LIVE UPDATES
Aktualitet

Përjashtohen nga tatimi 15%, apartamentet e bllokuara nga përmbarimi, pronat e përfituara nga të pastrehët në rast shitjeje do tatohen për 70% të vlerës

Sakaq për pronat e përfituara falas nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB) dhe ato të përfituara nëpërmjet statusit të pastrehut në rast shitjeje do të tatohen 15%.

19 Janar 2024, 07:49 Nga I.A

Përjashtohen nga tatimi 15%, apartamentet e bllokuara nga përmbarimi,

TIRANË- Nga tatimi i të ardhurave 15% pas tjetërsimit të pasurive të paluajtshme, duke përfshirë rastin e shitjen do të përjashtohen apartamentet që shitjen nëpërmjet ankandit pas bllokimit nga zyrat përmbarimore për moshlyerje kredie. Në këtë kategori përfshihen pasuritë e paluajtshme të cilat janë vendosur në hipotekë bankare për marrjen e kredisë. Udhëzimi “Për tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme” i botuar më 17 janar në Fletoren Zyrtare përcakton se për këto lloj shitje të detyruar, të kryer nëpërmjet ankandit nuk do të aplikohet tatimi mbi të ardhurat 15%.

“Shitja e detyruar e pasurive të paluajtshme nga personat juridikë publikë apo subjekte të barazuar me ta (zyrë përmbarimi) Nuk i nënshtrohen dispozitave të këtij udhëzimi rastet e shitjes së detyruar të pasurive të paluajtshme nga personat juridikë publikë apo subjekte të barazuar me ta (zyrë përmbarimi), kur procedura e shitjes është e parashikuar në akte ligjore e nënligjore”, përcakton udhëzimi.

Sakaq për pronat e përfituara falas nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB) dhe ato të përfituara nëpërmjet statusit të pastrehut në rast shitjeje do të tatohen 15%. Për pronat e përfituara nga të pastrehët në rast shitjeje do tatohen për 70% të vlerës. Pra nga vlera e apartamentit do t’i falen 30% e shumës.

Sipas udhëzimit shitja e pasurive të paluajtshme të përfituara nga Enti Kombëtar i Banesave Enti Kombëtar i Banesave (EKB), të gjitha kontratat, që lidh me qytetarët për shitblerjen e banesave, i vlerëson dhe i shet me koston reale të të gjitha shpenzimeve direkte, që janë bërë për ndërtimin e apartamentit.

Vlerësimi i apartamentit, që i dorëzon qytetari EKB-së, bëhet duke shumëzuar sipërfaqen e shfrytëzimit të apartamentit me koston e shfrytëzimit, të vitit kur është marrë në dorëzim banesa e re e ndërtuar nga EKB-ja me fonde shtetërore, në të cilën është trajtuar qytetari që e dorëzon këtë apartament.

Shitje e përjashtuar nga tatimi 15%

Individi AA ka në pronësi të tij një apartament me sipërfaqe 89 m2 , të cilin e ka vënë në hipotekë bankare për kredinë e marrë nga banka “Zeta” në shumën 1,000,000 lekë. Individi AA, huamarrës në bankë, nuk shlyen dot kredinë e cila në dhjetor të vitit 2014 ka arritur shumën 3,500,000 lekë. Banka, nëpërmjet një vendimi gjykate të datës 5.1.2024 ka nxjerrë në ankand apartamentin e debitorit AA. Nëpërmjet ankandit banka ia shet pasurinë individit BB për shumën 4,000,000 lekë, nga të cilat 3,500,000 lekë i arkëton në llogari të saj dhe 500,000 lekë ia kthen debitorit AA.

Shitja e bërë me ankand nga banka të apartamentit të individit AA, nuk është subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë.

Si do të llogaritet tatimi 15% për apartamentet e përfituara falas nga EKB në rast shitjeje

Individi AA, me banim në Lezhë, i persekutuar politik, me kontratën e shitblerjes, datë 23.2.2002, ka përfituar falas nga EKB-ja një banesë me sipërfaqe 98 m2 , të cilën e ka regjistruar në DVASHK në vitin 2008.Viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 2001. Në datën 17.1.2024, individi AA nënshkruan një kontratë shitblerje me individin BB, të cilit i shet shtëpinë më vlerën 5,700,000 lekë.

Vlera në shitje Për të përcaktuar vlerën në shitje, krahasojmë çmimin e referencës së apartamentit me vlerës në kontratën e shitjes: Llogarisim vlerën në shitje me çmimin referues: 98 m2 x (56,000 lekë/m2 – 1% * 22 vite përdorimi * 56,000 lekë/m2 ) = 4,280,640 lekë Duke qenë se vlera sipas kontratës së shitjes është më e madhe se ajo sipas çmimeve të referencës, si vlerë në shitje për llogaritjen e tatimit merret vlera sipas kontratës së shitjes 5,700,000 lekë (vlera në shitje).

Vlera në blerje Vlera në blerje për banesën, e cila nuk ka vlerë të përcaktuar në blerje (pasi është marrë falas), është e barabartë me vlerën sipas kostos së vitit në të cilin është regjistruar pasuria në DVASHK (kosto e vitit 2008): 98 m2 x 33,745 lekë/m2 = 3,307,010 lekë

Tatimi i llogaritur Tatimi që duhet të paguajë shitësi AA është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15 % (5,700,000 lekë – 3,307,010 lekë) x 15% = 358,949 lekë

Si do të llogaritet tatimi 15% për apartamentet e përfituara me statusin e të pastrehut nga EKB në rast shitjeje

Enti Kombëtar i Banesave (EKB) në qytetin e Bilishtit, në vitin 2015 i shet individit AA një banesë me sipërfaqe 98 m2 me kontratë shitblerje datë 11.7.2015. Viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 2014. Në kontratë thuhet se vlera e apartamentit sipas shpenzimeve të EKB-së ka kushtuar 1,800,000 lekë.

Duke qenë se individi AA, thuhet në kontratë, ka statusin si i pastrehë, nga vlera e apartamentit do t’i falen 30% e shumës, pra 540,000 lekë, dhe vlera përfundimtare, që duhet të shlyejë individi AA për EKB është 1,260,000 lekë. Individi AA, në vitin 2024, vendos ta shesë apartamentin e tij dhe me kontratën e shitblerjes datë 22.04.2024, këtë apartament ia shet individit BB në vlerën 3,430,000 lekë.

Vlera në shitje Për të përcaktuar vlerën në shitje, krahasojmë çmimin e referencës së apartamentit me vlerës në kontratën e shitjes: Llogarisim vlerën në shitje me çmimin referues: 98 m2 x (35,000 lekë/m2 – 1% * 9 vite përdorimi * 35,000 lekë/m2 ) = 3,121,300 lekë Duke qenë se vlera sipas kontratës së shitjes është më e madhe se ajo sipas çmimeve të referencës, si vlerë në shitje për llogaritjen e tatimit merret vlera sipas kontratës së shitjes 3,430,000 lekë (vlera në shitje).

Vlera në blerje Vlera në blerje për banesën e blerë nga EKB-ja me kontratën e shitjes së datës 11.7.2010, është vlera që ka paguar në fakt individi AA, pas faljes 30 % të bërë, pra vlera 1,260,000 lekë.

Tatimi i llogaritur Tatimi që duhet të paguajë shitësi AA është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15 % (3,430,000 lekë – 1,260,000 lekë) x 15 % = 325,500 lekë.

Marrë nga Monitor.al

ekb pronat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj