LIVE UPDATES
Aktualitet

Përfundon investigimi i Microsoft-it dhe FBI-së: Tentativa kriminale për të dhënat, dështoi

Raportin e detajuar e ka publikuar në faqen zyrtare Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit theksohet se sulmet e 15 korrikut nuk lidhen në asnjë formë me sulmin e 9 shtatorit ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

26 Shtator 2022, 15:33 Nga k.m.
Përfundon investigimi i Microsoft-it dhe FBI-së: Tentativa kriminale
Foto ilustruese

TIRANË- "Sulmet kibernetike të kryera drejt 2 infrastukturave të vecanta, pronë të qeverise shqiptare, të përbashkët kanë vetëm metodologjinë e tij dhe atribuimin e aktorëve kërcënues. Sulmi i datës 15 korrik me atë të 9 shtatorit janë sulme të ndryshme, vektorët e shfrytëzuar dhe kohëzgjatja e tyre janë po ashtu të ndryshëm,"-ky është përfundimi që ka dalë Microsoft DART pas investigimit të bërë për sulmet kibernetike në Shqipëri. Raportin e detajuar e ka publikuar në faqen zyrtare Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit theksohet se sulmet e 15 korrikut nuk lidhen në asnjë formë me sulmin e 9 shtatorit ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për dy sulme të ndryshme, me zanafilla të ndryshme, ndaj dy infrastrukturave të palidhura me njëra-tjetrën.

“Për sa i përket sulmeve të fundit të 9 shtatorit 2022, ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë sëPërgjithshme të Policisë së Shtetit, duhet theksuar se objektiv ka qenë një infrastrukturë krejt e veçantë (rrjet totalisht i pavarur, Active Directory e pavarur, Exchange – sistemi i email-it) i palidhur meinfrastrukturat AKSHI-t. Rrjedha e ngjarjeve të sulmit të 15 korrikut dhe kohëzgjatja që paraqitet në vijim nuk lidhen në asnjë formëme sulmin e 9 shtatorit ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sikurse sqaruar më lart,"-thuhet në raport.

Bazuar në këto investigime, është arritur në konkluzionin se: data 21 Maj 2021, është data e parë e infiltrimit të aktorëve keqbërës, duke përdorur vulnerabilite të sistemit administrata.al. Ky sistem i prokuruar me fondetë IPA-s, nuk është implementuar, menaxhuar apo ndjekur nga AKSHI, por vetëm është hostuar fizikisht pranë Datacenter-it Qeveritar.

Po ashtu, në raportin e "Microsoft", platformat e sigurisë u sinjalizua për kompromentim të një prej përdoruesve me privilegje të veçanta, por nuk sqarohet se për kë bëhet fjalë dhe kush është ky përdorues. Menjëherë u izolua e u bë “disable” përdoruesi dhe ky incident iu raportua kontaktit të Microsoft-it për AKSHI-n.

Raporti tregoi qartë se pavarësisht përpjekjeve dhe sofistikimit të sulmit, qëllimi i keqdashësve për fshirjene gjithë sistemeve qeveritare dhe të dhënave të tyre nuk është përmbushur. Arritën të preken nga procesi i fshirjes vetëm 10% e sistemeve të cilat janë rikthyer tërësisht falë politikave të backup-it dherikuperimit nga fatkeqësia, brenda javës së parë.

E po ashtu, dokumenti saktësoi se pas analizave të kryera mbi metodologjinë e përdorur, pavarësisht mekanizmave të ndryshme, objektiv i sulmeve të të njëjtëve aktorë kanë qenë edhe Izraeli, Jordania, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Turqia.

Sulmi kibernetik i 15 korrikut 2022 në Shqipëri

Një analizë e detajuar, sipas gjithë etapave që nga 15-16 korriku 2022

Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe ekipi investigues i krimit kibernetik të FBI (CyberAction Team), pas një investigimi, të detajuar, prej më shumë se 2 muajsh, që nga dita e sulmit kibernetiktë 15-16 Korrikut 2022, që goditi shumë prej sistemeve qeveritare, të hostuara pranë AKSHI-t, me qëllim fshirjen e tyre të plotë, kanë hartuar dhe dorëzuar raportet e tyre përfundimtare. Të dy ekipet e investigimit, kanë bashkëpunuar ngushtësisht me ekipet teknike të AKSHI-t, duke qenë të pranishëm edhe fizikisht pranë ambienteve të AKSHI-t për kryerjen e të gjitha investigimeve të tyre (Microsoft DART menjëherë, 1 javë pas sulmit dhe FBI CAT 2 javë pas sulmit).

Ndërsa ka pasur nëvijueshmëri të gjithë procesit një bashkëpunim në distancë edhe me CISA. Ka qenë tejet i domosdoshëmky bashkëpunim dhe përfshirje aktive, e çdo dite, e ekipeve të AKSHI-t, pa të cilët ky investigim nuk do të kishte rezultuar dot kaq i plotë. Bazuar në këto investigime, është arritur në konkluzionin se: data 21 Maj 2021, është data e parë e infiltrimit të aktorëve keqbërës, duke përdorur vulnerabilite të sistemit administrata.al. Ky sistem i prokuruar me fondetë IPA-s, nuk është implementuar, menaxhuar apo ndjekur nga AKSHI, por vetëm është hostuar fizikisht pranë Datacenter-it Qeveritar.

Për sa i përket sulmeve të fundit të 9 shtatorit 2022, ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë sëPërgjithshme të Policisë së Shtetit, duhet theksuar se objektiv ka qenë një infrastrukturë krejt e veçantë (rrjet totalisht i pavarur, Active Directory e pavarur, Exchange – sistemi i email-it) i palidhur meinfrastrukturat AKSHI-t. Rrjedha e ngjarjeve të sulmit të 15 korrikut dhe kohëzgjatja që paraqitet në vijim nuk lidhen në asnjë formëme sulmin e 9 shtatorit ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë sëShtetit, sikurse sqaruar më lart.

Bëhet fjalë për dy sulme të ndryshme, me zanafilla të ndryshme, ndaj dy infrastrukturave të palidhura me njëra-tjetrën. Në lidhje me kohëzgjatjen e një prezence, prej kohësh në mjedisin e brendshëm kibernetik të AKSHI-t duam të sqarojmë se: Kohëzgjatja mesatare e identifikimit të penetrimit në sisteme për aktorët kërcënues është 287 ditë, sipas statistikës së firmës prestigjoze teknologjike IBM.

Sulme të tilla, të cilat përdorin teknika kaq të sofistikuara dhe të dizenjuara për targetin specifik, kanë një kohëzgjatje të tillë pikërisht për të bërë që veprimet dhe lëvizjet e këtyre aktorëve keqdashës në mjediset e penetruara të duken sa më legjitime dhe normale. Në momentin që këta aktorë vendosin të fillojnë lëvizjet për të konkretizuar sulmin atëherë ata rezultojnë të dukshëm. Më poshtë po paraqesim shtrirjen në kohë, si kanë ndodhur ngjarjet dhe cilat kanë qenë veprimet emenjëhershme, të ndërmarra nga AKSHI:

- Kompromentimi i përdoruesit

Platformat e sigurisë u sinjalizua për kompromentim të një prej përdoruesve me privilegje të veçanta. Menjëherë u izolua e u bë “disable” përdoruesi dhe ky incident iu raportua kontaktit të Microsoft-it për AKSHI-n. Në pritje të rekomandimeve nga pika e kontaktit, ekipi i sigurisë së AKSHI-t investigoi mbikompromentimin e kryer. Të gjithë loget dhe evidencat të cilat ishin pjesë e kompromentimit iu raportuan pikës së kontaktit. AKSHI, bazuar tek incidenti i ndodhur kërkoi eskalimin e situatës pas aktivitetit keqdashës.- Incidenti u eskalua, duke krijuar “Security Case” në portalin e incidenteve kibernetike të Microsoft.

“Security Case” si argument evidentoi:

▪ Kompromentimin e përdoruesit me privilegje të veçanta ▪ ëebshells të detektuar në serverët Exchange. Ekipi i sigurisë së AKSHI-t pas kontaktit me inxhinieret e Microsoft për “Security Case”, duke zbatuarrekomandimet e tyre përgatiti loget dhe ia dërgoi për hetim ekipit të kundërpërgjigjes, për incidentekibernetike (CERT) të Microsoft.

- Më 15/07/2022

Në orën 13:00 u identifikua nga platformat e sigurisë fillimi i shpërndarjes së një sulmi Ransomëare nërrjet, i cili preku një pjesë të përdoruesve fundore në institucione. Menjëherë pas identifikimit të këtij sulminisën bllokimet, në mënyrë që të mos përhapej me tutje dhe u hap gjithashtu një çështje me ekspertët e Microsoft në nivelin “Crisis Case” (niveli më i lartë i eskalimit të incidenteve kibernetike).

- Më 15/07/2022 - Aktivizim i opsioneve ekstra të sigurisë, pas sulmi 23:30

Pas komunikimit të vazhdueshëm nga ekipi i sigurisë, për sulmin e kryer me inxhinierët e ekipit tëkundërpërgjigjes për incidentet kibernetike, u rekomandua nga ata aktivizimi i opsionit ekstra në rastesulmesh kibernetike.

- 16/07/2022 - ëiper Attack

Aktivizimi i opsionit ekstra të sigurisë në raste sulmesh kibernetike detektoi aktorët kërcënues, të cilët kishin penetruar në sistem. Pas evidentimit nga ana e tyre dhe bllokimit të përhapjes së aktivitetevekeqdashëse, ata ndryshuan metodologjinë e sulmit duke tentuar përmbushjen e objektivit final: fshirjen e tëgjithë sistemeve digjitale.

Menjëherë pasi u detektua procesi i fshirjes, nga AKSHI u mor masa drastike eizolimit të të gjitha sistemeve, me qëllim parandalimin e zgjerimit te aktivitetit.

- Angazhim i ekipeve të Microsoft-it: DART, CRSP, MATDART Team u angazhua për hetimin e sulmit kibernetik dhe higjienizimin nga aktorët kërcënues. Përringritjen e sistemeve në mënyrë të sigurt u angazhua ekipi i Compromise Recover Security Team (CRSP)i Microsoft.

Ndërkohë “Modernisation and Transformation Team” (MAT) është angazhuar aktualisht përtransformimin e strukturës aktuale.

Në gjithë këto kohë ka pasur një keqinterpretim e keqinformim se AKSHI-t i kanë munguar elementet esigurisë qe pasqyrohen ne këto rekomandime. Por fakti është se këto rekomandime janë standard i CISA-s dhe FBI-së, i përdorur në raporte për të gjitha organizatat. Siç qartësisht cilësohet ne raportin e mëposhtëmtë AKSHI-t , këto janë rekomandime të CISA-s dhe FBI-së për tëgjitha organizatat për të zbatuar “best practices” https://ëëë.cisa.gov/uscert/ncas/alerts/aa22-264a për të ulur riskun e kompromentimit. Në një link tjetër https://ëëë.cisa.gov/uscert/ncas/alerts/aa22-257a për infrastrukturat amerikane që janë goditur nga IRGDC, jepen rekomandime të ngjashme, sikurse paraqiten edhe në raportin e FBI-së përShqipërinë, lidhur me sulmet e kryera nga aktorët iranianë ndaj infrastrukturave amerikane (Policia,Aerospace dhe kompanitë e transportit). Raporti i Microsoft-it faktoisponsorizimin e qeverisë iranianendaj këtij sulmi kibernetik, të strukturuardhe koordinuar nga MOIS (Ministria e Inteligjencës Iraniane) dhe Garda Revolucionare Iraniane.

Buxhetii kësaj të fundit është sa gjysma e GDP-së së Shqipërisë (7 miliardë EUR, nga 14.4 miliardë EUR që ështëGDP-ja e Shqipërisë për vitin 2021). Raporti tregoi qartë se pavarësisht përpjekjeve dhe sofistikimit të sulmit, qëllimi i keqdashësve për fshirjene gjithë sistemeve qeveritare dhe të dhënave të tyre nuk është përmbushur. Arritën të preken nga procesi ifshirjesvetëm 10% e sistemeve të cilat janë rikthyer tërësisht falë politikave të backup-it dherikuperimit nga fatkeqësia, brenda javës së parë.

Dokumenti saktësoi se pas analizave të kryera mbimetodologjinë e përdorur, pavarësisht mekanizmave të ndryshme, objektiv i sulmeve të të njëjtëve aktorë kanë qenë edhe Izraeli, Jordania, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Turqia.

Ruajtja e të dhënave dhe kthimi në normalitet, brenda një afati rekord, u bë falë reagimit të shpejtë tësistemeve mbrojtëse si dhe bashkëpunimit të ngushtë të ekipit të AKSHI-t me Microsoft-in, CRSP(Compromise Recovery Security Practice) dhe Modernization and Transformation Team. Partnerët ndërkombëtarë na kanë mundësuar mbështetje dhe investigim të plotë, rezultatet e të cilave, janë tashmë tëhartuara në raporte.

Duhet theksuar seedhe për sa i përket sulmeve të fundit të 9 Shtatorit 2022, ndaj sistemeve dheinfrastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, raporti evidenton se objektiv ka qenënjë infrastrukturë krejt e veçantë (rrjet totalisht i pavarur, Active Directory e pavarur, Exchange – sistemi iemail-it) i palidhur me infrastrukturat AKSHI-t. Sulmet kibernetike të kryera drejt 2 infrastukturave të vecanta, pronë të qeverise shqiptare, të përbashkët kanë vetëm metodologjinë e tij dhe atribuimin e aktorëve kërcënues. Sulmi i datës 15 korrik me atë të 9 shtatorit janë sulme të ndryshme, vektorët e shfrytëzuar dhe kohëzgjatja e tyre janë po ashtu të ndryshëm.

irani sulmon shqiperine investigimi i microsoft microsoft

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj