Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pavarësisht trajtimit të mbetjeve urbane në Landfillin e Sherishtës, që nga 26 prilli i këtij viti, Vlora ende e ka të pazgjidhur vendgrumbullimin e mëparshëm të mbetjeve në lagjen 24 Maji.
VLORË- Tri zjarre të mëdha brenda dy muajve (qershor-korrik), në vendgrumbullimin e mbetjeve në Lagjen 24 Maji në Vlorë, ishin lajmërimi i fundit se nëse nuk ndërhyhej në kohë, zona përreth, por edhe i gjithë qyteti do të vijonte të rrezikohej nga ndotja në nivel mjaft të lartë. Pavarësisht trajtimit të mbetjeve urbane në Landfillin e Sherishtës, që nga 26 prilli i këtij viti, Vlora ende e ka të pazgjidhur vendgrumbullimin e mëparshëm të mbetjeve në lagjen 24 Maji.
Premtimi
Për kryebashkiakun në detyrë (që dha dorëheqjen dy ditë më parë) Ermal Dredha, “lajmi i mirë” ishte se shumë shpejt kjo çështje merrte fund një herë e mirë, duke kapsuluar mbetjet ekzistuese dhe kthyer zonën në eko-park. “Fusha e depozitimit të mbetjeve, e vjetra, shumë shpejt do të fillojë edhe pjesën e kapsulimit, siç është parashikuar në kontratën me KfW, që do të thotë se ata kanë filluar procedurën dhe pasi të përfundojë procedura shpresoj se për një 3-4 muajsh fillon zbatimi i projektit për tu kapsuluar dhe kthyer në eko-park”, tha Dredha më 13 qershor të këtij viti.
Faktoje.al ishte në Vlorë në mesin e muajit gusht dhe konstatoi se në vendgrumbullim “mali me mbetje” ishte ulur disi, pasi një fadromë e bashkisë po punonte për nivelimin e saj, por nuk kishte asnjë shenjë për kapsulimin.
Projekti ende si ide
Paçka optimizmit të kryebashkiakut tw dorwhequr Dredha se brenda tre ose katër muajve projekti, tenderimi dhe financimi do kishin përfunduar dhe nisur puna për zbatim, problematika është e pazgjidhur, ç’ka konfirmohet zyrtarisht edhe nga Bashkia Vlorë.
“Nuk ka ende një projekt përfundimtar për kapsulimin e mbetjeve në vend depozitimin e mëparshëm. Pas përfundimit të projektit, punimet për realizimin e tij do të tenderohen nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave do të kemi vlerën e kontratës për këto punime të cilat do të zgjidhin përfundimisht problemin e vengrumbullimit të vjetër të mbetjeve urbane”, tha për Faktoje.al Bashkia Vlorë. Sipas tyre, “…është duke u përgatitur nga konsulentët e huaj, projekti përkatës i kapsulimit të vendgrumbullimit, si pjesë e Programit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta – Rajoni Vlorë, të financuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW”.
Përfundimi
Premtimin e kryebashkiakut të dorëhequr Ermal Dredha për fillimin e zbatimit të projektit, brenda 3-4 muajve për kapsulimin e mbetjeve urbane në vendgrumbullimin pranë lagjes 24 Maji në Vlorë, do e konsiderojmë deri më tani të pambajtur./Faktoje.al
foto ilustruese HAGË- Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarje...
foto ilustruese KOSOVË- Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtari...
armet SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me autorin e masakrës së ndodhur në Shkodër, ku humbën jetë...
Policia Vlore VLORË- Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Mësohet se...
Anila Bisha TIRANË- Anila Bisha ka reaguar për imazhin e Diellës, ministres virtuale që nga ekrani ka një ngjashmëri të ...
Foto nga arrestimi DURRËS- Një 55-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap duke ngarë makinën n&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- 4 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për shkak se janë kon...
Foto Ilustruese SHKODËR- Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në Shkodër. Mësohet se banesa ka marrë...
KOSOVË- R.D., i arrestuar më 12 shtator, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri m&e...