtheu sa...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 21:07
E. D
pamje nga vendngjarja
BILISHT- Janë publikuar pamjet nga sherri i ndodhur në qytetin e Bilishtit, në të cilat duket momenti ku Trajan &...
Aktualitet
1 Tetor 2025, 20:44
E. D
foto ilustruese
BILISHT- Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit. Mësohet se tre persona kanë god...