LIVE UPDATES
Aktualitet

Po hetohet se shkruajti vetë letrën kërcënuese/ Gjyqtarja publikon mesazhet: Kërcënimi i prokurorit dhe roli i ish-gjyqtarit Micko

Ajo tha se për vërtetësinë e kësaj janë mesazhet me mikun e përbashkët, ish-gjyqtarin Arben Micko. Sipas gjyqtares, Micko ndërmjetësoi me të për ta pajtuar me prokurorin në mënyrë që debati të mbyllej.

10 Shkurt 2024, 21:50 Nga r.ll
Po hetohet se shkruajti vetë letrën kërcënuese/ Gjyqtarja
arnisa këlliçi

TIRANË- Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, e cila u mor nën hetim nga prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se letrën kërcënuese ndaj saj dhe familjes e kishte shkruar vetë, ka folur për dinamikën e ngjarjes. E ftuar në Euronews, Këlliçi vijoi të mbështeste idenë që ajo është kërcënuar dhe dyshimet i hodhi ndaj prokurorit Adrian Dyrmishi. Sipas saj prokurori Dyrmishi e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe më herët përmes kancelarit të gjykatës.

Ajo tha se për vërtetësinë e kësaj janë mesazhet me mikun e përbashkët, ish-gjyqtarin Arben Micko. Sipas gjyqtares, Micko ndërmjetësoi me të për ta pajtuar me prokurorin në mënyrë që debati të mbyllej.

“Mos ma faturo si shokun tim e kam njohur në marrëdhënie pune. Dhe asgjë më shumë. Nuk të vret njeri që ta thotë me gojë. Po të ishte burrë të përgjigjej ty sot. Unë them që edhe ti mos e zgjat shumë me këtë muhabet se asgjë s’ka për të ndodhur. Fundja të dy nga Skrapari jeni”, shkruhet në mesazhe.

Ajo bëri dhe një kronologji të shkurtër të ngjarjeve: “Kërcënimi i prokurorit i ka paraprirë letrës. Fakt mbetet që në harkun kohor të disa ditëve ka pasur disa kërcënime. Reagimi i KLGJ ka qenë pas dy ditësh.

"Këto biseda ka qenë me një ish-koleg që ka realtë miqësore me prokurorin ai është zoti Arben Micko. Ka qenë ish-gjyqtar dhe është larguyar nga sistemi. Unë më datë 15 kur m’u bë me dije kërcënimi kam tentuar të kontaktojë me prokuror Dyrmishin, por ka pasur një mungesë reagimi. I jam drejtuar edhe drejtuesit të prokurorisë, nuk i është bindur dhe drejtuesit dhe ka ardhur më datë 16. Nuk kam bërë kallëzim kur u bë kërcënimi me jetë ndaj kancelarit dhe meje. Në datën 20 janar kam bërë kallëzimin për prokurorin”, tha ajo.

Gjyqtarja tha se prokuroria e mori të pandehur për shkruarjen e letrës kërcënuese për të mbuluar kërcënimin e prokurorit Ardian Dyrmishi. Ajo kërkoi që prokuroria të hetojë rastin duke përfshirë dhe rolin e ish-gjyqtarit Micko.

“Unë ende vijoj të mos e kuptoj rolin e gjyqtarit. Di që është i përfshirë dhe ka pasur rol. Dhe nga mesazhet identifikohet që kërkon që të ndërmjetësojë një kërkesë fjale, pranon që ka pasur një kërcënim dhe e justifikon që roli i tij i mbetej prokurorisë të zbulonte për rrethanat. Edhe pse unë e kam vendosur audion në shërbim të prokurorisë, prokuroria brenda 4 ditëve donte të gjente një fajtor që nuk ishte shoku i tyre”, tha ajo.

Megjithatë gjyqtarja në asnjë moment nuk dha motivet se pse prokurori e kishte kërcënuar me jetë përmes kancelarit të gjykatës. Ajo pretendoi se kërcënimi lidhej me distancën që ajo kishte me prokurorët.

arnisa këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj