Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dy nga këto procedura kanë gjurmën e shoqërinë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, në pronësi të Ermal Beqiri, një prej individëve që shfaqet në vijimësi si fitues në tenderat me vlerë më të lartë të zhvilluar nga AKSHI, sidomos gjatë periudhës që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj.
TIRANË- Kompanitë e Ermal Beqirit rezultojnë fitues në dy nga tre tenderat me vlerë gjigande 19 milionë euro, të mbyllur në javë e dytë të Dhjetorit 2024 nga Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në muajin Tetor të këtij viti, AKSHI publikoi një listë të gjatë tenderash, rreth 30 të tillë, për një total prej 50 milionë eurosh, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.
Deri më tani, janë mbyllur të paktën tre prej tyre, të cilët, për një rastësi thuajse perfekte, janë ato me vlerën më të lartë. Dy nga këto procedura kanë gjurmën e shoqërinë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, në pronësi të Ermal Beqiri, një prej individëve që shfaqet në vijimësi si fitues në tenderat me vlerë më të lartë të zhvilluar nga AKSHI, sidomos gjatë periudhës që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj.
Tenderat miliona euro
Në fillim të Tetorit 2024, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli tenderin me objekt “Implementimi i platformës qeveritare të ndërveprimit 2.0 dhe site sekondare”. Fondi limit për këtë procedurë u përcaktuar në vlerën 816.6 milionë lekë të reja ose rreth 8.2 milionë euro.
Në procedurë rezulton se ka marrë vetëm një konkurent, i cili ishte një bashkim operatorësh. Ky grup kompanish përbëhej nga “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të dyja këto në pronësi të Ermal Beqirit, si edhe nga shoqëritë “First”, “Fastech” e “ATD”.
Bashkimi i operatorëve paraqiti ofertën në vlerë 757.999,999 lekë të reja ose rreth 7.6 milionë euro. Pasi u kryen verifikimet dhe shqyrtimi i dokumentacionit, AKSHI arriti në konkluzionin se ato ishin të plota dhe, në përfundim, shpalli fitues bashkimin e operatorëve.
Po në Tetor 2024, AKSHI shpalli procedurën tenderuese me objekt “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, për Ministrinë e Brendshme”, me fondet e Buxhetit të Shtetit, të parashikuara nga vetë institucioni përfitues.
Fondi limit për këtë procedurë u parashikua në vlerën 364.798.118 lekë të reja ose mbi 3.6 milionë euro. Referuar dokumentave zyrtare, rezulton se në procedurë kanë marrë pjesë 3 operatorë ekonomikë. Mes tyre ishte “Soft & Solution” në pronësi të Ermal Beqirit, e cila nuk kishte paraqitur ofertën më të ulët.
Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumentacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit përjashtoi nga gara dy operatorët e tjerë ekonomikë dhe, në fund shpalli fitues kompaninë “Soft & Solution”, e cila paraqiti ofertën ekonomikë në vlerë 313.579.999 lekë të reja ose rreth 3.2 milionë euro.
Ndërkohë, tenderi i tretë në radhë, me objekt “Implementimi i infrastrukturës së qendërzuar hardware”, dhe me fond limit 715.745.660 lekë të reja, u fitua nga kompania “Infosoft System”. Dokumentat zyrtare tregojnë se në atë procedurë nuk ka pasur konkurentë të tjerë./ Boldnews
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në bashkëpunim me part...
foto ilustruese ITALI- Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdh&eu...
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë vënë në pranga ditën e sotme një 26-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i...
Foto ilustruese TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i ti...
pamje nga arrestimi FIER- Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi akuzohet se në bashkëpunim me djalin e tij kan&...
Arbër Çekaj TIRANË- Gjykata e lartë ditën e sotme ka marrë vendimin për të rrëzuar rekursin e bërë...
Foto ilustruese SHKODRA- Një tjetër rast sherri mes të miturish është regjistruar, kësaj here në Shkodër. M&eu...
Safet Bajri SHKODËR- RENEA ka ndërmarrë një operacion ditën e sotme në Shkodër, teksa janë zbuluar detaje të r...
klemend balili TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 10 burg për Klemend Balilin. Treshja e gjyqtar&e...
Euxhenio Manushi TIRANA- Mes emrave të arrestuar për trafikun e armëve nga Kosova e Shqipëria, është edhe Euxhenio Manus...