12 Mars 2025, 22:16
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një qytetare solli në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan shqetësimin lidhur me faturën e privatizimit të parcelës ndërtimore. Sipas saj, 15.069 lekë do paguhej në lekë e ndërkohë gjysma tjetër e shumës në bono privatizimi. Zonja është detyruar të blejë bono me vlerë 20 mijë për vetëm 69 lekë. Ajo thotë se kjo quhet vjedhje.
“Stop” shkon në bankë për të kuptuar, se çfarë bono duhet depozituar referuar kësaj fature, të lëshuar nga ASHK, por thanë se duhet të marrë bono 20 mijëshe e nuk kthejnë kusur.
Qytetarja: Me çfarë vlere do t’i blejë bonot?
Informacioni: 15 mijë e 70-të lekë. Kaq bono do blesh 15.700, e 70 më fal!
Qytetarja: Me kaq?
Informacioni: Po! Po ti do blesh diçka më shumë kam përshtypjen, se nuk është se ne kthejmë kusur te bonoja! Më kupton?
Qytetarja i drejtohet tregut ku blihen bonot e privatizimit për të kuptuar koston.
Qytetarja: Me sa vlerë kthehen këto bonot e thesarit? Për shembull 15-tëshja, 150-tëshja?
Shitësi 2: Do të blesh ti, apo të shesësh?
Qytetarja: Të blej!
Shitësi 2: Të blesh i ke me 52. 78 mijë.
Qytetarja: 78 mijë lekë, 150-tëshe.
Shitësi 2: Po! Për Zotin aq është, me 50-të e marrin të gjithë. 50-51, ta dish!
Qytetarja: Po 20-tëshja sa i bie? 200-she?
Shitësi 2: Llogarite ti! 52 i bie 52 herë 52, i bie 104!
Në ASHK sqarojnë se pagesën nuk e merr ky institucion, por shkon në degën e thesarit në Ministrinë e Financave. Ndërsa Ministria e Financave shpjegon se pagesa që kalon nga ASHK, është në lekë dhe jo në bono.
Sipas ekspertit të ekonomisë Panajot Sako, i duhet dhënë mundësi qytetarit që të blejë bono në vlerën e kërkuar prej tij për të mos çuar në abuzim financiar për të./TVklan.al
aksh kadaster
Aktualitet
12 Mars 2025, 22:00
B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Disa javë më parë emisioni ”Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë ne qytetin ...
Aktualitet
12 Mars 2025, 22:09
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Edhe sot pas pasojave penale që po vuajnë, dy gratë e intervistuara nga Inside Story nuk janë të qa...
Aktualitet
12 Mars 2025, 22:07
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Veprimtaritë e jashtëligjshme, janë formë për të arritur shpejtë te shumat e mëdha të...
Aktualitet
12 Mars 2025, 22:04
M.B
Foto nga emisioni
SHKODRA- Shqetësimi për aksionet e policisë u bë dhe më prezent dhe kjo dukej qartë dhe nga këto komun...
Aktualitet
12 Mars 2025, 22:03
M.B
Foto nga emisioni
SHKODRA- Furgoni që bënte shoqërimin e tyre drejt pikave të punës nisej nga Kamza në orën 5 të m...
Aktualitet
12 Mars 2025, 21:46
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës indiferencën e shtetit, organeve ligj zbatuese dhe at...
Aktualitet
12 Mars 2025, 19:57
A.Ll
Protesta e banoreve te Kuçit
Pasditen e sotme, një grup i madh banorësh nga fshatrat e Kuçit, si dhe fshatra të tjerë p&e...
Aktualitet
12 Mars 2025, 19:46
B.Z
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Në Shqipëri, autoritetet kanë vendosur të mbyllin rrjetin social TikTok për një periudhë...
Aktualitet
12 Mars 2025, 19:31
M.L
Policia
MALIQ- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit. Një m...
Aktualitet
12 Mars 2025, 18:52
A.Ll
Autoambulanca
Lëpushë - Paditen e sotme, reth orës 17:00, një grup turistësh nga Mali i Zi kanë kërkuar ndihmë mjek...