LIVE UPDATES
Aktualitet

REL: Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi - që të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

13 Shtator 2025, 17:00 Nga E. D
REL: Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në
foto ilustruese

HAGË- Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe, që vendosën kursin e një pjese të historisë. Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi - që të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në çmilitarizimin e premtuar prej tyre”, tha Rubin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 11 prill të vitit 2023.

Më shumë se dy vjet më vonë, ai tha se do të kthehet “sërish në fillim”, duke shtuar se ka më shumë për të thënë mbi ngjarjet e asaj kohe.

Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale. Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra - në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë. Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Clark, udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999. Duke folur për Radion Evropa e Lirë disa vite më vonë, ai tha se NATO-ja bëri gjënë e duhur kur ndërhyri.

“... veprimi u ndërmor, sepse po shihnim fillimin e një përsëritjeje të pastrimit etnik në Ballkan. Kjo ishte arsyeja që shtyu NATO-n të vepronte. Nuk ishte thjesht një veprim humanitar, por një veprim për të parandaluar një katastrofë humanitare, që po zhvillohej para syve tanë”, tha ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s.

William Walker, në kohën e luftës, ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që nisi në tetor të vitit 1998, për të mbikëqyrur një armëpushim midis forcave serbe dhe UÇK-së.

Rreth tre muaj më vonë, në janar të vitit 1999, Walker ishte në vendin ku u vranë 44 civilë shqiptarë nga forcat serbe, në fshatin Reçak. Ai e përshkroi ngjarjen si “krim kundër njerëzimit”, duke nxitur atëkohë një ndryshim të politikës perëndimore kundër Kosovës.

“Ata që e mohojnë masakrën, janë të përfshirë në të”, tha Walker për Radion Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2021.

Si përfaqësues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchner, shërbeu në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001. Duke folur për gazetarët disa vite më vonë, ai tha se “nuk ka dëgjuar kurrë për shtëpinë e verdhë”.

E ashtuquajtura “shtëpi e verdhë” përmendet në një raport të vitit 2010 për Këshillin e Evropës, i cili u hartua nga ish-senatori zviceran, Dick Marty. Në atë dokument, termi “shtëpia e verdhë” përdoret për të përshkruar një vendndodhje në veri të Shqipërisë, ku dyshohet se ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të rënda, “përfshirë trafikim të organeve njerëzore”.

Raporti i Martyt i parapriu krijimit të Dhomave të Specializuara - të njohura edhe si Gjykata Speciale - në vitin 2015. Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ka në përbërje gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë. Selia e saj u vendos në Hagë për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve.

Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023. Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998-99, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi në mesin e shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe njerëzve që nuk donin të merrnin pjesë në luftime. Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata kanë mohuar se janë fajtorë. Avokatët mbrojtës kanë thënë se UÇK-ja nuk do të kishte fituar kurrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, nëse do të ekzistonte një plan kriminal i përmasave që pretendojnë prokurorët.

Sipas tyre, aktakuza është ndërtuar mbi një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve. Akuzat për trafikim organesh nuk janë vërtetuar dhe nuk janë përfshirë në aktakuzën aktuale. Organizata e Veteranëve të Luftës njoftoi se më 14 shtator do të mbahet një protestë në Hagë, në mbështetje të të akuzuarve./REL

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen