13 Shtator 2025, 16:13
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për kuvendet lokale do të shpalosin programet e tyre dhe do të tentojnë të bindin qytetarët që t’i votojnë.
Rrjeti i organizatave që mbikëqyrin procesin zgjedhor, Demokracia në Veprim (DnV) u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve që të zhvillojnë një garë zgjedhore “në frymë të përgjegjshme, fer, por edhe kompetitive, gjithnjë duke u kujdesur që t’i zbatojnë ligjet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për një proces të qetë, të drejtë dhe demokratik”.
“Veçanërisht, DnV konsideron që është tejet me rëndësi që të respektohet Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët. Në këtë drejtim, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të garantojnë zbatim të barabartë të legjislacionit”, u tha në njoftimin e këtij rrjeti.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, të drejtë vote për zgjedhjen e kryetarëve në 38 komuna do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, 43 mijë e 993 janë votues jashtë shtetit. Votuesit jashtë shtetit do të mund të votojnë me postë nga 17 shtatori.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më herët ka njoftuar se zgjedhjet e tetorit do të organizohen në 938 qendra votimi me 2.625 vendvotime. Në këto zgjedhje garojnë 5.626 kandidatë dhe prej tyre 206 janë kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvende komunale.
Për garën zgjedhore, KQZ-ja ka certifikuar 93 subjekte politike – 32 parti, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur. Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021. Atëbotë, Partia Demokratike e Kosovës kishte fituar më së shumti komuna, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./REL
zgjedhjet lokale në kosovë
Aktualitet
13 Shtator 2025, 15:40
E. D
armet
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me autorin e masakrës së ndodhur në Shkodër, ku humbën jetë...
Aktualitet
13 Shtator 2025, 12:58
I.A
Policia Vlore
VLORË- Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Mësohet se...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 21:59
...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 14:51
Anila Bisha
TIRANË- Anila Bisha ka reaguar për imazhin e Diellës, ministres virtuale që nga ekrani ka një ngjashmëri të ...
Aktualitet
13 Shtator 2025, 11:20
I.A
Foto nga arrestimi
DURRËS- Një 55-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap duke ngarë makinën n&eum...
Aktualitet
13 Shtator 2025, 11:06
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- 4 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për shkak se janë kon...
Aktualitet
13 Shtator 2025, 10:39
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në Shkodër. Mësohet se banesa ka marrë...
Aktualitet
13 Shtator 2025, 10:25
I.A
KOSOVË- R.D., i arrestuar më 12 shtator, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri m&e...
Aktualitet
13 Shtator 2025, 09:54
I.A
Banoret
VALBONË- Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të ren...
Aktualitet
13 Shtator 2025, 08:36
I.A
Aksident
LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Cermë Sektor. Një makinë ka hu...