6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Përplasja mes këtyre dy klaneve ka nisur në vitin 2022, kur me porosi të Papës është hedhur në erë me bombë me telekomand Aleksandër Sadikaj. Kjo ngjarje vijoj disa muaj më pas ku për hakëmarrje është ekzekutuar biznesmeni Edmond Papa.
TIRANË- Klani Kalemi mori një goditje të fortë ditën e sotme nga RENEA, pas arrestimit të vrasësit të biznesmenit Edmond Papa, Andreë Bode së bashku me Julian Kalemin dhe Adriatik Kalemin. Përplasja mes këtyre dy klaneve ka nisur në vitin 2022, kur me porosi të Papës është hedhur në erë me bombë me telekomand Aleksandër Sadikaj. Kjo ngjarje vijoj disa muaj më pas ku për hakëmarrje është ekzekutuar biznesmeni Edmond Papa.
Vrasja e Sadikajt
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë.
Vrasja e Edmon Papës
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.
Vrasja e dyfishtë në Greqi
Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi.
Atentatet ndaj Andrea Kalemit
Atentati i parë ndaj Andrea Kalemit ka ndodhur më 9 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij. Më pas vetëm disa muaj më vonë në 14 dhjetor 2023, Andrea Kalemi është plagosur me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave greke kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.
Tentativa për vrasjen e Zamir Kalemi
Më 12 janar të vitit 2024, tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit, Zamir Kalemi. Ngjraja ndodhi në orët e mbërmjes pranë zones së Selitës, ku nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. Nga të shtënat, Kalemi mbeti i plagosur rëndë, ndërkohë që autorët disa minuta më vonë dogjën automjetin në Bërzhitë. Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk kapi organe jetike, ai u plagos vetëm në këmbë. Autorët e ngjarjes nuk u zbuluan kurrë.
Masakra e trefishtë në Memaliaj
Më 21 Korrik 2024 plani për hakmarrje nga Klani Papa ka vijuar duke vendosur si objektiv babain dhe xhaxhain e Adriatik Kalemit. Breshëria e plumbave është derdhur në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Shyqyri Kalemi së bashku me vëllanë e tij Artur Kalemin. Nga të shtënat ka humbur jetën Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin dhe një klient në lokal. Viktimat janë 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në momentin "e gabuar" pranë shënjestrës. Nga atentati ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit.
foto ilustruese Vau i Dejës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Vaun e Dejës. Mësohet se 41...
Laver C. GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Gjermani në janar të këtij viti. B&eum...
TIRANË- Një nga episodet më të rënda ku pasqyrohen vrasjet në seri të grupit “Çopja” dhe grupit ...
Adrian Pepkolaj KUKËS- Autori i vrasjes së 24-vjeçarit Adrian Pepkolaj në fshatin Breg-Lumë është vetëdor&eu...
Arrestimi GJIROKASTËR- Videoja e mëposhtme është nga momenti i arrestimit të Adriatik Kalemit në Memaliaj. Policia gjat&...
pamje nga ngjarja DURRËS- Një 33-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Durr&eu...
Alban Kukaviqi TURQI- 60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili u përplas nga një gomone në Vlorë gjatë pushimeve në...
Edvin Bode dhe Edmond Papa MEMALIAJ- 44-vjeçari Andrew Bode, i njohur dhe me emrin Ervin, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e...
Andrea Kalemi GJIROKASTËR- 52-vjecari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi është prangosur ditën e sotme në banesën e tij n&eu...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend, për 24 orët e fund...