LIVE UPDATES
Aktualitet

Për herë të parë që nga fillimi i Covid-19, vdekjet në vend zbresin në nivelin e para pandemisë

Sipas treguesve demografikë të INSTAT, në tremujorin e dytë 2022 u regjistruan gjithsej 5,916 vdekje, me një rënie prej 19.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte shënuar dhe niveli më i lartë rekord i vdekshmërisë në vend në perudhën përkatëse.

12 Gusht 2022, 09:47 Nga k.m.
Për herë të parë që nga fillimi i Covid-19, vdekjet
Foto ilustruese

Për herë të parë që kur u shënuar rasti i pare i Covid-19 mëse dy vjet më parë, sëmundje që pati pasoja fatale në jetët e njerëzve, vdekjet në vend zbritën në nivelin e para-pandemisë. Sipas treguesve demografikë të INSTAT, në tremujorin e dytë 2022 u regjistruan gjithsej 5,916 vdekje, me një rënie prej 19.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte shënuar dhe niveli më i lartë rekord i vdekshmërisë në vend në perudhën përkatëse.

Por, edhe në raport me mesataren 2016-2019 të tremujorit të dytë, vdekjet ishin 2.6% më të ulëta, një tendencë rënëse që shënohet për herë të parë që nga tremujori i dytë i vitit 2017 (shiko grafikun Vdekjet, Tremujori i dyte, 2011-2022).

Mjeku pneumolog Petrit Malaj thotë se kjo tendencë shpjegohet me dy faktorë. Së pari, në tremujorin e dytë të vitit pothuajse nuk kishte raste me Covid-19 dhe si rrjedhojë nuk kishte vdekje direkte. Ndërsa arsyeja e dytë lidhet me faktin që në kohën e pandemisë u shënuan dhe shumë fatalitete të personave që kishin predispozita të sëmundjeve të ndryshme, duke u shkurtuar jetën.

Për 6 mujorin e pare të këtij viti, fatalitetet ishin gjithsej 12.8 mijë, duke shënuar një rënie prej 21% në krahasim me të njëtën periudhë të një viti më parë, kur ishte rekordi i humbjeve të jetës si rrjedhojë e valës agresive në muajt e parë të 2021.

Por, në raport me mesataren përkatëse 2016-2019, vdekjet mbeten 9% më të larta, si rrjedhojë e fataliteteve në rritje me periudhën e para pandemisë në tremujorin e parë të këtij viti.

Vdekjet u rritën në 2020-2021

Në periudhën 2020-2021, ashtu si gjithë bota vendi u përball me një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë shtesë si rrjedhojë e pandemisë. Në vitin 2020 u shënuan gjithsej 27.6 mijë humbje jete, me një rritje prej 26.4% në raport me mesataren e 2016-2019.

Në vitin 2021, vendi pa nivelin më të lartë të fataliteteve të regjistruar ndonjëherë, duke arritur në 30.5 mijë (INSTAT ka rishikuar lehtë në ulje vdekjet në tre tremujorët e fundit të 2021 në publikimin e fundit). Në krahasim me mesataren e 2016-2019, fatalitetet në 2021 u rritën me gati 40%, duke shënuar rritjen e tretë më të lartë kumulative në Europë nga fillimi i pandemisë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Deri në fund të tremujorit të parë, vdekjet shtesë në vend që nga fillimi i pandemisë arritën në rreth 16 mijë, ose 4.7 herë më shumë se fatalitetet e deklaruara zyrtarisht nga institucionet./Monitor

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj