10 Janar 2023, 09:04
Nga A.B
Policia
ELBASAN- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në zonë. Policia informon se personi me inicialet E.S, ka qënë dhe më parë i dënuar për vjedhje. Sipas njoftimit, ky person, me datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan; me datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen "Partizani"; po me datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine; ndërsa me datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen "Skënderbej".
Policia ka sekuestruar një mjet (kaçavidë) që i arrestuari dyshohet se e ka përdoruar për të realizuar vjedhjet. 30-vjeçari do të hetohet për veprat penale "Vjedhja" dhe "Sigurimi i mjeteve për vjedhje".
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/Zbardhen 4 raste të vjedhjeve, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohet një mjet (kaçavidë) që i arrestuari dyshohet se e ka përdoruar për të realizuar vjedhjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së kallëzimit nga administratori i një dyqani, për vjedhjen e disa produkteve në dyqanin e tij, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve hetimore, në kuadër të operacionit “Përsëritësi”, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Sigurimi i mjeteve për vjedhje", i shtetasit:
E. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
-Më datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan;
-Më datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen "Partizani";
-Po më datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine;
-Më datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen "Skënderbej". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
elbasan arrestim ne elbasan vjedhje
Aktualitet
10 Janar 2023, 08:48
A.B
Shtepi bari
BRITANI- Autoritetet kanë vënë në pranga një shqiptar për rritjen e kanabisi në një banesë me vler...
Aktualitet
10 Janar 2023, 08:43
A.B
Mesues
TIRANË- Vit i ri, probleme të vjetra. Edhe pse data shënon 10 janar, mësuesit nuk kanë ende në llogari pagat për...
Aktualitet
10 Janar 2023, 08:26
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë motin në vend ...
Aktualitet
10 Janar 2023, 08:09
a.l
Bulqizë
BULQIZË- Kanë nisur reshjet e para të dëborës në Bulqizë për vitin 2023. Zona e Martaneshit ësht&...
Aktualitet
10 Janar 2023, 07:51
A.B
Shi
LEZHË- Dita e martë ka gjetur qytetarët lezhjanë në një situatë jo normale. Për shkak të reshjeve intensiv...
Aktualitet
10 Janar 2023, 07:38
A.B
Antonio Leka
LEZHË- Me plis, mjekër dhe me armë kallashnikov mbi një makinë 'Audi'. Kjo është fotoja e Antonio...
Aktualitet
10 Janar 2023, 07:21
A.B
Moti
TIRANË- Moti do të vijojë nën ndikimin e motit te paqëndrueshëm territori shqiptar duke bërë që vranë...
Aktualitet
10 Janar 2023, 07:07
A.B
Teksa ekonomia kombëtare u rrit mesatarisht 4.3% në 9-mujorin 2022, vetëm sektori i bujqësisë shënoi rënie, duke reflektuar...
Aktualitet
10 Janar 2023, 07:05
A.B
Tirana
Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike.
Sipas të ...
Aktualitet
10 Janar 2023, 07:04
A.B
Për të siguruar jetesën, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk varen as nga shteti dhe as nga sipërmarrjet e mëdha, por,...