LIVE UPDATES
Aktualitet

Pesha e padukshme e çantës shkollore

Në Shqipëri, fillimi i vitit shkollor ka qenë gjithmonë një periudhë e shoqëruar me tension financiar për familjet. Nga librat e detyrueshëm tek uniformat, çantat dhe mjetet e shkollës, çdo shtator ka sjellë një rritje të menjëhershme të shpenzimeve.

14 Shtator 2025, 07:53 Nga I.A

Pesha e padukshme e çantës shkollore

TIRANË- Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë familje, duke e bërë kthimin në shkollë jo vetëm një ngjarje të rëndësishme, por edhe një sfidë ekonomike… Në Shqipëri, fillimi i vitit shkollor ka qenë gjithmonë një periudhë e shoqëruar me tension financiar për familjet. Nga librat e detyrueshëm tek uniformat, çantat dhe mjetet e shkollës, çdo shtator ka sjellë një rritje të menjëhershme të shpenzimeve.

Por këtë vit, barra duket më e rëndë se kurrë. Inflacioni i akumuluar i viteve të fundit, rritja e çmimeve të importit dhe tendenca e prindërve për të investuar gjithnjë e më shumë në pajisje teknologjike për fëmijët e tyre e kanë kthyer rikthimin në shkollë, në një test të vërtetë për ekonominë familjare.

Pjesa më e dukshme dhe e pashmangshme e kësaj fature mbeten librat.

Megjithëse shteti ka ofruar prej disa vitesh tekste falas për klasat e arsimit bazë, praktika ka treguar se prindërit duhet të blejnë sërish disa libra të humbur apo të dëmtuar, si dhe fletore pune që nuk riciklohen.

Kostoja minimale për një nxënës në ciklin e ulët shkon rreth 3,000–5,000 lekë, ndërsa për gjimnazistët, shpenzimet rriten ndjeshëm, pasi paketat me libra të rinj mund të kushtojnë mbi 10,000 lekë. Por librat përbëjnë vetëm një pjesë të ekuacionit.

Uniformat, të cilat në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë të detyrueshme në sistemin arsimor publik dhe privat, llogariten me çmime mes 4,000 dhe 7,000 lekë për një palë, pa përfshirë këpucët.

Për familjet me dy apo tre fëmijë, kjo shumëfishohet. Një uniformë sportive, e nevojshme për orët e edukimit fizik, shton një tjetër kosto prej 3,000–4,000 lekësh. Në total, vetëm për veshjet, një familje mesatare në kryeqytet shpenzon jo më pak se 15,000 lekë për fëmijë në fillim të vitit.

Një tjetër kategori e rëndësishme janë mjetet shkollore, çanta, fletore, lapsa, ngjyra, instrumente matematike. Një çantë cilësore për nxënësit e ciklit 9-vjeçar kushton nga 3,500 deri në 9,000 lekë, ndërsa mjetet bazë variojnë nga 2,000 në 4,000 lekë.

Megjithëse tregu ofron alternativa më të lira, prindërit shpesh priren të blejnë produkte më rezistente, duke pasur parasysh përdorimin e përditshëm dhe faktin se shumë prej tyre nuk zgjasin më shumë se një vit.

Një tjetër element që rëndon këtë vit janë aktivitetet jashtëshkollore.

Kurset e gjuhëve të huaja, noti, muzika apo sportet janë shndërruar nga luks në pritshmëri minimale, sidomos në qytete të mëdha si Tirana dhe Durrësi. Kostot mujore për një kurs privat variojnë nga 3,000 deri në 10,000 lekë, duke iu shtuar faturës së përditshme të familjes.

Pesha financiare e rikthimit në shkollë nuk mbaron këtu.

Pandemia e Covid-19 dhe më pas tranzicioni drejt mësimdhënies më të dixhitalizuar kanë shtuar një element të ri: pajisjet elektronike. Një laptop bazë kushton të paktën 35,000–40,000 lekë, ndërsa tabletët më të përdorur nga nxënësit e klasave të ulëta fillojnë nga 15,000–20,000 lekë.

Edhe pse këto nuk janë shpenzime të përvitshme, gjithnjë e më shumë prindër ndihen të detyruar të investojnë për të mos e lënë fëmijën jashtë ritmit.

