LIVE UPDATES
Aktualitet

'Rritja e çmimit të naftës na rëndoi", të huajt që merren me peshkim në Portin e Durrësit: Kostot janë rritur. Një vit më parë ishte më mirë

Aimen tregon se në eksperiencën e tij prej më shumë se 1 viti në Shqipëri, të zotët e anijes, nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje në anije apo mirëmbajtjen e saj, sepse kostot janë të larta dhe ata duhet të paguajnë vetë për çdo ndryshim.

30 Tetor 2022, 15:32 Nga DOSJA
'Rritja e çmimit të naftës na rëndoi", të
Porti i Durrësit

TIRANË- "Nuk ka money! Nuk ka money!", përgjigjet Aimen, kapiteni nga Egjipti kur e pyet se si shkon aktiviteti i peshkimit në Portin e Durrësit.

Me shumë pozitivitet, bashkë me kolegun e tij, po nga Egjipti, Omar, ata tregojnë për Gazetasi.al detaje nga puna e tyre në anijet shqiptare të peshkimit, që në fakt duket më mirë se në Egjipt, por më keq së në Shqipërinë e një viti më parë. Dhe për këtë Aimen fajëson naftën.

"Nafta na rëndoi. Kostot janë rritur dhe fitimi është ulur nga një vit më parë. Shumë para shkojnë vetëm për naftën. Para një viti, fitonim shumë më shumë, tani 1.000-2.000 euro në muaj", flet qetësisht Aimen, me një anglishte të qartë dhe shqipe të çalë.

Aimen tregon se në eksperiencën e tij prej më shumë se 1 viti në Shqipëri, të zotët e anijes, nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje në anije apo mirëmbajtjen e saj, sepse kostot janë të larta dhe ata duhet të paguajnë vetë për çdo ndryshim.

Të njëjtën gjë thotë edhe Vangjeli, kapiten i anijes "Dy vëllezërit", po në Portin e Durrësit.

"Nuk janë bërë ndërhyrje. Askush nuk i bën, përveç atyre që mund të kenë marrë ndonjë ndihmë (nga skemat shtetërore). Shkon 10-15 mijë euro dhe ata e shtynë sa më shumë të munden, deri sa anija të mos jetë më në gjendje për të lëvizur.

Vani, siç e thërrisnin kolegët e tij, fajëson përsëri naftën, që në fakt vendimi i qeverisë për të unifikuar çmimin e saj për peshkatarët e ka rritur me rreth 40 lekë. "Më parë e merrnim me 100-120 lekë, tani 140 lekë."

Ai shpjegon se si që kur nafta u shtrenjtua, është përgjysmuar fitimi në këtë aktivitet.

"Një rrugë kërkon 3 mijë litra naftë, rreth 4 milionë lekë (të vjetra), vetë anija mund të nxjerrë vetëm 5 milion lekë fitim. Kështu, nuk do të ketë as fuqi punëtore sepse ulet fitimi dhe paga. Gjithsesi ka edhe ditë të mira", -tregon ai për Gazetasi.al.

Marinarët, punonjësit e markatës dhe të vetë Portit, u dakordësuan në faktin se peshkimi nuk është  në momentin e vet më të mirë. Përpos naftës dhe fuqisë punëtore, kërkesa dhe çmimi për produktet e detit është në rënie. Ka ditë që anijet nuk dalin fare të peshkojnë, sepse magazinat janë plot me produkt të pashitur.

Në të majtë të anijeve të peshkimit mund të shohësh katër eskavatorë dhe dhjetëra punonjës të veshur me jelek të verdhë. Ata po jetëzojnë projektin e shtimit të kapaciteteve të ankorimit aty. Projekt që synon të shtojë me 200m hapësirën e ankorimit të anijeve. "Pak vend është, por disa do t'i ndihmojë", - përgjigjet me ngut njëri nga punonjësit përtej zonës ku po kryhen punimet.

Kapiteni i "Dy vëllezërve", thotë se hapësira e shtuar nuk do të ndihmojë më shumë se 10 anije, kur një pjesë shumë e madhe janë ende në portin e vjetër të peshkimit, sepse tek i riu nuk ka hapësirë.

"E vuajmë shumë. Nuk ka distancë dhe mezi qëndrojnë. Kur nis erë dhe stuhi bëhet shumë e vështirë ankorimi i tyre. Këtu është plot, një pjesë tek porti i vjetër dhe sa të tjera janë në det", - tregon ai.

Midis anijeve të peshkimit dhe eskavatorëve, është Denisi, një durrsak që peshkon për kënaqësi dhe qetësinë e tij. Prej disa kohësh në këtë aktivitet, në të njëjtin vend, Denisi thotë se nuk ka parë asnjëherë asnjë ndryshim në port dhe as nuk pret të shohë.

Marrë nga gazeta SI

porti i durresit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj