Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga kontrollet janë sekuestruar një mori provash materiale me interes për hetimin si njësi kompjuterike, telefona celularë dhe akte të shumta shkresore. Në njoftim theksohet se po punohet për identifikim e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
TIRANË- Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e dy personave të finalizuar ditën e djeshme në Tiranë. Në pranga janë vënë 41-vjeçarja, Arlinda Marku dhe 34-vjeçari Darin Gezdari. Mësohet se pas disa muajsh hetimesh dhe bashkëpunimi me Agjencinë e Inteligjencës Financiare u bë identifikimi i një grupi i cili gjatë periudhës kohore 2021-2022 kishin arritur të pastronin një sasi prej 11 milionë euro në territorin shqiptar dhe t`i transferonin në vijim këto para drejt Kanadasë.
Më tej bëhet me dije se janë zhvilluar kontrolle në vendë të ndryshme në Tiranë. Nga kontrollet janë sekuestruar një mori provash materiale me interes për hetimin si njësi kompjuterike, telefona celularë dhe akte të shumta shkresore. Në njoftim theksohet se po punohet për identifikim e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Hetimet e deritanishme kanë provuar se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare, duke përdorur kompani guackë në shtetet e parajsave fiskale, si Qipro, Gibraltar, Maltë etj, para të cilat transferoheshin në Shqipëri dhe më pas transferoheshin në Kanada.
Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:
Ditën e enjte, datë 19.12.2024, Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve finalizoi një fazë të rëndësishme të hetimit disa mujor në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare (FIU), për identifikimin e një grupi personash, të cilët në harkun kohor 2021-2022 kishin arritur të pastronin një sasi prej 11 milionë euro në territorin shqiptar dhe t`i transferonin në vijim këto para drejt Kanadasë.
Në fillim të muajit dhjetor 2024 aktet e mësipërme hetimore u referuan nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 180 dhe 287 të Kodit Penal.
Në vijim, pas regjistrimit të procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe, marrjes së autorizimeve të nevojshme nga gjykata kompetente për kontrolle vendesh dhe sekuestrim provash materiale, më datë 19.12.2024 një skuadër e përbërë nga 6 (gjashtë) Oficer të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtuar kontrolle në vende të ndryshme në Tiranë dhe kanë sekuestruar një mori provash materiale me interes për hetimin si njësi kompjuterike, telefona celularë, akte të shumta shkresore, etj.
Po ashtu, gjatë ditës së enjte, janë ndaluar edhe 2 (dy) shtetas shqiptarë mbi dyshimet se kanë kryer veprat penale të mësipërme dhe po punohet në drejtim të identifikimit të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Hetimet e deritanishme kanë provuar se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare, duke përdorur kompani guackë në shtetet e parajsave fiskale, si Qipro, Gibraltar, Maltë etj, para të cilat transferoheshin në shtetin Shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyre fiktive këtu, dhe më pas transferoheshin në shtetin Kanadez.
Hetimet vazhdojnë, por në këtë fazë të rëndësishme të hetimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor, gjen rastin të falenderojë për bashkëpunimin e mirë që ka pasur Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Agjencinë e Inteligjencës Financiare dhe Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke shpresuar se në vijim do thellohet ky bashkëpunim edhe për raste të tjera.
Malkaj TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të mbajtur par...
Banori MIRDITË- Banorët e 10 fshatrave në bashkinë e Mirditës kanë dalë në protestë ashtu siç e ki...
Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javë...
foto ilustruese TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur mëngjesin e ditës ...
Foto ilustruese TIRANË- 41-vjeçarja, Arlinda Marku dhe 34-vjeçari Darin Gezdari janë vënë në pranga në...
foto ilustruese BURREL- Një 33-vjeçar është arrestuar në Burrel pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike n&eu...
Droga GREQI- Autoritetet greke kanë zbuluar dhjetëra bimë kanabis, 34 kilogramë kanabis të tharë dhe armë të r...
Foto ilustruese TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë pas një operacioni të koduar “Coast to ...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ndalimin e dy personave. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata në...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, në afërsi të ...