LIVE UPDATES
Aktualitet

“Veprim i paprecedentë”/ Holta Zaçaj: Gjykata e Lartë në kundërshtim me Kushtetutën

Zaçaj ka thënë se nuk është zgjedhur brenda mandatit të Vitore Tushës. Sipas saj Tusha e ka kryer mandatin e saj 9-vjeçar dhe sipas Kushtetutës, mandati i saj mbaron më 2025.

12 Dhjetor 2024, 17:59 Nga N.F
“Veprim i paprecedentë”/ Holta Zaçaj: Gjykata e
Holta Zaçaj

TIRANË-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka thirrur ditën e sotme mbledhjen e Gjyqtarëve. Zaçaj nisur nga sulmet e paprecedente në media drejt saj si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një njoftim për shtyp për të sqaruar opinionin publik në lidhje me afatin e qëndrimit të saj në detyrë.

Ajo u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit të gjyqtares Vitore Tusha, çka ka përbërë bazën ligjore për organin e emërtesës për të shpallur procedurat e kandidimit për zgjedhjen e gjyqtarit pasues. Zaçaj ka thënë se nuk është zgjedhur brenda mandatit të Vitore Tushës. Sipas saj Tusha e ka kryer mandatin e saj 9-vjeçar dhe sipas Kushtetutës, mandati i saj mbaron më 2025.

"Sqaroj se unë nuk jam gjyqtare zëvendësuese e gjyqtares Vitore Tusha, pra nuk jam zgjedhur brenda mandatit 9-vjeçar të kësaj të fundit, të cilin e ajo ka kryer dhe e ka përfunduar për të gjithë kohën e parashikuar nga norma kushtetuese (pra për 9 vjet). Edhe pse ajo gjyqtare ka zgjedhur, në vijim, që të qëndrojë në detyrë deri në pritjen e pasardhësit të saj, kjo është e lejueshme për gjyqtarin kushtetues sipas parashikimeve të nenit 125, pika 7, të Kushtetutës për të mos penguar funksionimin e kësaj Gjykate”, tha ajo.

Zaçaj shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet te jete e lirë nga presioni politik dhe mediatik që funksioni i saj si mbrojtës i parimeve kushtetuese të jetë i fortë dhe i besueshëm. Ajo thekosi se siguria e mandatit kushtetues është thelbësore për vetë demokracinë. Sipas saj pa një organ të pavarur siç është Gjykata Kushtetuese, e cila kontrollon legjitimitetin e ligjeve dhe të akteve të shtetit, ekziston rreziku i cenimit të balancimit të pushteteve.

Ky vendim i Zaçajt, vjen vetëm një ditë pasi Gjykata e Lartë shpalli vakancën për kreun e Kushtetueses dhe hapi procedurat e aplikimit, pasi kryetarja e GJK-së, Holta Zaçaj i kërkoi një interpretim Komisionit të Venecias për vijimin e mandatit të saj.

Njoftimi:

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese thërret Mbledhjen e Gjyqtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit të saj

“Gjykata Kushtetuese duhet te jete e lirë nga presioni politik dhe mediatik që funksioni i saj si mbrojtes i parimeve kushtetuese të jetë i fortë dhe i besueshëm”

Nisur nga sulmet e paprecedente në media drejtuar mua personalisht si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, jap këtë njoftim për shtyp për të sqaruar opinionin publik në lidhje me afatin e qëndrimit tim në detyrë, bazuar në përgjegjshmërinë time në rolin si rojtare e Kushtetutës mbi të cilën jam betuar dhe përgjigjem.

Sqaroj se me vendimin nr. 19, datë 10.03.2017 Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit të gjyqtares Vitore Tusha, çka ka përbërë bazën ligjore për organin e emërtesës për të shpallur procedurat e kandidimit për zgjedhjen e gjyqtarit pasues.

Për shkak të shpalljes dhe rishpalljes së thirrjes për kandidatë nga Gjykata e Lartë, në cilësinë e organit të emërtesës përfundimisht, pas përfundimit të procedurave të vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka përcjellë Gjykatës së Lartë listën e renditjes së kandidatëve, së bashku me raportin dhe dokumentacionin përkatës.

Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 2, datë 16.01.2023, vendosi: “Zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj anëtare të Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”.

Në datën 25.01.2023 unë kam filluar të ushtroj detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pasi kam bërë betimin përpara Presidentit të Republikës.

Sqaroj se unë nuk jam gjyqtare zëvendësuese e gjyqtares Vitore Tusha, pra nuk jam zgjedhur brenda mandatit 9-vjeçar të kësaj të fundit, të cilin e ajo ka kryer dhe e ka përfunduar për të gjithë kohën e parashikuar nga norma kushtetuese (pra për 9 vjet). Edhe pse ajo gjyqtare ka zgjedhur, në vijim, që të qëndrojë në detyrë deri në pritjen e pasardhësit të saj, kjo është e lejueshme për gjyqtarin kushtetues sipas parashikimeve të nenit 125, pika 7, të Kushtetutës për të mos penguar funksionimin e kësaj Gjykate.

Unë jam zgjedhur në detyrë në një mandat të ri kushtetues që për arsye objektive, për shkak të vonesave në procedura, filloi të ushtrohej me vonesë por që në mënyrë përjashtimore nga rregulli i zakonshëm i kohëzgjatjes së detyrës për 9 vjet, ishte përcaktuar si i kufizuar për shkak të parashikimit të posaçëm të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.

Kujtoj se neni 125 i Kushtetutës ka sanksionuar se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese qëndron në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, përveçse kur Kushtetuta vetë ka përcaktuar një datë të ndryshme apo një kufizim të mandatit kushtetues, siç është rasti i mandateve të kufizuara nga Kushtetuta sipas parashikimit të paragrafit të tretë të nenit 179 të Kushtetutës. Është pikërisht ky rasti i mandatit tim i cili është kufizuar nga kjo dispozitë tranzitore sipas së cilës “Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025”.

Pra kufizimi në kohë i mandatit tim vjen nga vetë Kushtetuta dhe jo nga ndërprerja hipotetike në mes e mandatit të anëtares Vitore Tusha, siç po anatemohet në media. Është mandati i asaj gjyqtareje që ka mbaruar në 10 mars 2017. Kjo datë nuk përcakton as fillimin dhe as mbarimin e mandatit të pasuesit të saj, që parimisht është një mandat kushtetues që përfundon në vitin 2025 (si me sipër neni 179, pika 3).

Dua të sjell në vëmendje se vetë organi i emërtesës, pavarësisht mënyrës se si ka shpallur vakancën e plotë për mandatin pasues, në vendimin e saj për zgjedhjen time si gjyqtare kushtetuese deklaron se mandati është i pjesshëm “deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”.

Fakti që ky mandat është i pjesshëm nuk nënkupton se ai është “zëvendësues” por se ky mandat, në përjashtim nga rregulli kushtetues, ishte e pamundur të ushtrohej për një kohëzgjatje të plotë prej 9 vitesh, edhe në rastin më të mirë, pra edhe nëse unë do të isha zgjedhur menjëherë pas mbarimit të mandatit të znj. Tusha, pra brenda vitit 2017.

Deklaroj se në momentin e kandidimit unë kam qenë në dijeni dhe kam pranuar se po konkurroja në një mandat jo të plotë që sipas normës kushtetuese përfundonte në vitin 2025.

Një qëndrim i ndryshëm do të bënte të pazbatueshme vetë pikën 3 të nenit 125 të Kushtetutës, i cili nuk shprehet për “mandat” por për “qëndrim në detyrë”, pra për kohën efektive gjatë të cilës gjyqtari kushtetues ushtron këtë funksion kushtetues, dhe do të nënkuptonte se në çdo rast fillimi i qëndrimit në detyrë të gjyqtarit pasues është i lidhur më atë të përfundimit të gjyqtarit paraardhës, që nuk rezulton nga përmbajtja dhe fryma e dispozitave kushtetuese (neni 125, pika 3 dhe neni 129 të Kushtetutës), nga praktika e kësaj Gjykate që prej vitit 1998 dhe as nga vetë mënyra e ushtrimit dhe përllogaritja e mandatit të vetë gjyqtares Vitore Tusha.

Një qëndrim i ndryshëm do të nënkuptonte zbatimin e datave fikse të fillimit dhe mbarimit të detyrës, pra se gjyqtari kushtetues e ka të përcaktuar apriori fillimin dhe mbarimin e kohës së ushtrimit të detyrës së tij, edhe pse ajo është e përcaktuar sipas normës kushtetuese nga një ngjarje juridike e përcaktuar.

Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen time në detyrë, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat i mbarimit të ushtrimit të detyrës është fundi i vitit 2025. Neni 148 i Kodit të Procedurës Civile të cilit i referohemi edhe sipas rregullimeve specifike të ligjit organik dhe Rregullores së Gjykatës Kushtetuese, parashikon se “Kur afati është caktuar me ditë dhe me orë, përjashtohet dita dhe ora në të cilën ka filluar ngjarja ose koha nga e cila duhet të fillojë afati. Afati që është caktuar në javë, në muaj ose në vite mbaron me kalimin e asaj dite të javës së fundit ose të muajit të fundit që ka të njëjtin emër ose numër me atë të ditës që ka filluar afati. Kur një ditë e tillë mungon në muajin e fundit afati mbaron me kalimin e ditës së fundit të këtij muaji”.

Gjendur në kushtet e qëndrimit publik të Gjykatës së Lartë, të datës 6 Dhjetor 2024, bazuar në faktin që dispozita kushtetuese dhe vendimi i zgjedhjes time si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nuk kishin një datë të përcaktuar, por vetëm vitin në të cilin përfundonte koha e qëndrimit në detyrë, vendosa që në datën 10 Dhjetor 2024 t`i drejtohem Komisionit të Venecias për të kërkuar një opinion amicus curiae duke pasur parasysh jo vetëm se në rastin konkret shtrohen për diskutim dhe interpretim çështje që kanë të bëjnë me parime kushtetuese, të cilat janë vënë edhe më parë në diskutim nga Komisioni i Venecias, të cilat mbartin interes publik dhe do i shërbejnë kësaj Gjykate edhe në të ardhmen, ashtu edhe për të shmangur mosmarrëveshje kushtetuese që mund të shkaktohen nga interpretime të normave kushtetues që mund të bien ndesh me parimet dhe kompetencat e sanksionuara në ligjin themelor.

Gjej rastin t`ju bëj me dije, duke marrë shkas nga publikimi i letrës së aplikimit tim të datës 25 shkurt 2022, se ajo i referohet termave të njoftimit të vakancave të shpallura nga Gjykata e Lartë, e cila në atë kohë kishte shpallur 3 të tilla me datë mbarimi, nga të cilat 2 vakanca të pjesshme dhe 1 vakancë  të plotë.

Dua të theksoj se në lidhje me këtë vakancë të fundit data e përcaktuar në shpallje nuk përputhet me datën e mbarimit të këtij mandati, pasi betimi i anëtarit kushtetues është bërë në shtator 2022, për rrjedhojë, sipas përmbajtjes së neneve 125, pika 3 dhe 129 të Kushtetutës, koha e qëndrimit në detyrë të këtij gjyqtari mbaron në shtator 2031, pra në një datë të ndryshme nga ajo e caktuar në njoftim. E sjell këtë shembull për të treguar që datat e përcaktuara në shpalljet e vendeve vakante dhe të përdorura në aplikim nuk janë përcaktuese për mbarimin e mandatit, llogaritja e të cilit bazohet në dispozitat kushtetuese dhe ngjarjes juridike të betimit.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë, nuk ka treguar se cila është baza ligjore që përcakton se data e përfundimit të mandatit të gjyqtarit paraardhës është data referuese (dita dhe muaji) në të cilën përfundon edhe mandati i gjyqtarit pasardhës.

Ndërkohë, duket se data 10 mars 2025, si datë e përfundimit të mandatit tim, marrë si referencë nga Gjykata e Lartë në shpalljen e vakancës së datës 11.12.2024, është e njëjta ditë/muaj me ditën dhe muajin e mbarimit të kohës së qëndrimit në detyrë të znj. Vitore Tusha (10 mars 2017). Sqaroj publikun se në asnjë rast në 32 vite të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka pasur një praktikë në të cilën afati i mbarimit të mandatit të gjyqtarit pasues të ishte data (dita dhe muaji) i përfundimit të gjyqtarit paraardhës.

Sa më sipër, është qartësisht e lexueshme se Gjykata Kushtetuese nuk është lejuar të ushtrojë kompetencën e saj dhe Gjykata e Lartë ka vepruar në kundërshtim të hapur me dispozitat e nenit 127, pika 2, të Kushtetutës sipas të cilit “Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese”. Shpallja e vendit vakant nga Gjykata e Lartë, pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese e ka zhveshur këtë të fundit nga kompetenca kushtetuese, veprim ky i paprecedent dhe i marrë me një urgjencë të pajustifikuar nga interesi publik apo forcë madhore, për të cilën të kërkohej ndërhyrje e menjëhershme.

Për më tepër, gjendur në kushtet e një mandati atipik, ku do të zbatohet për herë të parë një kufizim mandati që vjen nga dispozitat e reja kushtetuese, në rast se ka dilema apo pikëpyetjeve, është vetëm Gjykata Kushtetuese që mund të interpretojë Kushtetutën, kompetencë kjo që në rastin konkret u përdor nga Gjykata e Lartë në tejkalim të kompetencave të saj dhe në ushtrim të kompetencave të organit që sipas Kushtetutës bën edhe interpretimin përfundimtar të saj, Gjykatës Kushtetuese.

Nga sa më sipër, në emër të interesit publik, në mbrojtje të institucionit që drejtoj, dhe për të shmangur mosmarrëveshje kushtetuese, sot në datën 12 dhjetor 2024 vendosa që t`i drejtohem Mbledhje së Gjyqtarëve në ushtrim të përgjegjësive të mia si anëtare e kësaj Gjykate, për deklarimin e mbarimit të mandatit tim si gjyqtare kushtetuese. Trupa e Gjykatës Kushtetuese u mblodh sot pa arritur në një vendimmarrje duke e shtyrë seancën për ditët në vijim.

Në mbyllje të kësaj deklarate, të cilën kërkoj ta pasqyroni drejt me të gjithë faktet e paraqitura, më lejoni që si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese t’ju rikujtoj juve dhe të gjithë institucioneve të këtij vendi se:

Siguria e mandatit kushtetues është thelbësore për vetë demokracinë. Pa një organ të pavarur siç është Gjykata Kushtetuese, e cila kontrollon legjitimitetin e ligjeve dhe të akteve të shtetit, ekziston rreziku i cenimit të balancimit të pushteteve.

Kur Gjykata Kushtetuese është e lirë nga presioni politik, mediatik dhe ekonomik, funksioni i saj si rojtare e parimeve kushtetuese është më i fortë dhe më i besueshëm. Kjo jo vetëm mbron individin, por ruan edhe besimin e qytetarëve në institucionet demokratike.

Për më tepër, siguria e mandatit, garanton që çdo vendim i marrë nga Gjykata të bazohet në ligj, pa frikë nga pasojat politike dhe mediatike. Ky është një parim themelor për një sistem ligjor që dëshiron të jetë i drejtë dhe i barabartë për të gjithë.

holta zaçaj

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër