LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Kurbin/ 28-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë arratisjes u përplas me makinën e policisë, në automjetin e tij ndodhi një plagosje me armë zjarri

Pas vënies së Burakut në pranga, nga kontrollet e kryera, policia i gjeti 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.

13 Mars 2025, 10:43 Nga r.ll
Zbardhet ngjarja në Kurbin/ 28-vjeçari i shpallur në
foto ilustruese

KURBIN- Policia ka zbardhur operacionin e zhvilluar në Kurbin për arrestimin e një 28-vjeçari të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.  Në pranga është vënë i riu Klaudio Buraku, i cili qarkullonte me armë zjarri, dhe kërkohej për disa vepra penale. 

Në momentin e ndërhyrjes, policët kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe menjëherë kanë ndërhyrë. Në momentin që vuri re prezencën e policisë, i riu ka tentuar të arratiset dhe është përplasur me makinë e efektivëve. Pas vënies së Burakut në pranga, nga kontrollet e kryera, policia i gjeti 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte policia, për kapjen e të kërkuarit, në automjetin e tij ndodheshin dhe persona të tjerë.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Gjim Buraku, i afërm i Klaudio Buraku ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin Mehmet Domi 26 vjeç, të cilin shërbimet e Policisë e transportuan menjëherë në spital dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka plagosur Domin, dyshohet se Gjim Burakuka zbritur nga automjeti që drejtohej nga kushëriri i tij dhe është larguar me shpejtësi me këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kurbin

Në kërkim për disa vepra penale, qarkullonte i armatosur dhe përplasi automjetin e punonjësve të Policisë, gjatë operacionit për kapjen e tij, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov).

Shoqërohet në Komisariat dhe një i afërm i 28-vjeçarit, pasi në momentin e ndërhyrjes së Policisë, për kapjen e shtetasit në kërkim, i shoqëruari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, një 26-vjeçar që ishte në automjet me 28-vjeçarin.

Shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë, lëndë narkotike dhe/ose sende të tjera të kundërligjshme, me vete, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas me rrezikshmëri, i cili qarkullonte me armë në qytetin e Laçit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hijet”.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se shtetasi i kërkuar po lëvizte me automjet, në lagjen nr. 4, Laç.

Në momentin e ndërhyrjes për ndalimin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe menjëherë kanë ndërhyrë.

Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të automjetit që lëvizi me shpejtësi, sapo u konstatuan shërbimet e Policisë.

Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtohej nga shtetasi i kërkuar, në tentativë për t’iu shmangur shërbimeve, është përplasur me automjetin e shërbimeve operacionale të DVP Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe arrestuar shtetasin K. B., 28 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte Policia, për kapjen e të kërkuarit, në automjetin e tij ndodheshin dhe shtetas të tjerë. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Gj. B., i afërm i shtetasit K. B., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin M. D., 26 vjeç, të cilin shërbimet e Policisë e transportuan menjëhere në spital dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Gj. B., pasi ka plagosur 26-vjeçarin, ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., dhe është larguar me shpejtësi, me këmbë.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Hijet”, kanë kapur dhe kanë shoqëruar shtetasin Gj. B., dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Në përfundim të veprimeve do të ketë informacion të plotë në lidhje me rastin.

plagosje ne kurbin klaudio buraku gjim buraku mehmet domi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj