17 Tetor 2024, 07:31
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Menaxhimi problematik i plazheve gjatë verës që lamë që u kritikua gjerësisht duket se ka bërë që qeveria të ketë një qasje të re për këtë pikë duke tentuar disa nisma në strategjinë e re të turizmit 2024-2030. Në këtë kontekst dokumenti saktëson se së pari synohet që të bëhet klasifikim dhe tematizim i plazheve, së dyti menaxhimi të jetë më i gjerë duke kaluar në nivel rajonal dhe së treti sillen sërish në vëmmendje koncesionet.
Këta të fundit nuk sqarohen shumë në detaj se në cilin aspekt do të angazhohen, pra nëse do të përfshijën direkt edhe plazhet apo do të jenë në shërbime të tjera të lidhura me të si infrastruktura, menaxhimi i mbetjeve apo shërbime mbështetëse turistike. Në një pikë të veçantë që lidhet me turizmin e diellit dhe plazhit strategjina analizon se së pari do të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i nevojave për të identifikuar sfidat dhe mundësitë aktuale në segmentin e turizmit të diellit dhe plazhit.
Së dyti angazhimi në klasifikimin dhe tematizimin e plazheve në nivel kombëtar dhe përshkallëzimi i këtyre proceseve në nivel rajonal dhe vendor përmes ORM-ve (Organizatave Rajonale të Menaxhimit) dhe OMD-ve (Organizatave të Menaxhimit të Destinacioneve).
“Këto organizata do të përdorin udhëzimet e tematizimit për planifikimin e detajuar dhe zbatimin operacional në zonat e tyre përkatëse. Tematizimi i plazheve synon kryesisht rritjen e vlerës së tregut të zonave të plazhit dhe rritjen e atraktivitetit të përgjithshëm të ofertave të destinacionit përkatës”, thuhet në dokument.
Së treti strategjia nënvizon se do të bëhet përcaktimi i kushteve minimale teknike që duhet të plotësojë çdo plazh, në varësi të tipologjisë dhe tematikës. Më tej qeveria nënvizon se do të vijohet me miratimin e një qasjeje planifikimi në nivel rajoni/klasteri dhe zbatimi i planeve strategjike të menaxhimit të plazheve, sipas rajoneve. Ky plan do të përshkruajë të gjitha nevojat për zhvillim në terma afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, duke u dhënë përparësi në përputhje me rrethanat;
“Përfshirja e rekomandimeve për përmirësimin e eksperiencës në plazh përmes investimeve të synuara, menaxhimit efektiv dhe koncesioneve të mirëstrukturuara. Fokusi duhet të jetë në përmirësimin e plazheve ekzistuese dhe në krijimin ose aktivizimin e plazheve të reja. Kjo kërkon zhvillim gjithëpërfshirës të infrastrukturës, duke përfshirë të rrugëve lidhëse, zonave të parkimit, shërbimeve, si dhe shërbimeve utilitare, për të mbështetur eksperiencën e përgjithshme turistike në plazh”’, thuhet në dokument.
Një tjetër pikë që sillet në vëmendje është ajo e vendosjes së ekuilibrit midis përdorimit të plazheve publike dhe atyre private për të siguruar një shpërndarje të drejtë dhe të barabartë në favor të të gjitha grupeve të interesit./Monitor
plazhet
Aktualitet
17 Tetor 2024, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas vitit 2016 sektori i ndërtimit u përfshi në zhvillime të vrullshme kryesisht në ndërtimin e banes...
Aktualitet
17 Tetor 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti par...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 22:34
r.ll
anila hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka folur për procesin e vettingut në drejtësi. Lidhur me këtë ajo tha se me 31 dhje...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 22:09
r.ll
nxenesit e shkolles
TIRANË- Emisioni “Stop” ndodhet në Xibrakë, në shkollën 9-vjeçare në këtë zo...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 21:42
E. D
gjimnazin “Oso Kuka”
SHKODËR- Reagon drejtoresha që përjashtoi dhe quajti kriminelë nxënësit që e bën&e...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 20:53
r.ll
foto ilustruese
ITALI - Katër janë emigrantët e ardhur sot në Shëngjin që do të kthehen drejt Italisë sërish, ...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 20:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur dyshime se po paguhen para për të rrëzuar përgjimet e Sky EncroChat si...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 20:06
r.ll
klea prenga dhe motrat berisha
TIRANË- Mariela dhe Antonela Berisha, të cilat akuzohen si autoret e dhunimit të 24-vjeçares, Klea Pre...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:51
E. D
fotot ilustruese
BELGJIKË- Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 40 muaj burg për shpërndarje droge. Mësohe...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 19:45
r.ll
klea prenga dhe motrat berisha
TIRANË- Janë dorëzuar në polici Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat dhunuan brutalisht në n...