Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri Malaj vlerësoi nënshkrimin e Marrëveshjes dhe mbështetjen e vazhdueshme që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë për vendin tonë ndër vite.
TIRANË- Qeveria shqiptare ka nënshkruar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) një Marrëveshje Garancie, qëllimi i së cilës është garantimi i të gjitha detyrimeve që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) merr përsipër në kuadër të Marrëveshjes së Huasë me BERZH-in për “Projektin e Qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.
Sipas njoftimit, marrëveshja do të garantojë sigurimin e një huaje afatgjatë me kushte të favorshme, në vlerën 45.75 milionë euro (45,750,000 Euro), e cila synon të rifinancojë kreditë ekzistuese overdraft, me garanci shtetërore, marrë nga bankat e nivelit të dytë në periudhën e krizës energjetike në vend.
Për qeverinë shqiptare, Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, z. Petrit Malaj dhe Administratori i OSHEE, z. Enea Karakaçi, ndërsa për BERZH-in nga Zëvendës Presidenti i saj, z. Matteo Patrone, gjatë vizitës së tij në vendin tonë.
Ministri Malaj vlerësoi nënshkrimin e Marrëveshjes dhe mbështetjen e vazhdueshme që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë për vendin tonë ndër vite.
“Ky transaksion ofron avantazhe të konsiderueshme. Duke rifinancuar huatë aktuale afatshkurtra në huatë afatgjata nga BERZH, ai mundëson që OSHEE të kthejë kryesimin në këste të menaxhueshme për një periudhë të zgjatur, duke krijuar një profil më të qetë të amortizimit dhe duke reduktuar rrezikun e rifinancimit të borxhit në të ardhmen. Për më tepër, ai ofron kushte financiare më të favorshme, duke çuar në uljen e kostos totale të huasë”, u shpreh z. Malaj.
Nga ana e tij, z. Patrone shprehu kënaqësinë në emër të BERZH për mbështetjen e qëllimeve të modernizimit dhe qëndrueshmërisë së OSHEE-së. “Duke zhbllokuar kapitalin për investime të gjelbra, ne nuk po forcojmë vetëm infrastrukturën e kompanisë, por po hapim gjithashtu rrugën për një të ardhme energjetike më të qëndrueshme për kompaninë dhe qytetarët e Shqipërisë”, u shpreh z. Patrone.
Administratori i OSHEE-së, z. Karakaçi theksoi rëndësinë e projektit në fjalë për OSHEE dhe sektorin e energjisë në Shqipëri në përgjithësi. “Ai do të na mundësojë të vazhdojmë përmirësimin dhe modernizimin e shërbimit që ofrojmë për klientët tanë dhe të përmirësojmë besueshmërinë e atij shërbimi, me qëllimin përfundimtar për të siguruar energji të qëndrueshme me çmime të arsyeshme”, tha z. Karakaçi.
Me anë të Marrëveshjes së nënshkruar me BERZH, OSHEE do të forcojë stabilitetin e saj financiar dhe optimizojë strukturën e borxhit, duke siguruar burime financimi më pak të kushtueshme dhe më të qëndrueshme, për të mundësuar financimin e shpenzimeve të rëndësishme kapitale të gjelbërta e të rëndësishme, në zhvillimin, menaxhimin dhe efiçencën e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në Shqipëri.
Nisma është pjesë e angazhimit të Qeverisë Shqiptare dhe BERZH-it për të mbështetur sektorin energjetik dhe për të garantuar një menaxhim më efikas të burimeve financiare, duke rritur qëndrueshmërinë operacionale të OSHEE GROUP dhe përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Numri i pacientëve të trajtuar në shërbimet spitalore publike me shtretër për vitin 2024 u rrit ...
Foto ilustruese TIRANË- Të punësuarit aktual rrezikojnë të humbasin pensionet në pleqërinë e tyre, pasi shumë ...
Foto ilustruese TIRANË- Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vran&e...
Foto ilustruese TIRANË - Një qytetare solli në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan shqetësimin lidhur me fatu...
Foto ilustruese VLORË - Disa javë më parë emisioni ”Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë ne qytetin ...
Foto nga emisioni TIRANA- Edhe sot pas pasojave penale që po vuajnë, dy gratë e intervistuara nga Inside Story nuk janë të qa...
Foto nga emisioni TIRANA- Veprimtaritë e jashtëligjshme, janë formë për të arritur shpejtë te shumat e mëdha të...
Foto nga emisioni SHKODRA- Shqetësimi për aksionet e policisë u bë dhe më prezent dhe kjo dukej qartë dhe nga këto komun...
Foto nga emisioni SHKODRA- Furgoni që bënte shoqërimin e tyre drejt pikave të punës nisej nga Kamza në orën 5 të m...
Foto ilustruese TIRANË - Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës indiferencën e shtetit, organeve ligj zbatuese dhe at...