Kjo barrë është edhe më e rëndë në zonat rurale, ku të ardhurat familjare janë më të ulëta, por çmimet e librave dhe materialeve nuk ndryshojnë.

Në disa raste, prindërit zgjedhin të mos blejnë të gjitha materialet që kërkojnë mësuesit, duke bërë kompromis me cilësinë e procesit mësimor.

“Artileria” që kushton

Nga një vëzhgim në terren, për një fëmijë të ciklit fillor nga klasa e 1-4, mjetet shkollore kushtojnë rreth 8000 lekë. Dhe kjo është vetëm një pikënisje.

Në qendrat tregtare krijohet një kënd i veçantë për rikthimin në shkollë dhe që në ditët e para të shtatorit nisin fushatat “Back to School”.

Torta e shpenzimeve për këtë ditë, e cila nis që për fëmijët e ciklit parashkollor dhe në kopsht, ndahet jo vetëm në dyqanet e vogla të formës kancelari, por edhe në një “luftë titanësh” mes qendrave tregtare.

Dyqanet e vogla të lagjeve shprehen se shitjet kanë rënë ndjeshëm ndërsa qendrat tregtare raportojnë se ky vit ka qenë i mirë, në lidhje me tregtimin e artikujve shkollorë. Shumica e prindërve zgjedhin të shkojnë në qendra të mëdha tregtare, ku dhe gama e produkteve është më e gjerë.

Burime pranë “NoLimits” në “Casa Italia”, biznes i cili ka mbi 15 vite në tregun shqiptar, thonë për “Monitor” se ka pasur interes të lartë për çantat shkollore dhe portofolat e mbushur.

Sipas tyre, janë zgjedhur çanta me çmime të larta, mbi 6000 lekë, si një tregues që duan t’i përdorin më shumë se sa një vit shkollor.

Operatorët pranë kancelarisë “Infiniti Office” në Tiranën e Re, thonë se shitjet kanë qenë në nivele të mira këtë vit. “Vëmë re një rritje kërkese për mjete shkollore si lapsa, stilolapsa, ngjyra, fletore.

Ne kemi disa pika në Tiranë dhe këtë vit, ndihet ndryshimi nga vitet e tjera, sidomos 2021, 2022 që ka qenë shumë i ulët. Jemi fokusuar dy vitet e fundit në përmirësimin e gamës së produkteve që ofrojnë, duke sjellë mjete më cilësore”, – pohojnë.

Nga kancelaria “Euro Office” pohojnë se kanë vënë re një tendencë për të shpenzuar më shumë, ndonëse fëmijë ka më pak. Sipas tyre, prindërit shqiptarë kanë më pak fëmijë se më parë dhe kjo i “penalizon” automatikisht me rënien e numrit të klientëve të ardhshëm.

Nga “Nova” dhe “Euro1”, bëhet e ditur se produktet kancelarike nisin nga 150 lekë dhe vijojë në çmime më të shtrenjta. Sipas tyre, prindërit kanë blerë më pak këtë vit, por produkte më cilësore.

Për to, kjo diferencë është vënë re te numri i artikujve të blerë për fëmijë: më parë bliheshin fletoret me pako, ndërsa këtë vit janë treguar më të mbledhur, duke marrë vetëm produkte me listën përkatëse, pa e “lëshuar” dorën.

Një nga gjërat thelbësore që prindërit duhet të blejnë për fëmijët janë librat, të cilët variojnë me çmime deri në 8000 lekë. Bëhet fjalë për klasat e gjashta e në vijim të ciklit 9-vjeçar, pasi cikli fillor deri në klasën e pestë i merr falas librat.

Megjithatë, duke qenë libra të përdorur, shpesh prindërit e këtij cikli sërish i blejnë, kostoja e të cilave mund të variojë deri në 6000 lekë. Por vetëm me libra nuk mund të thuash se e ke kompletuar pjesën e artikujve shkollorë të një fëmije.

Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, dosjet, fletët A4, janë pjesa tjetër e domosdoshme për t’u blerë dhe që u nevojiten. Mesatarisht, kostoja e gjithë këtyre produkteve shkon rreth 6000 lekë për çdo fëmijë.

Kjo duke llogaritur një kosto fillestare, sepse gjithmonë ka produkte që nevojiten në vijimësi të procesit mësimor.

Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës. Çmimi i tyre varion nga 2000-10000 lekë. Gjithashtu portofolat, që shiten kryesisht të mbushur, kostot e të cilëve nisin nga 1000 lekë (ata bosh) deri në 4000 lekë të mbushur.

Por nëse gjithë këtyre shpenzimeve do t’u shtojmë edhe çmimin e veshjeve, vihet re rritje e çmimeve, në varësi të markave. Për shkollat private, një kosto e konsiderueshme është ajo e uniformave, si dhe paketa e librave, të cilat janë kryesisht jashtë tarifës zyrtare të shkollës.

Uniformat për shkollat private nisin nga 15 mijë lekë ndërsa librat ndryshojnë në varësi të klasës, por bëhet fjalë për kosto nga 5-10 mijë për ciklin fillor. Për klasat 5-9, çmimet janë më të shtrenjta.

Rritja më e madhe e çmimeve është te fletoret, e cila sipas librarive, vjen si pasojë e rritjes së çmimit të letrës.

Nëse çmimi i një fletore të vogël para pandemisë ishte 29 lekë, tani për të njëjtën fletore paguani 40 lekë. Fletoret me cilësi më të mirë, të cilat para pandemisë mund të bliheshin me çmim prej 50-80 lekë, tani janë më rreth 150-200 lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe me stilolapsat, apo edhe mjetet e tjera shkollore, që konsiderohen bazë dhe të domosdoshme.

Kancelaritë pohojnë se çmimet varen nga marka dhe cilësia e materialeve. Mund të gjenden materiale më të lira dhe më të shtrenjta.

Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton se prindërit duhet të shpenzojnë mesatarisht 12 mijë lekë për të çuar një fëmijë në shkollë, pa librat dhe me supozimin se produktet janë blerë relativisht të lira dhe jo në dyqane më cilësore.

Kjo kosto e ditës së parë ka rritje prej 26% krahasuar me përllogaritjen e një viti më parë, të bërë nga “Monitor”.

Ekspertët: Kostot janë barrë

Për shumë prindër, llogaritjet e shtatorit nuk janë më thjesht një listë blerjesh, por një ekuacion financiar ku çdo element, nga librat te mjetet bazë, nga uniformat te transporti, bëhet pjesë e një fature që duket e vështirë për t’u mbuluar.

Sipas ekspertit të ekonomisë Adrian Civici, barra e shtatorit nuk duhet parë vetëm si një sfidë individuale për prindërit, por si një çështje që lidhet drejtpërdrejt me politikat publike dhe mënyrën sesi shteti garanton të drejtën për arsim.

“Nëse arsimi konsiderohet investimi më i rëndësishëm afatgjatë, atëherë kostot që lidhen me të duhet të zbuten nëpërmjet mbështetjes sociale, subvencioneve apo mekanizmave që u lehtësojnë prindërve mbulimin e shpenzimeve.

Përndryshe, shkolla kthehet në një stres ekonomik që cenon barazinë e mundësive”, thekson ai.

Z. Civici shton se, përtej librave falas në ciklin bazë, është e nevojshme një politikë më e gjerë, e cila të marrë parasysh realitetin e familjeve me të ardhura të kufizuara, efektet e inflacionit dhe kostot shtesë që sot nuk përfshihen në asnjë skemë mbështetjeje.

Në të kundërt, paralajmëron ai, ekziston rreziku që arsimi të mos perceptohet më si një e drejtë e garantuar, por si një peshë financiare që rëndon në buxhetet familjare.

“Përvoja ndërkombëtare tregon se shumë vende e shohin arsimin si investim social dhe jo thjesht si shpenzim familjar.

Në disa shtete të Bashkimit Europian, përveç librave falas, ofrohen edhe paketa mbështetëse që mbulojnë uniformat, transportin, madje edhe ushqimin në shkollë, për të garantuar që çdo fëmijë të ketë të njëjtat mundësi pavarësisht të ardhurave të familjes.

Në vendet nordike, arsimi bazë është i shoqëruar me subvencione të drejtpërdrejta për prindërit, ndërsa në shumë shtete të rajonit janë vendosur skema të pjesshme kompensimi për shpenzimet më të rëndësishme të vitit shkollor”, -përfundon ai./Monitor.al

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë