7 Korrik 2026, 13:49
Nga E. D

TIRANË- Një person është arrestuar nga policia e Tiranës dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me incidentin e ndodhur më 4 korrik, ku disa të rinj thyen xhamat e komisariatit nr 3, pas protestës qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama. Blutë bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe shtatë persona të tjerë.
Ata akuzohen për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë të cilit u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar të përfshirë në këto veprime.
Në vijim të veprimeve procedurale:
- u ndalua me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç;
- u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.;
- u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme", "Shkatërrimi i pronës", "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit"./Dosja.al
policia e tiranes
Aktualitet
7 Korrik 2026, 13:35
E. D
GJKKO
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Aleks Pepën, i dënuar...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 13:23
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykimin katër persona, të cilët akuzohen për pastrim paras...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 12:32
G.M
Foto ilustruese
SUEDI- Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar, Gent Maksutaj, ka tronditur opinionin publik në Suedi, ndërsa dalin detaje të r...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 11:39
G.M
Foto ilustruese
GREQI- Një rast jashtëzakonisht serioz dhe i ndjeshëm që përfshinte abuzimin me të mitur u ...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 11:26
E. D
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se gjatë viteve të fundit ka pasur rritje t...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 11:25
G.M
Kanye West dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një publikim mëngjesin e sotëm në rrjetin e tij në Fa...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 11:01
G.M
Pamje
KËLCYRË- Banorët e fshatit Topojan, në njësinë administrative Sukë të Bashkisë Këlcyrë, ...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 10:51
G.M
Pamje
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, pranë godinë...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 10:43
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, është larguar nga detyra pas dor&e...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 10:43
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Revista franceze, Paris Match i ka bërë jehonë protestës në Shqipëri, ku prej rreth dy muajs...