10 Shkurt 2024, 16:34
Nga r.ll
selami brahimi
SHKODËR- Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Pas të shtënave me armë zjarri drejt një makine, mbeti i plagosur Selami Brahimi. Për ngjarjen ështëvë në pranga Sulejman Kapllani, arrestimi i të cilit është bërë në Berlin nga autoritetet gjermane.
Ndaj Kapllanit, Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkohë në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.
NJOFTIMI:
Shkodër/Zbardhet ngjarja e ndodhur 2 ditë më parë, në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasi S. B.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes së shtetasit S. B., të kryer më datë 08.02.2024, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat dhe në informacionet e siguruara, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Sulejaman Kapllani.
Si rezultat i një hetimi intensiv dhe profesional të kryer nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, dhe falë inteligjencës policore, u sigurua informacion se autori i dyshuar kishte udhëtuar drejt Berlinit.
Në kuadër të një operacioni të përbashkët, të koduar “Koordinimi”, të kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe me homologët gjermanë, është kapur në qytetin e Berlinit, Gjermani, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar shtetasi S. K., 68 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.
Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.
Ndaj shtetasit S. K., Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sqarojmë se strukturat kundër krimeve të rënda të DVP Shkodër kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.
Bashkëpunimi i shërbimeve tona policore me Interpolin është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.
Policia e Shkodrës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjithë rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë dhe autorë të tjerë të mundshëm të implikuar.
sulejman kapllani selami brahimi
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 16:13
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Janë sekuestruar në Elbasan disa pasuri të paluajtshme të cilat dyshohen se e kanë burimin nga veprimtari...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 15:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tre shqiptarë të arrestuar në Shqipëri të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë ek...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 14:26
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 45-vjeçari Bledar Xhufi, i shpallur në kërkim për trafik droge është arre...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 13:47
S.B
foto ilustruese
SKRAPAR- Arrestohet një 36-vjeçar me inicialet L.B nga policia e Skraparit ditën e sotme. Dyshohet se 36-vjeça...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 13:21
M.B
Foto ilustruese
FIER- 62-vjeçari me inicialet B. D., është arrestuar në Fier nën akuzat “Shkelja e rregullave të...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 12:52
E.d
policia
SHKODËR- Arrestohen një person ditën e sotme dhe procedohen 6 të tjerë për vepra penale të ndryshme, shp...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 13:16
M.B
Renato Nasto
TIRANA- Është Zbardhur dëshmia e Renato Naston para gjykatës së Tiranës, i cili akuzohet se k...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 13:07
M.B
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një 19-vjeçari Mikael Hysa është arrestuar nga policia, ndërsa dy të mitur u proceduan...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 12:49
M.B
Saimir Sula
TIRANA- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, i cili ndërro jetë në pandemi në një spital në Spanjë dhe ...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 12:41
M.B
Foto nga protesta
DEVOLL- Fermerët dhe blegtorët kanë dalë sot për të protestuar përballë Drejtorisë së B...