LIVE UPDATES
Aktualitet

"Pse të paguajnë fëmijët gabimet e mia?"/ Zvicra dëbon familjen shqiptare pas 30 vitesh

Për vite me radhë, familja e D.* (57 vjeç) i kishte rezistuar dëbimit, duke e çuar rastin madje dy herë në Gjykatën Federale. Por pa sukses. Familja prej gjashtë anëtarësh ka tashmë mbi katër muaj që jeton në Maqedoninë e Veriut.

12 Gusht 2022, 08:13 Nga d.a.

"Pse të paguajnë fëmijët gabimet e mia?"/ Zvicra


Foto ilustruese

ZVICËR- Një familje prej gjashtë anëtarësh është detyruar të largohej nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut, këtë vit. E gjithë kjo, me fajin e kryefamiljarit

Për vite me radhë, familja e D.* (57 vjeç) i kishte rezistuar dëbimit, duke e çuar rastin madje dy herë në Gjykatën Federale. Por pa sukses. Familja prej gjashtë anëtarësh ka tashmë mbi katër muaj që jeton në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk kemi asgjë këtu dhe jemi vendosur te të afërmit. Fëmijët e mi nuk kanë të ardhme këtu. Ata as nuk e njohin vendin dhe as nuk e flasin gjuhën siç duhet”, thotë D.

57-vjeçari kishte ardhur në Zvicër 30 vjet më parë. Tetë vjet më vonë i ishte bashkuar edhe gruaja e tij. “Ne u martuam dhe patëm katër fëmijë. Jeta jonë këtu ishte e mirë”, thotë ai, shkruan 20minuten.ch.

Por kur gruaja e tij u sëmur rëndë, atij iu desh të linte punën dhe të kujdesej për fëmijët. Për shkak se çifti, që ndërkohë jetonte nga ndihmat sociale, grumbullonte gjithnjë e më shumë borxhe dhe D. kishte rënë në  kundërshtim me ligjin, autoritetet i hoqën lejen e përhershme (Viza C) atij dhe lejen e qëndrimit (Viza B) gruas së tij.

Përfundimisht familjes iu kërkua të largohej nga vendi. Dhe kjo përkundër faktit se mjekët kishin tërhequr vërejtjen se nuk bënte të bëhej dëbimi për shkak të gjendjes së paqëndrueshme mendore të gruas. Këtë e tregojnë edhe dokumentet që disponon 20 minuten.

“Nuk e kuptoj pse fëmijët e mi duhet të paguajnë për gabimet e mia”

Më e keqja këtu është se bashkë me çiftin, edhe fëmijët e tij gjithashtu duhej të largoheshin nga Zvicra. Vajza e tij e madhe kishte ende mundësinë të niste një praktikë profesionale pak përpara dëbimit. “Me praktikën ajo do të kishte marrë një arsim të mirë dhe së shpejti do të ishte në gjendje të pavarësohej”.

Ai tani shpreson të gjejë një mënyrë që fëmijët e tij, 12 dhe 20 vjeç, të kthehen në Zvicër. “Nuk e kuptoj pse fëmijët e mi duhet të paguajnë për gabimet e mia”, thotë D. “Kjo është çnjerëzore. Ata kanë lindur në Zvicër, atje kanë atdheun. Ata nuk janë të lumtur këtu dhe me të vërtetë duan të kthehen”.

Ankesa e refuzuar nga Gjykata Federale

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale, D. është dënuar disa herë, përfshirë për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit të trafikut rrugor, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2008, autoritetet e migracionit kishin zbuluar gjithashtu se borxhet eçiftit ishin rritur masivisht. Pasi situata ishte përkeqësuar më tej, zyra e migracionit i hoqi D. lejen e përhershme (Viza C) dhe nuk ia zgjati lejen e qëndrimit (B), gruas së tij.

Përveç kësaj, ajo vendosi për dëbimin e familjes nga Zvicra. Një ankesë kundër kësaj u hodh poshtë nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Federale në vitin 2015. Zyra e migracionit nuk iu përgjigj një kërkese për rishqyrtim apo kërkesë për vështirësi për vajzën e madhe. Më tutje, në vitin 2021, Gjykata Administrative dhe Gjykata Federale hodhën poshtë një apel kundër tij.

Mundësi (teorike) për kthim të fëmijëve

Përkundër të gjithave, ende ekziston një shpresë për kthimin e fëmijëve në Zvicër. Kështu të paktën thotë Mark Spescha, avokat dhe ekspert i njohur i të drejtës së të huajve. “Nuk është e pamundur që fëmijët të kthehen një ditë. Megjithatë, ata do të duhet të kapërcejnë pengesa të rëndësishme. Ata do të pranoheshin si migrantë për punë nga një i ashtuquajtur vend i tretë vetëm nëse do të ishin shumë të kualifikuar dhe nëse do të konstatohet mungesa e punëtorëve të kualifikuar në sektorin përkatës”./Express/

debohet familja shqiptare nga zvicra

Sondazh

Poll

Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'